Nëse e besoni apo jo–toka është e re!
nga Tas Walker
Fotografi stock.xchng
Nëse e besoni apo jo, metodat që ‘datojnë’ tokën
se është shumë e vjetër, thjesht nuk kanë kuptim. Si fillim,
metodat e ndryshme bien ndesh me njëra-tjetrën, dhe shpeshherë përgënjeshtrohen
nga vetë evidencat.
Për shembull, një copë druri nga shkëmbi ranor afër Sidneit të
Australisë, e cila gjoja është 230 miliona vjeçe,
u datua si 34,000 vjeçe sipas metodës së karbonit.
(Shih tek Dilema e datimit.)
Disa mostra shkëmbore nga lava e saposhpërthyer gjatë 50 vjetëve
të fundit nga mali Ngauruhoe në Zelandën e Re, dhanë mosha deri
3.5 miliona vjeçe sipas metodës kalium-argon. (Shih tek
Dështimi i datimit.)
Disa copa druri nga shkëmbinj jurasikë në Angli, të cilat thuhej
se ishin 190 miliona vjeçe, dhanë një datë prej 24,000
vjeçe sipas metodës së karbonit. (Shih tek
Konflikti gjeologjik.)
Një shkëmb dhjetëvjeçar nga lava e rrjedhur vullkanike
në malin St Helens në SHBA, dha një moshë radiometrike prej
350,000 vjeçe. Minerale nga të njëjtat mostra dhanë
një moshë prej 2.8 miliona vjeçe. Pra cilën datë
të zgjedhësh? (Shih tek
Argoni i tepërt.)
Në SHBA një mulli mielli u mbyt me ujë dhe ngopi një thes mielli
me ujë të pasur me minerale i cili ktheu miellin në shkëmb brenda
tri javësh. (Shih tek
Mielli i ngurtësuar.)
Kur mali St Helens shpërtheu më 12 Qershor 1980 ai varrosi pjesë
të tokës përreth nën gjashtë metra hiri. Sedimenti përbëhej
nga petë të imëta dhe dukej sikur të ishte depozituar
gjatë mijëra vjetësh.1
Fotografi wikipedia.com
Disa diamante nga SHBA, gjoja më shumë se një miliard vjeçe,
dhanë një datë prej 56,000 vjeçe sipas karbonit-14.
(Shih tek Diamantet.)
Kur sedimenti ranor nga Lightning Ridge në Australi u bashkua me një lëng të
caktuar, një opal i shkëlqyer filloi të formohej brenda
pak javësh. Nën mikroskop doli se kishte të njëjtën
strukturë minerale me opalin natyror. (Shih tek
Krijimi i opaleve.)
Në 19 Mars 1982 një rrjedhë balte në malin St Helens gdhendi
një kanion, të quajtur Kanioni i Madh i vogël, brenda vetëm
një dite. Sot në mes të tij rrjedh një përrua
i vogël dhe kanioni duket sikur iu deshën miliona vjet për t’u
formuar.2
Një firmë në SHBA ju ofron shërbimin ku shndërron hirin
nga djegia e të ndierit tuaj në një diamant, brenda pak javësh.
(Shih tek
LifeGem.)
Një gropë në një minierë të braktisur në Kolorado të
SHBA-së është e mbushur me stalaktite dhe stalagmite që duken
sikur iu deshën mijëra vjet për t’u formuar.
Mirëpo punimet në minierë kanë vetëm njëzet vjet
që kanë mbaruar. (Shih tek
Mollie Kathleen.)
Ideja që bota është miliarda vjeçe nuk është ndonjë
‘zbulim’ i fundit shkencor. Shkencëtarët nuk mund ta masin
drejtpërdrejt moshën e tokës por mbështesin vlerësimin
e tyre në mënyrën se si imagjinojnë që bota u
formua.
Për gati dy mijë vjet të krishterët kanë pranuar
që Bibla përmban histori të besueshme dhe që bota u krijua
në gjashtë ditë rreth 6000 vjet më përpara.
Edicioni i parë i Encyclopedia
Britannica në vitin 1771 jep moshën e tokës si
mijëra vjeçe, dhe përshkruan Përmbytjen mbarëbotërore të
Noeut si ngjarje reale historike.
Bibla thotë që Perëndia, krijimtari, është i ditur, i dashur
dhe i mirë, dhe që bota që ai krijoi pasqyroi natyrën e tij
(Zanafilla
1:31;
Romakët 1:20).
Në botën që Perëndia krijoi në fillim, nuk kishte asgjë
që shkaktonte dëm ose dhimbje. Në fillim të gjitha kafshët
hanin bimë (Zanafilla
1:30). Madje edhe sot shumë kafshë me dhëmbë të
mprehtë, duke përfshirë lakuriqët frytngrënës dhe
arinjtë panda, nuk hanë mish (Shih tek
Luani që nuk donte të hante mish).
Vdekja, ngordhja dhe kalbja hynë në botë si pasojë e mosbindjes së
Adamit dhe Evës, stërgjyshërve tanë të parë. (Shih
tek Si erdhën
gjërat e këqija?)
Përmbytja mbarëbotërore e ditëve të Noeut, 1700 vjet pas Adamit dhe Evës,
shpjegon fosilet në shtresat gjeologjike–kështu që gjithë
ato miliona krijesa të ngordhura ngordhën pasi njeriu i
parë mëkatoi (pra jo miliona vjet më përpara).
Perëndia Bir, Jezu Krishti, vdiq në një kryq prej druri për të
paguar ndëshkimin e mëkatit tonë. Ai u ringjall nga të
vdekurit sepse Perëndia pranoi flijimin e tij.
Ne të gjithë do të vdesim sepse jemi pasardhës të
Adamit dhe Evës dhe sepse jemi të gjithë mëkatarë.
Megjithatë, të gjithë mund të marrim jetë të
përjetshme nga Jezu Krishti duke u kthyer nga mëkati ynë dhe duke
besuar tek ai. (Shih tek Lajmi
i mirë.)
Nëse e besoni apo jo, ka shumë evidenca gjeologjike të cilat
sugjerojnë që shkëmbinjtë u formuan shpejt dhe që bota
është e re, ashtu siç na thotë Bibla.
Referenca
- Morris, J. dhe Austin, S.A., Footprints in the Ash [Gjurmë
në Hi], Master Books, Green Forest, AR, fq. 50-55, 2003. Kthehuni në tekst.
- Morris, J. dhe Austin, Ref. 1, fq. 74-77.
Kthehuni në tekst.
- Batten, D. dhe Sarfati, J., 15 Reasons to Take Genesis as
History [15 Arsye për të Pranuar Librin e Zanafillës si Histori],
CMI, Brisbane, fq. 19-21, 2006. Kthehuni në tekst.
| The thousands of fully searchable articles on this site are accessed daily by thousands of people. If even a fraction of those thousands of people gave a small amount regularly, we could dramatically increase our outreach!  | | |
|