Explore
Also Available in:

Mos u përgjigjni—Përgjigjuni!

nga Ken Ham
përktheu Gentiana Xhavara

Ata që e lexojnë Biblën në mënyrë sipërfaqësore shprehen se Fjalët e urta 26:4-5 përmbajnë deklarata kontradiktore1: ‘Mos iu përgjigj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai. Përgjigju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

Megjithatë, në këto vargje ka principe të diturisë, mësime të cilat mund të ndihmojnë të Krishterët për të qenë më efektiv në kundërshtimin e argumenteve false si dhe në dëshminë e tyre.

Le të shikojmë vargun 4: ‘Mos iu përgjigj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

Ashtu si kemi thënë shpesh, duhet kuptuar se gjithë evidenca interpretohet në bazën e ‘presupozimeve’. Si të Krishterë, gjithë mënyra jonë e të menduarit—në të gjitha fushat—duhet të ndërtohet mbi historinë e zbuluar në Fjalën e Perëndisë. Duke vepruar në këtë mënyrë, do të kemi të drejtë ‘tablonë e madhe’, pra mënyrën sesi kuptojmë universin në mënyrë që evidenca e së tashmes të interpretohet në mënyrë të drejtë.

cartoon by Dan Lietha Cartoon: It is foolish to leave the Bible out of arguments

Është për të ardhur keq, që shumë të Krishterë shpesh i nënshtrohen jo-besimtarëve të cilët i sfidojnë duke kërkuar që të Krishterët të japin prova për ekzistencën e Perëndisë, për krijimin, për besimin e Krishterë etj pa përdorur Biblën. Kur ju jeni dakord me të tilla kushte debatin, ne fakt, ju jeni duke iu përgjigjur një personi sipas budallallëkut të tij [në mënyrë të veçantë brenda termave] të budallallëkut të tij.

Duke pranuar presupozimet jo të krishtera (sipas të cilave mendimi nuk duhet të bazohet mbi Biblën), atëherë, në mënyrë automatike, ju pranoni mënyrën jo të krishterë të të menduarit për të interpretuar evidencën. Duke mos patur themel të vërtetë (Fjalën e Zotit) mbi të cilin të interpretohet evidenca në mënyrë korrekte (po kështu në mënyrë të ndryshme) ju nuk mund të ‘fitoni’ në debat. Duke kuptuar natyrën presupozuese të argumentit, ju nuk do t’i përgjigjeni dikujt sipas budallallëkut të tij (veçanërisht e bazuar në presupozimet materialiste mbi jetën).

Tani të kalojmë të vargu 5: ‘Përgjigju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.’ Në pamje të parë, si kemi përmendur dhe më lart, ky varg duket sikur është në kontradiktë me vargun 4. Por kur ju mendoni për të, kuptoni se ka një dituri të pakufishme brenda tij.

Ashtu si kemi përmendur më lart ju i tregoni një jo të krishteri se ju nuk do të argumentoni sipas presupozimeve të dikujt tjetër. Në vend të kësaj, ju përdorni themelin biblik të interpretimit të historisë së evidencës, duke e vërtetuar këtë dhe me shkencën e vërtetë.

Pas kësaj ju duhet të vazhdoni duke aplikuar vargun 5—në mënyrë të veçantë përgjigjuni një oponenti duke i treguar pasojat logjike të ‘budallallëkut’ tij (presupozimet jo të krishtera).

Për shembull, në rast se dikush beson se speciet kanë evoluar në mënyrë të rastësishme, atëherë ju duhet t’i tregoni atij se vetë proceset e tyre logjike—proceset e të menduarit—gjithashtu kanë evoluar në mënyrë të rastësishme. Rrjedhimisht, ata nuk mund të jenë të sigurt se po bëjnë pyetjet e duhura … jo më të kuptojnë përgjigjet tuaja!2

Këto vargje të Fjalëve të Urta më erdhën në mendje kur lexoja dëshminë e një nxënëseje 14 vjeçare në një shkollë të krishterë. Ajo sfidoi kompromisin e mësueses së saj sipas së cilës të Krishterët mund të besojnë në evolucion.

Tregohet, se drejtori i shkollës e thirri vajzën në zyrën e tij dhe i tha: ‘Atëherë, në rast se unë e besoj këtë (evolucionin) pse ti nuk mund ta besosh?’ vajza iu përgjigj; ‘Në rast se ne nuk mund të bazohemi në shpjegimet e Zanafillës, atëherë ne nuk mund të bazohemi asgjëkund tjetër në Bibël, rrjedhimisht ne nuk mund të pranojmë se Jezusi është vërtet Shpëtimtari ynë.’

Kjo vajzë e zgjuar po i përgjigjej këtij personi sipas budallallëkut të tij—duke treguar pasojat e presupozimeve të gabuara (për një të krishterë), në këtë rast presupozimi i gabuar ishte se ti mund të pranosh evolucionin pa asnjë problem.

Lavdi Zotit, si rezultat i argumenteve të kësaj vajzë , një mbledhje stafi do të thirrej për të caktuar të vërtetën mbi këtë çështje. Asnjëherë më parë, këndvështrimi teologjik i mësuesve të kësaj shkolle nuk ishte tronditur kaq shumë.

Është e rëndësishme që ne të mos përgjigjemi … dhe që ne të përgjigjemi. Fjala e Zotit është e fuqishme, kur ne bazohemi në Fjalën e Tij.

Shënime

  1. Për fat të keq, disa skeptikë mendojnë se përderisa ‘njerëzit e lashtë ishin të trashë’ ata nuk e kuptonin se këto dy deklarata ‘kontradiktore’ janë pranë e pranë. Por është e qartë, se autori i Fjalëve të Urta, me qëllim i ka vendosur pranë e pranë këto dy deklarata në dukje të kundërta, dhe në këtë artikull sugjerohen disa aplikime. Në fakt, ato nuk kanë formën logjike të një kontradiksioni, por atë të një dileme—ka probleme me të dyja mënyrat e sjelljes me një budalla. Gjithashtu, duhet shtuar, se letërsia proverbiale nuk ka për qëllim të jetë absolute. Kthehu në tekst
  2. [Shënim i botuesit] Në mënyrë të ngjashme kur ju pyeteni për problemin e ekzistencës së të keqes—në rast se personi që ju pyet refuzon. Kthehu në tekst