Explore
Also Available in:

Krijimi: “Ku është prova?”

Kur bashkëbiseduesi juaj insiston që ju të lini mënjanë Biblën kur ju bisedoni me të për krijimin!

nga Ken Ham
përktheu Gentiana Xhavara

Shpesh njerëzit më drejtohen me një pyetje të tillë:

“Unë jam përpjekur që t’i dëshmoj miqve të mi për Perëndinë. Por ata më thonë se nuk besojnë në Biblën dhe nuk u intereson fare se çfarë shkruhet në të. Ata duan prova të vërteta që ka qenë Perëndia që ka krijuar gjithçka, dhe pastaj ata do të më dëgjojnë për atë që unë kam për të thënë për Krishtërimin. Çfarë provash mund t’u jap unë atyre pa përmendur Biblën kështu që ata të fillojnë të më dëgjojnë mua?”

Në të tilla raste përgjigjja ime është kjo:

Evidenca

Ata që besojnë në krijimin apo ata që besojnë në evolucionin, të krishterë apo jo të krishterë, të gjithë kanë të njëjtat evidenca—të njëjtat fakte. Po të mendohesh pak për këtë: ne të gjithë kemi të njëjtën tokë, të njëjtat shtresa fosilesh, të njëjtat kafshë dhe bimë, të njëjtët yje—pra faktet janë të njëjta.

Diferenca qëndron në mënyrën se si këto fakte interpretohen. Atëherë, përse ne i interpretojmë faktet në mënyra të ndryshme? Sepse ne nisemi nga presupozime të ndryshme. Presupozimet supozohet që të jenë të vërteta, por nuk mund të jemi në gjendje t’i provojmë ato. Këto presupozime bëhen baza për konkluzionet tona të tjera. Gjithë arsyetimi njerëzor është i mbështetur në presupozime (të cilat quhen ndryshe aksioma). Kjo gjë bëhet veçanërisht e qartë kur shqyrtohet faktet e shkuara.

E shkuara dhe e tashmja

Ne të gjithë ekzistojmë në të tashmen—dhe të gjitha faktet ekzistojnë në të tashmen. Kur dikush nga ne përpiqet të shpjegojë se si kanë ardhur në ekzistencë faktet (Nga kanë ardhur kafshët? Si janë formuar shtresat e fosileve? etj) ajo që në fakt po përpiqemi të bëjmë është të lidhim të shkuarën me të tashmen.

Sidoqoftë, në qoftë se ne nuk ishim prezent në të shkuarën që të observonim ngjarjet e faktet, nga mund ta dimë se çfarë ngjau kështu që të mund të shpjegojmë të tashmen? Do të ishte e mrekullueshme nëse do të kishim një makinë kohe kështu që ne do të mund të ishim të sigurt për ngjarjet e shkuara.

Të krishterët sigurisht që shpallin se ata e dinë me siguri të shkuarën, në njëfarë mënyre ata kanë një “makinë kohe”. Ata kanë një libër që quhet Bibël, që shpall të jetë Fjala e Perëndisë që ka qene gjithmonë aty, dhe që na ka treguar ngjarjet më kryesore të së shkuarës për të cilat është e nevojshme që ne të kemi njohuri.

Mbi bazën e këtyre ngjarjeve të së shkuarës (Krijimi, Rënia e njeriut, Përmbytja mbarëbotërore, Kulla e Babelit etj) ne kemi një set presupozimesh mbi të cilat ndërtojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe që na ndihmojnë të interpretojmë evidencën e së tashmes.

Evolucionistët, nga ana tjetër, presupozojnë disa besime të tyre të caktuara për të shkuarën/tashmen, (psh presupozojnë Nuk ka Perëndi, ose të paktën asnjë që të ketë kryer veprat e krijimit). Mbi këto presupozime evolucionistët ndërtojnë një mënyrë krejt tjetër të të menduarit mbi të cilën mbështeten për të gjykuar evidencën që është në të tashmen.

Është e qartë pra se kur të krishterët dhe jo-të-krishterët debatojnë mbi evidencën, në të vërtetë ata janë duke debatuar mbi interpretimet e tyre të bazuara në presupozimet e tyre.

Kjo është arsyeja që shpesh debati përfundon kështu:

‘Si, nuk e kupton se për çfarë po flas?’
‘ Jo, nuk e kuptoj. Nuk e shikon se sa shume po gabon?’
‘Jo, unë nuk jam gabim. Është e qartë që unë po them diçka të drejtë.’
‘Jo, nuk është fare e qartë.’ E kështu me radhë.

