Explore
Also Available in:

Tha Kalvini: Zanafilla thotë ç’do të thotë

nga Jonathan Sarfati
përktheu Dan Baynes

Image Wikipedia.org John Calvin
John Calvin

Disa të cilët pretendojnë se janë të krishterë ungjillorë akuzojnë krijimbesuesit se kuptojnë Zanafillën në mënyrë naive dhe të fjalëpërfjalshme, madje dhe pohojnë që besimi tek krijimi është një devijim i shek. XX. Këta janë krejt të gabuar. Kuptimi i drejtpërdrejtë i Zanafillës ka qenë pikëpamja e Moisiut (Eksodi 20:8–11), Apostull Palit (Romakët 5:12; 1 Korintasit 15:21–22,45; 1 Tim. 2:13-14) si dhe Apostull Pjetrit (2 Pjetri 3:3–7), edhe vetë Zotit Jezu Krisht (Mateu 19:3–6; Marku 10:6–9; Lluka 17:26–27).

Kjo ka qenë gjithashtu edhe pikëpamja e shumicës së madhe të Etërve të Kishës, duke përfshirë dhe Vasilin e Madh, atë mbrojtësin besnik të doktrinës së Trinisë. Shihni tek Zanafilla thotë ç-do të thotë: Shën Vasili (329–379).1

Edhe udhëheqësit e mëdhenj të Reformimit Protestant të shek. XVI, duke iu kthyer autoritetit biblik, pranuan një pikëpamje të drejtpërdrejtë të Zanafillës. Kjo përfshin Atin e Reformimit, Martin Luteri – shihni tek What was Martin Luther’s stand on Creation/Evolution?2

Një nga Reformatorët më me influencë ishte avokati dhe teologu francez Zhan Kalvin (1509-1564). Ai u bë udhëheqës i Gjenevës (të Zvicrës), e cila u bë strehë për 6,000 protestantë. Kalvini themeloi Universitetin e Gjenevës në vitin 1559, i cili tërhoqi shumë studiues të huaj, ashtu siç bën edhe sot. Vepra e tij monumentale me titull Institutet e Besimit të Krishterë (1559) shpalli hirin e Perëndisë dhe shtëpimin tek Jezu Krishti. Për më tepër ai ka qenë komentator i zoti për librat e Biblës, duke përfshirë këtu dhe Zanafillën. Mësimet e tij ndikuan tek shumë deklarata besimi, katekizma, predikues, udhëheqës të rigjallërimeve të sotme të krishtera, si dhe u sollën në Amerikë nga Etërit Pelegrinë.3

Është shumë interesante që mbi çdo pikë ku CMI nuk bie dakord me një pjesë të madhe të krishterimit të sotëm, Kalvini përkrahu anën tonë. Për shembull, Kalvini besonte që:

  • Toka është ‘e re’:
    “Nuk e përmbajnë dot veten nga të plasurit të qeshurit kur informohen që vetëm pak më shumë se pesë mijë vjet kanë kaluar që nga krijimi i universit.”4
  • Zoti krijoi në gjashtë ditë normale dhe të njëpasnjëshme:

    “Këtu hidhet poshtë qartë gabimi i atyre të cilët pretendojnë që bota u krijua në një çast. Sepse është dredhi shumë e dhunshme të debatosh që Moisiu shpërndan në gjashtë ditë veprën të cilën Perëndia e përsosi menjëherë, thjesht për të përcjellë mësime. Më mirë, le të përfundojmë që Perëndia vetë kaloi gjashtë ditë për t’iu përshtatur veprat e tij aftësive mendore të njerëzve.”5

    “Më lart kam thënë që në formimin e botës u përdorën gjashtë ditë; jo sikur kjo vazhdimësi kohe i nevojitej Perëndisë për të cilin një çast është si një mijë vjet, por me qëllim që të na angazhonte plot mendime për veprat e tij.”6

