Share
A- A A+
Refuting Compromise (updated & expanded)
by Dr Jonathan Sarfati

US $15.00
View Item
Discovery of Design
by Donald DeYoung & Derrik Hobb

US $14.00
View Item

Zbulimi i Përgjithshëm dhe i Veçantë

nga Dominic Statham
përktheu Dan Baynes

A është natyra ‘libri i 67-të i Biblës’?

ALTTEXT

Nuk mund të dimë asgjë rreth Perëndisë ose rrugëve të tij në qoftë se ai nuk na e zbulon veten (Rom. 1:19 dhe Matt. 11:27). Megjithatë, nga dashuria dhe hiri i tij, dhe për të realizuar qëllimet e tij të mira, ai ka zgjedhur të bëjë këtë. Vetëzbulimi i Perëndisë nëpërmjet asaj që shohim rreth nesh, si dhe nëpërmjet ndërgjegjes, njihet si Zbulim i Përgjithshëm. Vetëzbulimi i Perëndisë nëpërmjet Biblës dhe personit të Jezu Krishtit njihet si Zbulim i Veçantë.

Zbulimi i Përgjithshëm

Psalmi 19 thotë,

“Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës. Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet; por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës.”

Askush nuk mund të hedhë vështrimin lart natën për të parë yjet dhe të mos dijë gjë për madhësinë dhe urtësinë e Perëndisë.1 Isak Njutoni kishte të drejtë kur tha, “Ky sistem tepër i bukur i diellit, planetëve dhe kometave mund të dilte vetëm nga këshilli dhe sundimi i një qenieje inteligjente dhe të pushtetshme.”2 Madje edhe fiset më të largëta, në vende si Afrika dhe Amerika e Jugut, njihen se u është dhënë kjo dijeni për Perëndinë. Që nga fillimi, njeriu ka qenë në gjendje ta vështrojë Krijuesin tek krijimi i tij. Habia e rritjes së bimës në farë; metamorfoza e krimbit në flutur; rrënqethja e agimit, ‘nga nuanca e zbehtë rozë në rruzull madhështor’; mjeshtëria e zogjve kur ndërtojnë foletë e veta; bukuria e muzikës; eleganca dhe fuqia e matematikës; aftësitë e gjuhëve për të kuptuar kuptime dhe nënkuptime. Të gjitha këto gjëra, për ata që janë gati të dëgjojnë, bërtasin që ka një Perëndi.

Për më tepër, shkenca moderne, në vend që ta zvogëlojë këtë mesazh, e përforcon pa dyshim. Gjiganti intelektual Antony Fleë ka qenë për shumë vjet një nga ateistët kryesorë të botës. Sidoqoftë, në pleqëri, kur u përballua me ndërlikueshmërinë e papërshkrueshme të të ashtuquajturës ‘qelizë e thjeshtë’, ai nxori përfundimin që në origjinën e jetës të jetë impenjuar inteligjenca. Madje, ai besonte që ekzistenca e ligjeve të natyrës, akordimi i tyre i përpiktë që të mundësohet ekzistenca e jetës, si dhe sasitë shumë të mëdha informacioni të përmbajtura me kod në ADN, që të gjitha tregonin pa mëdyshje ekzistencën e Perëndisë krijues.3

Zbulimi i përgjithshëm na jepet edhe nëpërmjet kujdesit të vazhduar të Perëndisë për krijimin e tij. Veprat 14:17 e bën të qartë që Perëndia dëshmon për veten e tij duke siguruar shi, drithëra dhe stinët, duke bërë të mundur që njerëzit të rrisin ushqime dhe të kënaqen me një jetesë të konsiderueshme. Përsëri, shkenca moderne e ka bërë mëse të qartë providencën [përkujdesjen] e Perëndisë. Shembull i mirë i kësaj është Cikli i Karbonit, i cili është i domosdoshëm për jetën, dhe tregon të gjitha shenjat dalluese të projektimit.4

Madje edhe fiset më të largëta, në vende si Afrika dhe Amerika e Jugut, njihen se u është dhënë kjo dijeni për Perëndinë. Që nga fillimi, njeriu ka qenë në gjendje ta vështrojë Krijuesin tek krijimi i tij. Habia e rritjes së bimës në farë; metamorfoza e krimbit në flutur; rrënqethja e agimit, ‘nga nuanca e zbehtë rozë në rruzull madhështor’; mjeshtëria e zogjve kur ndërtojnë foletë e veta; bukuria e muzikës; eleganca dhe fuqia e matematikës; aftësitë e gjuhëve për të kuptuar kuptime dhe nënkuptime. Të gjitha këto gjëra, për ata që janë gati të dëgjojnë, bërtasin që ka një Perëndi.

