Share
A- A A+
Creation magazine print - 1 yr new subn


US $25.00
View Item
The Creation Answers Book
by Various

US $9.00
View Item

Nëse e besoni apo jo–toka është e re!

nga Tas Walker

Fotografi stock.xchng

stalagmite.

Nëse e besoni apo jo, metodat që ‘datojnë’ tokën se është shumë e vjetër, thjesht nuk kanë kuptim. Si fillim, metodat e ndryshme bien ndesh me njëra-tjetrën, dhe shpeshherë përgënjeshtrohen nga vetë evidencat.

Për shembull, një copë druri nga shkëmbi ranor afër Sidneit të Australisë, e cila gjoja është 230 miliona vjeçe, u datua si 34,000 vjeçe sipas metodës së karbonit. (Shih tek Dilema e datimit.)

Disa mostra shkëmbore nga lava e saposhpërthyer gjatë 50 vjetëve të fundit nga mali Ngauruhoe në Zelandën e Re, dhanë mosha deri 3.5 miliona vjeçe sipas metodës kalium-argon. (Shih tek Dështimi i datimit.)

Disa copa druri nga shkëmbinj jurasikë në Angli, të cilat thuhej se ishin 190 miliona vjeçe, dhanë një datë prej 24,000 vjeçe sipas metodës së karbonit. (Shih tek Konflikti gjeologjik.)

Një shkëmb dhjetëvjeçar nga lava e rrjedhur vullkanike në malin St Helens në SHBA, dha një moshë radiometrike prej 350,000 vjeçe. Minerale nga të njëjtat mostra dhanë një moshë prej 2.8 miliona vjeçe. Pra cilën datë të zgjedhësh? (Shih tek Argoni i tepërt.)

Në SHBA një mulli mielli u mbyt me ujë dhe ngopi një thes mielli me ujë të pasur me minerale i cili ktheu miellin në shkëmb brenda tri javësh. (Shih tek Mielli i ngurtësuar.)

Kur mali St Helens shpërtheu më 12 Qershor 1980 ai varrosi pjesë të tokës përreth nën gjashtë metra hiri. Sedimenti përbëhej nga petë të imëta dhe dukej sikur të ishte depozituar gjatë mijëra vjetësh.1

Brillanten

Fotografi wikipedia.com

Disa diamante nga SHBA, gjoja më shumë se një miliard vjeçe, dhanë një datë prej 56,000 vjeçe sipas karbonit-14. (Shih tek Diamantet.)

Kur sedimenti ranor nga Lightning Ridge në Australi u bashkua me një lëng të caktuar, një opal i shkëlqyer filloi të formohej brenda pak javësh. Nën mikroskop doli se kishte të njëjtën strukturë minerale me opalin natyror. (Shih tek Krijimi i opaleve.)

Në 19 Mars 1982 një rrjedhë balte në malin St Helens gdhendi një kanion, të quajtur Kanioni i Madh i vogël, brenda vetëm një dite. Sot në mes të tij rrjedh një përrua i vogël dhe kanioni duket sikur iu deshën miliona vjet për t’u formuar.2

Një firmë në SHBA ju ofron shërbimin ku shndërron hirin nga djegia e të ndierit tuaj në një diamant, brenda pak javësh. (Shih tek LifeGem.)

Një gropë në një minierë të braktisur në Kolorado të SHBA-së është e mbushur me stalaktite dhe stalagmite që duken sikur iu deshën mijëra vjet për t’u formuar. Mirëpo punimet në minierë kanë vetëm njëzet vjet që kanë mbaruar. (Shih tek Mollie Kathleen.)

Ideja që bota është miliarda vjeçe nuk është ndonjë ‘zbulim’ i fundit shkencor. Shkencëtarët nuk mund ta masin drejtpërdrejt moshën e tokës por mbështesin vlerësimin e tyre në mënyrën se si imagjinojnë që bota u formua.

Për gati dy mijë vjet të krishterët kanë pranuar që Bibla përmban histori të besueshme dhe që bota u krijua në gjashtë ditë rreth 6000 vjet më përpara.

Edicioni i parë i Encyclopedia Britannica në vitin 1771 jep moshën e tokës si mijëra vjeçe, dhe përshkruan Përmbytjen mbarëbotërore të Noeut si ngjarje reale historike.

Bibla thotë që Perëndia, krijimtari, është i ditur, i dashur dhe i mirë, dhe që bota që ai krijoi pasqyroi natyrën e tij (Zanafilla 1:31; Romakët 1:20).

Në botën që Perëndia krijoi në fillim, nuk kishte asgjë që shkaktonte dëm ose dhimbje. Në fillim të gjitha kafshët hanin bimë (Zanafilla 1:30). Madje edhe sot shumë kafshë me dhëmbë të mprehtë, duke përfshirë lakuriqët frytngrënës dhe arinjtë panda, nuk hanë mish (Shih tek Luani që nuk donte të hante mish).

Vdekja, ngordhja dhe kalbja hynë në botë si pasojë e mosbindjes së Adamit dhe Evës, stërgjyshërve tanë të parë. (Shih tek Si erdhën gjërat e këqija?)

Përmbytja mbarëbotërore e ditëve të Noeut, 1700 vjet pas Adamit dhe Evës, shpjegon fosilet në shtresat gjeologjike–kështu që gjithë ato miliona krijesa të ngordhura ngordhën pasi njeriu i parë mëkatoi (pra jo miliona vjet më përpara).

Perëndia Bir, Jezu Krishti, vdiq në një kryq prej druri për të paguar ndëshkimin e mëkatit tonë. Ai u ringjall nga të vdekurit sepse Perëndia pranoi flijimin e tij.

Ne të gjithë do të vdesim sepse jemi pasardhës të Adamit dhe Evës dhe sepse jemi të gjithë mëkatarë. Megjithatë, të gjithë mund të marrim jetë të përjetshme nga Jezu Krishti duke u kthyer nga mëkati ynë dhe duke besuar tek ai. (Shih tek Lajmi i mirë.)

Nëse e besoni apo jo, ka shumë evidenca gjeologjike të cilat sugjerojnë që shkëmbinjtë u formuan shpejt dhe që bota është e re, ashtu siç na thotë Bibla.

Referenca

  1. Morris, J. dhe Austin, S.A., Footprints in the Ash [Gjurmë në Hi], Master Books, Green Forest, AR, fq. 50-55, 2003. Kthehuni në tekst.
  2. Morris, J. dhe Austin, Ref. 1, fq. 74-77. Kthehuni në tekst.
  3. Batten, D. dhe Sarfati, J., 15 Reasons to Take Genesis as History [15 Arsye për të Pranuar Librin e Zanafillës si Histori], CMI, Brisbane, fq. 19-21, 2006. Kthehuni në tekst.

They say the Bible has been proven wrong by science. Whoever said that hasn’t been to creation.com. Please give so we can give … information that leads people to Christ our Savior. Support this site

Copied to clipboard
5710
Product added to cart.
Click store to checkout.
In your shopping cart

Remove All Products in Cart
Go to store and Checkout
Go to store
Total price does not include shipping costs. Prices subject to change in accordance with your country’s store.