  • Cikli ditë-natë u themelua që nga Dita 1 – para krijimit të diellit [në komentim mbi frazën ‘U bëftë drita’ (Zanafilla 1:3)]:
    “Prandaj Zoti, nëpërmjet vetë radhitjes së krjimit, dëshmon që ai mban në dorë dritën, të cilën ai është në gjendje të na e japë pa diellin dhe hënën. Madje është e sigurt, duke u nisur nga konteksti, që drita u krijua në atë mënyrë që të shkëmbehej me errësirën… sidoqoftë nuk ka dyshim që radhitja e vazhdimit të tyre ishte alternuese….”7
  • Dielli, hëna dhe yjet u krijuan në Ditën 4 – pas Tokës – dhe morën përsipër rolin e përcjelljes së dritës në Tokë [në komentim mbi frazën ‘Të ketë ndriçues…’ (Zan. 1:14)]:

    “Perëndia më parë kishte krijuar dritën, por tani vendos në natyrë një rend të ri, që dielli të jetë përcjellësi i dritës së ditës, dhe që hëna dhe yjet të ndriçojnë natën. Dhe ai ua përcakton këtë detyrë, për të na mësuar që të gjitha krijesat i nënshtrohen vullnetit të tij, për të zbatuar çfarë u urdhëron ai. Sepse Moisiu nuk na tregon gjë tjetër veçse Perëndia përcaktoi vegja të caktuara për të shpërndarë nëpër Tokë, nëpërmjet ndryshimeve reciproke, atë dritë e cila ishte krijuar më përpara. I vetmi ndryshim është ky, që më parë drita ishte e shpërndarë, por tani del nga trupa të ndritshëm; të cilët, duke i shërbyer këtij qëllimi, u binden urdhrave të Perëndisë.”8

    [Shihni edhe tek Si mund të ishin të tilla ditët e Zanafillës 1 para se u krijua dielli?]

  • Krijimi ka qenë në fillim ‘shumë mirë’, pa asnjë të keqe [në komentim tek Zanafilla 1:31]:
    “Në secilën nga ditët, u dha një miratim i thjeshtë. Por tani, pasi u mbarua vepra e botës në të gjitha pjesët e saj, dhe kishte marrë, ta them kështu, atë dorën e fundit, ai e shpall tërësisht të mirë; që ta dimë që në simetrinë e veprave të Perëndisë ekziston përsosmëria më e lartë, së cilës nuk mund t’i shtohet asnjë gjë.”9
  • Vuajtjet në Tokë janë rezultat i mëkatit [në komentim për Zan. 3:19]:
    “Prandaj mund ta dimë që cilatdo gjëra jo të këndshme që përftohen, nuk janë frytet e natyrshme të Tokës, por janë korruptime të cilat mbijnë nga mëkati.”
  • Vdekja fizike është rezultat i mëkatit:
    “E prandaj disa interpretojnë atë që u tha më parë, “Do të vdesësh,” në kuptim shpirtëror; duke arsyetuar që, edhe sikur Adami të mos kishte mëkatuar, përsëri trupi i tij duhej t’i ndahej shpirtit. Por duke qenë se deklarimi i Palit është i qartë, që “të gjithë vdesin në Adamin, ashtu siç do të ringjallen në Krishtin” (1 Kor. xv. 22), kjo plagë u la nga mëkati…. Në fakt njeriu i parë do të kishte kaluar në një jetë më të mirë, po të kishte mbetur i drejtë; por shpirti nuk do t’i ndahej trupit, nuk do të kishte as kalbje, asnjë lloj shkatërrimi, shkurt, asnjë ndryshim të dhunshëm.”10
  • Perëndia krijoi drejtpërdrejt Adamin dhe Evën [në komentim tek Zan. 5]:
    “… [Moisiu] dallon midis prindërve tanë të parë dhe pjesës tjetër të njerëzimit, sepse Perëndia ua kishte thënë jetën nëpërmjet një metodë unike, ndërkohë që të tjerët kishin mbirë nga një prejardhje e mëparshme, duke u lindur prindërve.”11
  • Përmbytja ishte mbarëbotërore [vetëm një pjesë e vogël e një diskutimi të zgjatur për natyrën reale dhe historike të Përmbytjes dhe të Arkës]:
    Dhe përmbytja ra mbi tokë për dyzet ditë me radhë, etj. Përë këtë fakt insiston Moisiu me bollëk, që të tregojë që e tërë bota u mbyt në ujërat.”12

