Share
A- A A+

Article from:

Creation  Volume 25Issue 4 Cover

Creation 25(4):15
September 2003

Genetic Entropy and the Mystery of the Genome
by Dr J.C Sanford

US $17.00
View Item
Mitochondrial Eve and the 3 "Daughters of Noah" DVD
by Dr Robert Carter

US $13.00
View Item
The Mystery of Our Declining Genes DVD
by Dr John Sanford

US $13.00
View Item

Konfuzimi me kopjimin

A e ndihmon evolucionin Dyfishimi i ADN egzistuese?

nga Aleksander Uilliams
përktheu Gentiana Xhavara

Evolucioni molekulë-njeri kërkon prodhimin e një sasie të madhe të informacionit të ri gjenetik. Duke kërkuar për mekanizmat e mundshëm, evolucionistët shpesh i referohen aftësisë së qelizës për të prodhuar, dhe ruajtur kopje të shumëfishuara të ADN së tyre. Sa herë që një qelizë ndahet, ADN fillimisht kopjon vetveten dhe kopja e re e ADN zakonisht kalohet në qelizën bijë, por ndonjëherë ADN kopje qëndron në qelizën nënë. Kur komplet seti kromozomik kopjohet (pra ADN dyfishohet) dhe kjo nuk shoqërohet me ndarjen e citoplazmës, atëherë ky rast njihet me emrin “poliploidi”. Disa fanatikë të evolucionit mundohen që këtë dukuri (poliploidinë) ta klasifikojnë si një shembull të “informacionit të ri”, gjithësesi disa evolucionistë të informuar, në përgjithësi e kuptojnë se fotokopja e një faqeje nuk shton informacion të ri, vetëm sa e dyfishon atë.

CC by 2.0 Gloria Morcillo Ortega, UNED

cells dividing

Megjithatë, shumë evolucionistë argumentojnë se kjo ADN ‘ekstra’ që kopjohet nga kromozomet mund të sigurojë materialin bazë mbi të cilin të punojnë mutacionet. Kjo ADN ‘ekstra’ supozohet se është e lirë, që në mënyrë të rastësishme, të prodhojë informacion të ri gjenetik përveç informacionit standard të ADN origjinale.

Në rast se ky proces (i supozuar nga evolucionistët) ka qenë një faktor i rëndësishëm në ‘evoluimin’ e jetës, atëherë është e natyrshme që sa më lart të ngjitesh në ‘Pemën e jetës’ aq më e madhe duhet te jetë masa e ADN në qelizë. Organizmat që kanë më shumë ADN duhet të kenë qenë më shumë të ekspozuara ndaj mutacioneve dhe rrjedhimisht të kenë patur mundësinë për evolucion të mëtejshëm. Bakteriet dhe të tjerë organizma njëqelizor, rrjedhimisht, duhet te kenë sasinë më të vogël te ADN, ndërsa organizmat më kompleks, si njeriu, duhet të kenë sasinë më të madhe të ADN.

Por a është kjo ajo që gjejmë në natyrë? Absolutisht jo. Disa mikrobe kanë më shumë kromozome dhe ADN sesa njeriu. Njeriu ka vetëm 46 kromozome në çdo qelizë, duke qenë diku nga mesi, po të kemi parasysh që numri i kromozomeve per qelizë në botën e gjallë varion nga 1 kromozom në milingonat (vërtet një organizëm i avancuar krahasuar me mikrobet) deri në mbi 600 në disa lloje bimësh.

Si rezultat i poliploidisë mund të ndodhin ato që quhen ‘variacione brenda llojit’. Për shembull në krisantemat1 numri normal i kromozomeve është 18 por mund të ndeshen dhe variacione me 27, 36, 54, 72, 90 dhe 198 kromozome apo dhe kombinim i çuditshëm i numrit si 19, 26 dhe 37. Megjithatë një krizantemë me 198 kromozome sërisht është një krizantemë. Duket se variacionet janë të kufizuara në diferencat e llojeve brenda një gjinie. Psh. brenda familjes Arecaceae2 numri standard i kromozomeve varion nga 26 në 36, më përjashtim të një gjinie, Voanioala, e cila ka rreth 600. Është normale të supozohet se kjo poliploidi e jashtëzakonshme ka kontribuar drejt ndarjes se kësaj gjinie nga gjinitë e tjera të ngjashme brenda familjes—të gjitha nga një lloj origjinal i krijuar.3

Por çuditërisht, kampioni për shumëfishimin gjenetik është një bakterie super-gjigande. Epulopiscium fishelsoni është bakteria më e madhe në botë. Ajo është e gjatë gjysëm milimetri dhe peshon një milionë herë më shumë se masa e një bakterie tipike. Në fakt askush nuk e besonte se ajo ishte bakterie përderisa testet gjenetike e provuan këtë. ADN e këtij bakteri është 25 herë më e madhe se ajo e ADN në qelizat e njeriut. Numri i kopjeve të shumëfishta të një prej gjeneve të këtij bakteri është numëruar të jetë jo më i vogël se 85,000 kopje.4

Është e vështirë të arrish të kuptosh këto numra dhe të mendosh se gjithcka ndodh brenda një pikëze të vogël të një prej organizmave më të ‘thjeshtë’ në botë. Por është e lehtë të kuptosh faktin se edhe me 85,000 kopje të gjeneve, Epulopiscium fishelsoni sërisht ngelet një baktere. Shumëfishimi i kopjeve të ADN nuk mund të shpjegojë diferencën ndërmjet mikrobeve dhe njeriut. Është informacioni që përmbahet në gjene, dhe jo mundësia për mutacione, që përbën diferencën. Dhe e githë kjo dëshmon për një Krijues të mrekullueshëm e të gjithëdijshëm!

Artikuj të lidhur

Për lexim të mëtejshëm

Referenca dhe shënime

  1. Fedorov. A. (Ed.), Bolkoskikh, Z., Grif, V., Matvejeva, T. dhe Zakharyeva O., Numri i kromozomeve në bimët që lulëzojnë, V. L. Komarov Botanical Institute, Leningrad, p. 83, 1969 [Rishtypur Koenigstein 1974]. Kthehuni në tekst.
  2. Röser, M., Tendenca në kario-evoluimin e palmave. në: Brandham, P.E. and Bennett, M.D. Key Chromosome Conference IV, Royal Botanic Gardens pp. 249–265, 1995. Kthehuni në tekst.
  3. Në dallim nga bimët dhe mikrobet, kafshët nuk e tolerojnë poliploidinë, edhe të pjesshme. Për shembull, në njerëzit një kromozom më tepër në ciftin 21 rezulton në Sindromën Dawn. Ndërsa bimët duket se janë krijuar me kapacitetin e poliploidisë spontane dhe madje disa nga prodhimet agrikulturale më të përdorura nga ne janë poliploide (psh gruri). Kthehuni në tekst.
  4. Randerson J., Record breaker, New Scientist 174(2346):14, 8 Qershor 2002. Kthehuni në tekst.

Expand this site. Besides the over 8,000 fully searchable articles on this site, we want to add many more ways to reach a media-soaked culture. But it requires expertise to do it. Help us expand our methods of outreach. Support this site

Copied to clipboard
8506
Product added to cart.
Click store to checkout.
In your shopping cart

Remove All Products in Cart
Go to store and Checkout
Go to store
Total price does not include shipping costs. Prices subject to change in accordance with your country’s store.