Këta dy njerëz po argumentojnë për të njëjtën evidencë, por ata po e shikojnë këtë evidencë përmes këndvështrimesh të ndryshme.

Në momentin që këta dy njerëz do e kuptojnë se debati i tyre realisht është për presupozimet nga të cilat ata nisen, vetëm atëherë ata do të fillojnë të merren me arsyet bazë të besimeve të tyre të ndryshme. Dikush nuk do e interpretojë një evidencë ndryshe përderisa ai nuk ndryshon këndvështrim—që do të thotë të ndryshojë presupozimet e tij.

Unë kam kuptuar që një i krishter që e kupton këtë mund të “vërë syzet e evolucionistëve” (por pa pranuar si të vërteta presupozimet e evolucionistëve) dhe të kuptojë se si evolucionistët e shikojnë evidencën. Gjithsesi, për një numër arsyesh, duke përfshirë këtu dhe ato frymërore dhe shpirtërore, një jo i krishterënuk mund të “vërë syzet e të krishterëve”—me përjashtim të rastit kur ata e kuptojnë që natyra e vërtetë e betejës është ajo ndërmjet presupozimeve dhe kështu fillojnë të dyshojnë për presupozimet e tyre.

Sigurisht që në disa raste është e mundur që vetëm duke paraqitur ‘evidencën’ ju mund të bindni dikë që një argumentim i caktuar shkencor për krijimin ka kuptim ‘në dritën e fakteve’. Por zakonisht, nëse ky person do të dëgjojë një interpretim tjetër për të njëjtën evidencë që atij i tingëllon më e bukur se e juaja, ai person do të largohet nga argumentimi juaj, duke menduar se ka gjetur “fakte më të forta” në krahun tjetër.

Po në rast se ti e ke ndihmuar atë njeri që të kuptojë çështjen e presupozimeve, atëherë do të jetë me lehtë për të që ta vlerësojë këtë debat për atë që është—dy interpretime të ndryshme të bazuara në presupozime të ndryshme—veçanërisht besime fillestare të ndryshme.

Si mësues i shkencave, unë jam ndeshur me situata të tilla kur unë i mësoja nxënësit për atë që unë besoja që ishin “faktet” e krijimit, kur mësuesja tjetër do të ri-interpretonte faktet në tjetër këndvështrim. Atëherë, nxënësit më ktheheshin dhe më thoshin: “Atëherë, të duhet një tjetër përpjekje.”

Por, kur unë mësova që t’i trajnoja nxënësit e mi se si të interpretonin faktet, dhe se si interpretimet janë të bazuara në presupozimet tona, atëherë kur mësuesja tjetër përpiqej që të ri-interpretonte faktet, nxënësit do të vinin në pikëpyetje supozimet themelore te mësueses. Atëherë, nuk ishin nxënësit që më ktheheshin, por ishte mësuesja tjetër që më kthehej, e mërzitur me mua sepse nxënësit nuk pranonin mënyrën e saj të interpretimit të evidencës dhe madje sfidonin vetë themelin e mënyrës së saj të të menduarit.

Ajo që kishte ngjarë ishte që unë kisha kuptuar që duhej t’u mësoja nxënësve se si të mendonin jo se çfarë të mendonin. Nuk ka patur kënaqësi më të madhe për mua që të zbuloja, dekada më vonë, disa nga këta nxënës që më tregonin se si rrjedhim i kësaj metode ishin bërë të krishterë aktivë dhe me themele të forta.

Termat e Debatit

Nëse dikush këmbëngul që ju të debatoni por duke mos ju lejuar të përdorni Biblën, atëherë ai i ka vendosur termat e debatit. Në thelb këto terma janë:

  1. “Faktet” janë neutrale. Sidoqoftë, nuk eksiton diçka e tillë si “fakti bruto”, të gjithë faktet interpretohen. Por, në momentin që Bibla eleminohet nga argumenti, atëherë presupozimet e krishtera (që bazohen mbi Biblën) nuk kanë themel, pra i krishteri ngelet pa bazën mbi të cilën të japë një shpjegim efektiv alternativ të fakteve. Ndërkohë, oponentët e tyre ende i kanë presupozimet e tyre si themel për shpjegimin e fakteve.
  2. E vërteta mund/duhet të përcaktohet pavarësisht nga Perëndia. Sidoqoftë në Bibël thuhet ‘Frika e Zotit është zanafilla e diturisë’ (Psalmi 111:10) ‘Frika e Perëndisë është fillimi i njohjes’ (Fjalët e urta 1:7). ‘Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.’ (1 e Korintasve 2:14).