Kështu është e qartë që nëse pranojmë autoritetin e Shkrimit vetëm, duhet të besojmë që Zanafilla duhet të kuptohet në mënyrë të thjeshtë. Ata të krishterë të cilët mohojnë këtë, po imponojnë ide të jashtme mbi Shkrimin. Kjo vërtetohet nga rrëfimi i hapur i ‘krijimbesuesit progresiv’ Pattle Pun:

“Duket qartë që kuptimi më i drejtpërdrejtë i Zanafillës, pa iu referuar konsiderimeve interpretuese që sugjeron shkenca, thotë që Perëndia krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë diellore, që njeriu u krijua ditën e gjashtë, dhe që vdekja dhe kaosi hynë në botë pas rënies së Adamit dhe Evës, si dhe që të gjitha fosilet [sic – krijimbesuesit do të thoshin ‘shumica’] ishin rezultat i përmbytjes katastrofike e cila la paprekur vetëm familjen e Noeut dhe të gjitha kafshët që ishin bashkë me të.”13

Mjerisht, një qendër e ideve antikrijimbesuesve të epokave dhe gjata dhe të evolucionit teist madje përfshin një kolegj të emëruar pas Kalvinit – Calvin College në Grand Rapids, Michigan, SHBA. Për më tepër disa nga stafi i tij kanë thirrur Kalvinin sikur të ishte përkrahës, edhe pse, ashtu siç kemi parë, Kalvini kundërshtoi të gjitha komprometime të këtilla.

Sot kisha ka nevojë për një Reformim të ri që t’i kthehet autoritetit të Biblës, Fjalës së shkruar të Perëndisë, në vend që t’u besojë hamendësimeve të gabueshme të shkencëtarëve jobesimtarë.

Artikuj të lidhur

Për lexim të mëtejshëm

Referime

  1. Batten, D., Genesis means what it says: Basil ( AD 329–379), Creation 16(4):23, 1994. Kthehuni në tekst
  2. Citon Martin Luterin, tek Jaroslav Pelikan, redaktor, ‘Veprat e Luterit,’ Lectures on Genesis Chapters 1–5, 1:3,6, Concordia, St. Louis, MO, SHBA, 1958. Kthehuni në tekst
  3. Packer, J.I., John Calvin and Reformed Europe; tek: Great Leaders of the Christian Church, Red. Woodbridge, J.D., Moody Press, Chicago, IL, SHBA, fq. 206–215, 1988. Kthehuni në tekst
  4. Calvin, Institutes of the Christian Religion 2:925, ed. John T. McNeill, Westminster Press, Philadelphia, PA, SHBA, 1960. Kthehuni në tekst
  5. Calvin, J., Genesis, 1554; Banner of Truth, Edinburgh, MB, 1984, fq. 78. Kthehuni në tekst
  6. Calvin, Genesis, fq. 105. Kthehuni në tekst
  7. Ref. 5, fq. 76–77. Kthehuni në tekst
  8. Calvin, Genesis, fq. 83. Kthehuni në tekst
  9. Calvin, Genesis, fq. 100. Kthehuni në tekst
  10. Calvin, Genesis, fq. 180. Kthehuni në tekst
  11. Calvin, Genesis, fq. 227. Kthehuni në tekst
  12. Calvin, Genesis, fq. 272. Kthehuni në tekst
  13. Pun, P.P.T., Journal of the American Scientific Affiliation 39:14, 1987; shtohet theksi. Kthehuni në tekst

Helpful Resources

Creation, Fall, Restoration
by Andrew S Kulikovsky
US $11.00
Soft cover
Refuting Compromise
by Dr Jonathan Sarfati
US $17.00
Soft cover
15 Reasons to Take Genesis as History
by Dr Don Batten, Dr Jonathan D Sarfati
US $4.00
Booklet