Explore
Also Available in:

Udhëheqës kishe, qëndron kundër evolucionit!

nga Johan Kruger dhe Robert Zins
përktheu Dan Baynes

Prof Piet Strauss
Prof. Piet Strauss

Udhëheqësit e kishave kanë prirje të mos marrin pjesë publikisht në debatin krijim-evolucion. Arsyet për këtë mosdëshirë mund të jenë që ata konsiderojnë që ky debat është temë specialistësh, ose ndoshta duan thjesht t’i shmangen polemikës ose kritikës. Prandaj na vjen si inkurajim sa herë që një udhëheqës kishe flet hapur për të kundërshtuar evolucionin dhe në favor të krijimit biblik.

Prof. Piet Strauss, kryetar i Kishës së Reformuar Hollandeze në Afrikën e Jugut, kohët e fundit u intervistua nga JUIG!, një revistë e krishterë kryesuese në gjuhën afrikaanse. Atij iu dha mundësia të deklaronte pikëpamjen e kishës për evolucionin si dhe pozitën e saj zyrtare për Biblën si Fjala e pagabueshme e Perëndisë. Kryetari bëri komente për evolucionin të cilat tërhoqën mjaft kritika drejtuar tij, në median electronike si dhe në atë të shtypur. Këto komente thoshin që evolucioni në thelb është fe, madje supersticion; që stërgjyshërit e tij nuk ishin majmunë; si dhe që nuk ekzistojnë tranzicione të mriëfillta midis llojeve të ndryshme organizmash.

Duke mos dashur të humbë asnjë rast për të ngritur lart agjendën e vet evolucionare, militanti i shprehur antikrijimbesues Dr Jurie van den Heever (paleontolog i Universitetit Stellenbosch) u fut në çështje, duke pohuar që përgjigjet e kryetarit tregojnë që ai nuk ka njohuritë e duhura bazë si dhe aftësinë e vlerësimit kritik lidhur me ‘faktet’ e evolucionit. Duke thënë që njerëzit nuk e kanë prejardhjen nga majmunët, por që njerëzit dhe majmunët kanë një paraardhës të përbashkët, Van den Heever u përpoq të tregonte që kryetari (duke përfaqësuar komunitetin e besimtarëve të krishterë) nuk e kuptonte mirë evolucionin. Për më tepër, ai bëri pretendimin e zakonshëm që evidencat për format tranzicionale midis kafshëve dhe njeriut janë të padiskutueshme.

Kështu pra, çfarë mund të themi për këtë dallim që bëhet midis majmunit dhe ndonjë të supozuari paraardhës të përbashkët të njeriut dhe majmunit? Evolucionistët shfrytëzojnë shpeshherë këtë argument të tipit njeri prej kashte për të pohuar që kundërshtarët e tyre nuk kanë njohuritë e duhura bazë dhe si pasojë nuk e kuptojnë evolucionin. Sidoqoftë, është e rëndësishme të vihet re që një evolucionist dhe paleontolog i shquar, George G. Simpson (1902–1984) pranoi që një paraardhës më i hershëm do të quhej padyshim majmun në gjuhën popullore, nga cilido që do ta shihte atë. Meqenëse fjala ‘majmun’ përkufizohet nga përdorimi popullor, paraardhësit e njeriut ishin me të vërtetë majmunë. Simpson nxori përfundimin që do të ishte një përpjekje e dobët, në mos e pandershme, po të thoshte ndryshe ndonjë hetues i informuar.

Fotografi nga Robert Moyle, news.sciencemag.org Rapid speciation is not a problem for the creation model but a prediction.
Dalja e shpejtë e specieve të reja nuk është problem për modelin e krijimit por parashikim i tij.