Një i krishter nuk mund të ndajë natyrën frymërore dhe shpirtërore të betejës nga vetë beteja. Jo-të-krishterët nuk janë neutralë. Bibla e thotë këtë qartë: ‘Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.’ (Mateu 12:30); ‘Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta’ (Gjoni 3:19).

Natyralismi, logjika dhe realiteti

Ata që argumentojnë kundër krijimit ndoshta as nuk janë të ndërgjegjshëm për presupozimin e tyre më themelor, atë që apriori e përjashton Perëndinë, e thënë ndryshe natyralizmi dhe materializmi (gjithçka ka ardhur nga materia, nuk ka asgjë mbinatyrore, asnjë inteligjencë përpara krijimit).1 Këto dy shembuj nga jeta e përditshme, tregojnë disa nga problemet e këtij supozimi:

  • Një djalosh në një seminar deklaroi: ‘Unë ende besoj në ‘bing bang-un’, dhe se ne kemi ardhur këtu nga procese rastësore. Unë nuk besoj në Perëndinë.’ Unë iu përgjigja: ‘ Duke qenë se ti beson në proceset rastësore, atëherë ti beson se dhe truri dhe proceset e tua mendore janë po kështu rezultat i rastësisë. Rrjedhimisht, ti nuk e di nëse truri yt ka evoluar në rregull, apo, në këtë kontekst, as se çfarë është e drejtë dhe e gabuar.

    Djalosh, rrjedhimisht, ti nuk e di nëse po bën deklarata të sakta apo nëse je duke më pyetur mua pyetjet e sakta.” Djaloshi, më vështroi dhe më pyeti: ‘Cili ishte libri që rekomanduat pak më parë?’ Ai më në fund e kuptoi se besimi i tij nuk kishte themel të qëndrueshëm.
  • Në një rast tjetër, pas një seminari, një burrë m’u afruar dhe tha: ‘Aktualisht, unë jam ateist. Për shkak të faktit se unë nuk besoj në Zotin, unë nuk besoj në absolutet, rrjedhimisht unë e pranoj që unë nuk mund të jem i sigurt as për realitetin.’ Unë iu përgjigja: ‘Atëherë, nga mund ta dini ju se vërtet ju jeni këtu duke bërë këtë deklaratë?’
    ‘Përgjigje e mirë’
    ‘Cfarë përgjigje?’ e pyeta unë.

    Burri më shikoi, buzëqeshi dhe tha: ‘Ndoshta duhet të iki në shtëpi’. Unë iu përgjigja: ‘Ndoshta ajo nuk është më atje.’
    ‘Përgjigje e mirë’ tha burri.
    ‘Cfarë përgjigje?’ iu përgjigja.

    Ky burrë sigurisht që e mori mesazhin. Në rast se nuk ka Zot, përfundimisht, nën këndvështrimin filozofik, si mundet dikush të flasë për realitet? Si mundet dikush, që në mënyrë racionale, të besojë që ka dicka të tillë si e vërteta, pa përmendur këtu që të përcaktojë se cila është e vërteta?

Shënime

  1. Ky supozim mbështetet nga disa të shpallur të krishterë por që në të vërtetë janë evolucionist , si një ‘nevojë praktike’ në diskutimet e tyre shkencore që përfshijnë origjinën. Kthehu në tekst.

Pranimi i termave dhe i kushteve të debatit që ju të mos e përmendni Biblën si mbështetjen tuaj, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nënkupton që ju pranoni që historia e Biblës për prejardhjen e universit dhe të jetës nuk është e besueshme për të interpretuar historinë!

Përfundimisht, Fjala e Zotit të bind

‘Sepse është më mirë, nëse është i tillë vullneti i Perëndisë, të vuani duke bërë mirë, se sa duke bërë keq’ (1 Pjetrit 3:15) dhe të tjerë pasazhe e bëjnë të qartë se ne duhet të përdorim çdo argument që mundemi për të bindur njerëzit për të vërtetën. ‘sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat, që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t’ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit.’ (2 Korintasve 10:4–5) . Sidoqoftë nuk duhet harruar Hebrenjve 4:11: ‘Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.