Zbulimi i përgjithshëm na përcillet edhe nëpërmjet ndërgjegjes. Sipas apostullit Pal, njohja bazë e të drejtës dhe së gabuarës është universale, sepse kërkesat e ligjeve të Perëndisë janë shkruar në zemrat e njerëzve (Rom. 2:14,15). Vetëm kur njeërzit shtypin qëllimisht këtë njohje, humbasin edhe aftësitë e ndërgjegjes (Rom. 1:18).

Zbulimi i Veçantë

Vetëzbulimi i Perëndisë nëpërmjet Biblës dhe personit të Jezu Krishtit njihet si Zbulim i Veçantë. Nëpërmjet këtij, mësojmë për gjithëdijeninë dhe gjithëpushtetin e Perëndisë, dashurinë dhe shenjtërinë e tij, përkushtimin e tij të patundur për të dënuar mëkatin, si dhe planin e tij për shpëtimin e atyre të cilët do ta pranojnë. Ne arrijmë të hyjmë në fjalën dhe diturinë e tij, që të na udhëzojnë në jetën e përditshme (2 Tim. 3:16,17), dhe marrim premtimet e mëdha dhe të çmueshme të Perëndisë, në mënyrë që të bëhemi “pjestarë të natyrës hyjnore, duke i shpëtuar prishjes që është në botë” (2 Pet. 1:4).

Libri i natyrës dhe libri i Shkrimit

Perëndia thuhet ngandonjëherë se e ka zbuluar veten në dy libra: libri i natyrës (Zbulimi i Përgjithshëm) dhe libri i Shkrimit (Zbulimi i Veçantë). Madje edhe thuhet ndonjëherë (për shembull, nga ‘krijimbesuesi progresiv’ kryesues Dr Hugh Ross i organizatës Reasons to Believe) që Zanafilla deri tek Zbulesa përbëjnë 66 librat e parë të Biblës dhe ‘natyra,’ librin e 67-të. Sidoqoftë kjo nuk pohohet asgjëkundi në Shkrimin dhe ka rezultuar shpesh se studimi i natyrës (nëpërmjet shkencës) ngren Zbulimin e Përgjithshëm në të njëjtin nivel me Zbulimin e Veçantë. Pranimi i kësaj ideje ka bërë që Bibla, e sidomos Zanafilla, të riinterpretohen që t’u përshtatet ideve të fundit shkencore. Kjo është e pambështetshme për shumë arsye. Për shembull, po të ishte e drejtë kjo, atëherë vetëm ata që kanë njohuritë e shkencës së sotme do të mund ta interpretonin Biblën siç duhet. Poashtu, meqë idetë shkencore sa vjen e po ndryshojnë, atëherë mesazhi i Biblës do të ndryshonte vazhdimisht, nga shekulli në shekull.

Për më tepër, gati e gjithë ‘shkenca moderne’ mbështetet në presupozimin arbitrar që asgjë nuk ekziston përveç materies. Mendime si ky do të çojnë me patjetër në përfundime për origjinën dhe historinë të cilat bien ndesh me Biblën. Shumë ‘shkencëtarë’ të sotëm besojnë që gjithçka mund dhe duhet të shpjegohet sipas proceseve natyrore. Prandaj veprat e Perëndisë përjashtohen që në fillim. Kjo paradigmë përcakton madje edhe konceptin për njeriun. Sipas Profesorit Anthony Cashmore, për shembull, shkenca evolucionare besohet të ketë treguar që njerëzit nuk janë përgjegjës për veprimet që kryejnë.5

Natyra nuk është libri i 67-të i Biblës, por një udhëzues i cili tregon ekzistencën dhe karakterin moral të Krijuesit. ‘Libri i natyrës’ duhet të studiohet dhe të kuptohet nën dritën e ‘librit të Shkrimit’, jo anasjelltas.

Zbulimi në histori

Duke u nisur nga Adami dhe Eva, Perëndia zbuloi diçka për veten duke i krijuar sipas shëmbëlltyrës së vet (Zan. 1:27). Ndërsa arritën ta kuptonin veten, ata mësuan për Perëndinë dhe natyrën e tij. Ashtu si Perëndia, ishin në gjendje ta donin njëri-tjetrin, ishin racionalë dhe krijimtarë, si dhe të moralshëm. Ashtu si Perëndia u gëzua për ta, edhe ata gjithashtu mund të gëzoheshin për të. Për më tepër, Perëndia kishte shfaqur një miqësi dhe dashuri të veçantë për ta duke mbjellë një kopsht të bukur për kënaqësinë e tyre (Zan. 2:8,9) dhe i vizitonte në flladin e ditës për të ndarë shoqëri (Zan. 3:8). Ata banonin në një botë të përsosur, të karakterizuar nga paqja dhe harmonia. Gjithçka ishte e bukur dhe e mirë, dhe bënte të qartë natyrën e urtë dhe të shenjtë të Krijuesit të tyre (Zan. 1:31).6

