Explore
Also Available in:

Binjaket me dy ngjyra

Fotografi nga Gary Roberts, <www.worldwidefeatures.com>. Twins

Nëse e besoni apo jo, këto dy vogëlusha të bukura janë binjake. Lindur në prill 2005 në Nottingham të Anglisë, Remee sykaltër (në të majtë në fotografi) do të quhej ‘e bardhë’, ndërsa shumë do ta quanin motrën e saj sykafe, Kian, ‘të zezë’.1

Binjaket u bënë shpejt fokusi i një vëmendjeje të madhe nga media. Raportet e lajmeve treguan se si të dy prindërit (në fotografi më poshtë), Kylie Hodgson dhe Remi Horder, ‘kanë nëna të bardha dhe etër të zinj’.2

Këto dy vajza të vogla ndihmojnë t’i japim përgjigje njërës nga pyetjet që kanë shqetësuar shumë njerëz lidhur me Biblën. Nëse ka patur vetëm një burrë dhe një grua në fillim, atëherë nga erdhën të gjitha ‘racat’, me ‘ngjyrat e ndryshme të lëkurës’? Remee dhe Kian tregojnë që kjo ka të bëjë vetëm me gjenetikën – me genet e duhura, të gjitha nuancat mund të shfaqen brenda një brezi të vetëm.3

Fotografi nga Gary Roberts, <www.worldwidefeatures.com>. Family

Kështu që nëse Adami dhe Eva kishin një ngjyrë ‘kafe të mesme’ falë përzierjes së informacionit gjenetik ‘të çelët’ dhe ‘të errët’, të gjitha ngjyrat nga më e errëta e deri tek më e çelëta mund të shpjegoheshin në fëmijët të tyre dhe në brezat e ardhshëm.

Kian dhe Renee ilustrojnë gjithashtu të vërtetën biblike që jemi që të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin – të gjithë i përkasim të njëjtës familje nëpërmjet Adamit dhe Evës, si dhe nëpërmjet Noeut dhe familjes së tij, ashtu siç na thotë Bibla.

Referenca dhe shënime

  1. Laing, L., Twins in a million, The Sunday Mail (Brisbane), 12 Mars 2006, p. 3. Kthehuni në tekst
  2. ABC News, One twin’s white, the other’s black—twins’ parents both have white mothers, black fathers, abcnews.go.com/GMA/story?id=1813509, 19 Shtator 2006. Kthehuni në tekst
  3. Pigmenti përgjegjësi për ‘ngjyrën’ e lëkurës është melanina. Nëse kemi shumë nga ky pigment jemi shumë të errët (‘të zinj’). Nëse nuk kemi shumë, ngjyra jonë është e çelët (‘e bardhë’). Shihni tek The Creation Answers Book, chapter 18: ‘How did the different “races” arise?’, Creation Ministries International, Brisbane, Australia, 2006. Kthehuni në tekst