Për sa u përket formave tranzicionale, Van den Heever insistoi që ekzistojnë mijëra shembuj të ndryshimeve evolucionare brenda (vini re, jo midis) llojeve të ndryshme organizmash. Pastaj ai iu referuar një shembulli të dokumentuar kohët e fundit të një ndryshimi të vetëm gjenetik tek një specie ekzistuese zogu i cili po çon (nëpërmjet seleksionimit natyror që nxjerr specie të reja) drejt origjinës së një specieje të re.

Shkencëtarët të cilët pranojnë tregimin e krijimit biblik nuk kanë asnjë problem me specijimi, seleksionimi natyror dhe ndryshimet brenda një lloji të krijuar, të cilat që të gjitha shihen të kenë ndodhur (si shembull më lart) në natyrë me kalimin e kohës. Megjithatë, ai lloj ndryshimi që vihet re në të gjithë shembujt e këtij ‘specijimi’ deri sot përbëhet vetëm nga radhitja ose humbja e informacionit gjenetik, kështu që është shumë ndryshe nga ai lloj ndryshimi i cili nevojitet për evolucionin nga molekulat në njeri, gjë që nënkupton një shtim gjigant informacioni gjenetik.

Kështu, ndryshimet që vihen re këtu janë në fakt vetëm variacione (pra specie/raca të ndryshme) brenda një lloji, ku specie/raca të reja mund të formohen mjaft shpejt nga specie/raca të tjera (vetëm brenda kufijve të informacionit tashmë të ndodhur në genet e atyre llojeve), por jo ndonjë tranzicion midis llojeve. Kjo sigurisht se nuk është ai lloj ndryshimi që nevojitet për të kthyer mikrobet në mikrobiologë, hap pas hapi. Prandaj është goxha mashtrim që në këtë kuadër të flitet për ndryshimet “evolucionare”, ashtu si foli Van den Heever.

Për dhjetra vjet, propozuesit e evolucionit si Van den Heever kanë synuar t’i frikësojë të krishterët duke mbështjellë me cipë shkencore përkushtimin e tyre prej besimi tek natyralizmi filozofik (pra ideja që natyra është gjithçka). Kjo taktikë u ka shërbyer mirë evolucionistëve në të kaluarën, por sot, gjithnjë e më shumë, po nxirren në shesh guximi i tyre si dhe dobësitë shkencore të pozitës së tyre.

Ju lutemi bashkohuni me ne për t’u dhënë zemër të gjithë udhëheqësve të krishterë të cilët janë gati të mbrojnë tregimin biblik të origjinave, duke qëndruar për autoritetin dhe të vërtetën e Fjalës së Perëndisë.

Shtojcë: Që kur Prof. Piet Strauss, kryetar i Kishës së Reformuar Hollandeze, u kritikua se kishte shprehur dyshime për evolucionin, një artikull në internet me titull “NG Kerk sê nie ja óf nee vir evolusie” (“Kisha RH nuk është pro apo kundër evolucionit”) parashtroi shkurt pikëpamjen e bordit sinodik mbi këtë çështje. Midis të tjerash, thuhej që kisha nuk është në gjendje të flasë me autoritet për teori shkencore si evolucioni. Sidoqoftë për shumë të krishterë të cilët besojnë Biblën, si të thjeshtë ashtu dhe ata në udhëheqësi, kjo sigurisht që nuk i jep fund diskutimit!

(U botua në fillim në revistën INFObytes të Afrikës së Jugut, Gusht 2010)

Komenti i një lexuesi:

Paul H., Shtetet e Bashkuara, 18 Shtator 2010

Arsyeja mbizotëruese për mosdëshirën e udhëheqësve të kishave për të marrë pjesë në debatin krijim-evolucion është që ata që të gjithë janë një tufë ngordhalaqësh. Nuk çaj kokën nëse janë ngordhalaqë që besojnë në një tokë të re apo ngordhalaqë që besojnë në një tokë të vjetër. Nëse nuk flasin publikisht mbi këtë çështje të paktën një herë në vit atëherë ata janë ose mashtrues të qëllimshëm, tradhtarë, ose thjesht frikacakë.

Artikuj të lidhur