Me gjithë këtë, dhe duke përfaqësuar tërë racën njerëzore, Adami dhe Eva refuzuan Perëndinë dhe mirëpritën të keqen. Në marrëzi ata zgjodhën të besonin fjalën e gjarprit, i cili portretizoi Perëndinë si mashtrues dhe koprac (Zan. 3:6–7). Ata u gjykuan për mëkatin e tyre: Eva do të lindte fëmijë me dhimbje dhe mbi të do të sundonte i shoqi; Adami do të nxirrte ushqime nga toka nëpërmjet punës së rëndë dhe të lodhshme; më në fund të dy do të vdisnin (Zan. 3:16–20). Por krah për krah me gjykimin erdhi dhe mëshira dhe më shumë zbulime, kësaj here lidhur me planin e Perëndisë për shpëtimin. Që ta mbulojë turpin e tyre, Perëndia vrau një ose më shumë kafshë, pa dyshim duke derdhur gjakun e tyre, dhe i veshi njerëzit me lëkurët. Kështu ai tregoi paraprakisht derdhjen e gjakut të Birit të tij, i cili do të flijohej për faljen e mëkateve, dhe drejtësia e të cilit do të vishte një ditë ata që do t’i shpengonte. Nevoja për derdhjen e gjakut që të shenjtëroheshin ofertat Perëndisë7 u përforcua kur Perëndia pranoi ofertën e dhjamit shtazor nga Abeli, por refuzoi ofertën e bimëve nga Kaini (Zan. 4:3–6).

Ndonëse Perëndia nuk i kishte dhënë Adamit dhe Evës një listë udhëzimesh (Rom. 5:12–14), idetë e mëkatit dhe të drejtësisë ishin të qarta për ta (Zan. 4:6–14). Me gjithë këtë, brenda dhjetë brezash, bota ishte mbushur me ligësi. Duke përjashtuar vetëm tetë veta, tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin bërë gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë (Zan. 6:5). Përsëri, Perëndia gjykoi njerëzimin dhe e shkatërroi në një përmbytje të madhe (Zan. 6, 7); por edhe një herë, e zbuloi veten edhe si shpëtimtar, ndërsa shpëtoi Noeun dhe familjen e tij në Arkë.

Megjithë përvojës personale të Noeut dhe familjes për shpëtimin, pak nga pasardhësit e tij besonin se ia vlente ta mbanin njohurinë e Perëndisë. Brenda një kohe të shkurtër, ndodhi një rebelim kombëtar kundër tij, kur njerëzit refuzuan qëllimet e Perëndisë për ta dhe në vend të tyre synonin ta ngrinin lart veten duke ndërtuar një qytet dhe një kullë (Zan. 11:1–4). Edhe një herë Perëndia veproi me gjykim, duke ua ngatërruar gjuhën dhe duke i shpërndarë nëpër faqen e dheut (Zan. 11:5–9); por prapë, ai veproi edhe me mëshirë, duke thirrur Abrahamin, prej të cilit ai do të formonte një popull të veçantë, nëpërmjet të cilit do të zbulonte më shumë për veten dhe për planin e tij për shpëtim (Gal. 3:6–14), dhe nëpërmjet të cilit Shpëtimtari do të lindte.

Nga Abrahami tek Krishti, Perëndia foli në shumë mënyra: përmes ligjit ceremonial, i cili kërkonte vazhdimisht flijime me gjak; përmes Pashkës [hebreje] vitore, ku duhej flijuar një qengj pa të meta; përmes Psalmeve; si dhe përmes Profetëve. Më në fund, Perëndia zbuloi veten në personin e Birit të tij. Duke u shfaqur si njeri, Jezusi përfaqësonte Perëndinë në mënyrë të përsosur (Heb. 1:3). “Kush më ka parë mua, ka parë Atin,” deklaroi ai (Gjoni 14:9).

Përmbledhje

Zbulimi, në teologjinë judeokristiane, është komunikimi nga Perëndia tek njeriu i të vërtetave hyjnore, sidomos lidhur me shfaqjen e vetes, natyrës dhe vullnetit të tij.

Zbulimi i përgjithshëm duhet t’i nënshtrohet zbulimit të veçantë. Kjo duhet bërë sepse zbulimi i përgjithshëm është prishur nga mëkati dhe sqarohet e plotësohet vetëm nëpërmjet zbulimit të veçantë.