Po kështu Isaia 55:11 thotë: ‘Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.

Pavarësisht se sa i fuqishëm mund të jetë argumenti njerëzor që përdorim ne, përfundimisht është Fjala e Perëndisë ajo që të bind dhe hap mendjen njerëzore për të vërtetën. Në të gjithë argumentat tanë, ne kurrë nuk duhet të ndajmë atë që ne po themi nga Fjala që të bind.

Aplikim praktik

Kur dikush më thotë se ai do që t’i japësh provën apo evidencën, dhe jo Biblën, përgjigjia ime është si vijon:

‘Ti ndoshta nuk beson në Bibël por une besoj në Të. Dhe unë besoj se Ajo (Bibla) më jep themelin e drejtë për të kuptuar universin dhe se ajo interpreton drejt faktet përreth meje. Unë do të jap disa shembuj se si unë mund të shpjegojë botën duke e bazuar mendimin tim mbi Biblën dhe pa qenë në kundërshtim me shkencën. Për shembull, Bibla deklaron se Zoti ka krijuar lloje të veçanta të bimëve dhe kafshëve. Më lejo të të shpjegoj se çfarë ndodh kur unë e bazoj mendimin tim mbi këtë presupozim. Unë do të të tregoj se si procese të tilla si përzgjedhja natyrore, drifti i gjeneve etj mund të shpjegohen dhe interpretohen, dhe ti do të shikosh se si shkenca e gjenetikës merr kuptim bazuar në Biblën.”

Sigurisht që ju mund ta bëni këtë me shumë shembuj shkencor, duke treguar për shembull se si problemi i mëkatit dhe gjykimit është i lidhur me gjeologjinë dhe evidencën e fosileve. Po kështu ju mund të tregoni se si Rënia e njeriut dhe Mallkimi pasues që është mbi gjithë krijimin, shpjegojnë shumë mirë mutacionet vdekjeprurëse, dhunën dhe vdekjen.

Atëherë, sapo unë jap shpjegime për disa nga këto evidenca, unë vazhdoj t’i them bashkëbiseduesit:

“Tani, a mund të të kërkoj të mbrosh pozicionin tënd përsa i takon këtyre çështjeve. Të lutem, më trego se si mënyra jote e të menduarit, e bazuar në besimet e tua, i jep shpjegim të njëjtës evidencë. Gjithashtu, dëshiroj të më tregosh se ku është gabimi me shkencën dhe logjikën time.”

Duke argumentuar në këtë mënyrë, një i krishter është:

  1. Duke përdorur presupozimet biblike për të ndërtuar një mënyrë të menduari për të shpjeguar evidencën.
  2. Duke treguar se Bibla dhe shkenca shkojnë së bashku.1
  3. Duke sfiduar presupozimin e personit tjetër (shumë janë të pandërgjegjshëm që ata kanë të tilla presupozime).
  4. Duke detyruar debatuesin që të mbrojë me logjikë pozicionin e tij duke përdorur shkencën dhe presupozimet e tij (shumë prej debatuesve do të zbulojnë se nuk janë në gjendje që ta bëjnë këtë).
  5. Duke nderuar Fjalën e Perëndisë.

Mos harroni, nuk është mirë të bindësh njerëzit të besojnë në krijimin, pa e shoqëruar këtë me besimin në Krijuesin dhe Shpëtimtarin Jezu Krisht. Perëndia nderon ata që nderojnë Fjalën e Tij. Rrugët që ne përdorim për të sjellë te njerëzit të vërtetën e jetës duhet të jenë rrugë që nderojnë Perëndinë.

Artikuj të lidhur

Për lexim të mëtejshëm

Shënime

  1. Në fakt shkenca mund të mënjanojë kokëfortësinë vetëm në kuadrin e krishterë. Madje dhe filozofët jo-besimtarë të shkencës janë unanim në këtë. Kërkoheshin presupozimet biblike si psh një univers real dhe objektiv që është krijuar nga Ligjvënës i Shenjtë, në të cilin nuk gjenden as mashtrimi dhe as paqëndrueshmëria—dhe i cili krijoi gjithashtu mendjen njerëzore në mënyrë të tillë që në princip ajo të ishte e aftë të kuptonte universin. Kthehu në tekst