Zbulimi i përgjithshëm na çon në një ndjenjë të përgjithshme të Perëndisë, thellë brenda vetëdijes së qenies sonë. Ai e bën të qartë që Perëndia ekziston, dhe krijon tek ne një njohuri për të drejtën dhe të gabuarën. Përveç kësaj, ne na jepet edhe një ndjenjë për përjetësinë (Predikuesi 3:11). Zbulimi i veçantë është pronë e të gjithëve, duke përfshirë edhe ata të cilët nuk e kanë shtënë në dorë asnjëherë Shkrimet dhe nuk kanë aspak njohuri për planin e Perëndisë për shpëtim. Ai bëhet i ditur, për shembull, nëpërmjet krijimit (Ps. 19:1–4), providencës [përkujdesjes së Perëndisë për botën] (Veprat 14:17) si dhe ndërgjegjes (Rom. 2:14,15). Zbulimi i përgjithshëm quhet disaherë Zbulim natyror. Shihni edhe tek Rom. 1:18–20.

Zbulimi i veçantë na çon në një njohuri më të plotë për Perëndinë, natyrën, ligjet dhe qëllimet e tij, e sidomos për planin e tij për shpëtim. Ai na vjen nëpërmjet dëgjimit të Ungjillit, leximit të Shkrimeve dhe, mbi të gjitha, nëpërmjet njohurisë për Birin e tij, Jezu Krishti. Zbulimi i veçantë quhet disaherë Zbulim mbinatyror. Shihni edhe tek Heb. 1:3, Gjoni 1:17,18 dhe Gjoni 14:6–21.

Zbulimi i përgjithshëm duhet t’i nënshtrohet zbulimit të veçantë. Kjo duhet bërë sepse zbulimi i përgjithshëm është prishur nga mëkati dhe sqarohet e plotësohet vetëm nëpërmjet zbulimit të veçantë. Ndonëse bota, si e krijuar në fillim, shfaqte përsosmërisht karakterin e Perëndisë, sot, për shkak të gjykimit të tij kundër mëkatit, vuajtja dhe vdekja mjegullojnë aftësinë tonë për të vlerësuar mirësinë dhe mëshirën e tij. Në dallim me këtë, zbulimi i veçantë i Perëndisë, nëpërmjet Biblës, është i përsosur (Ps. 19:7) si dhe i pagabueshëm (Gjoni 10:35 dhe Lluka 16:17). Mendimet e njeriut për Perëndinë dhe krijimin e tij, të nxjerra nga vëzhgimet në natyrë, janë të gabueshme dhe të prirura të shtrembërohen falë mëkatit (Jer. 17:9 dhe Rom. 1:18); Bibla është Fjala e Perëndisë dhe i frymëzuar nga Perëndia (2 Tim. 3:16), dhe për rrjedhojë është plotësisht i besueshëm.

Për lexim të mëtejshëm

Referime

  1. Westfall, R., Isaac Newton, tek Ferngren, G., ed., Science and Religion, Johns Hopkins University Press, 2002, f. 155. Kthehuni në tekst.
  2. Lloyd-Jones, D.M., Romans: An exposition of Chapter 1, Banner of Truth, Edinburgh, 1985, f. 369. Kthehuni në tekst.
  3. Cosner, L., Ish ateist kryesues arsyeton për ekzistencën e Perëndisë: Rishikim i librit There is a God: How The World’s Most Notorious Atheist Changed His Mind nga Antony Flew me Roy Varghese, Journal of Creation 22(3):21–24, Dhjetor 2008. Kthehuni në tekst.
  4. Wieland, C. & Sarfati, J., Manipulim jete? Kërkues për inxhinierinë gjenetike përkrah Zanafillën, Creation 27(1):46–49, Dhjetor 2004. Kthehuni në tekst.
  5. Cashmore, A., Devijimi lukrecian: baza biologjike e sjelljes njerëzore dhe sistemi i drejtësisë penale, Proceedings of the National Academy of Sciences 107(10):4499–4504, 2010. Kthehuni në tekst.
  6. Mund të arsyetohet që në atë kohë zbulimi i përgjithshëm ka qenë me të vërtetë i përsosur. Krijimi para Rënies zbulonte përsosmërisht, për shembull, atributin e mirësisë tek Perëndia, sepse nuk dukej asnjë pëllëmb sëmundje, kalbje ose vdekje/ngordhje. Pas Rënies, lind nevoja e mprehtë për zbulim të veçantë nëpërmjet Shkrimit. Ndonëse atributet e Perëndisë shihen qartë (Romans 1:20) — kështu që nuk ekziston asnjë justifikim për të mohuar ekzistencën e Perëndisë projektues — ky zbulim i përgjithshëm në fund të fundit është i rënë dhe i përcaktuar të shkatërrohet (Romans 8:20). Kthehuni në tekst.
  7. Shihni edhe tek Hebrews 9:22. Kthehuni në tekst.

The article you just read is free, but the staff time working on it … isn’t. Consider a small gift to keep this site going. Support this site

Copied to clipboard
8203
Product added to cart.
Click store to checkout.
In your shopping cart

Remove All Products in Cart
Go to store and Checkout
Go to store
Total price does not include shipping costs. Prices subject to change in accordance with your country’s store.