Evidenca të arta për Përmbytjen e përshkruar tek Zanafilla
nga Jack Lange
Jack Lange mban kuarc armbajtës.
Shumica e njerëzve do të habiteshin po të mësonin që grimat
e arit të lëmuara nga uji gjenden shpesh jo vetëm në lumenj
dhe përronj por mbi kodra madje edhe në majat e maleve. Për shembull,
para disa vjetësh, ndërsa po kërkonim ar në gadishullin Cape
York në veri të Queensland të Australisë, unë me vëllain
tim gjeta rreth 30 grima në shpatin e një kodre e madje edhe në majë
të kësaj kodre. Grimat peshonin secila nga dy deri tridhjetë gramë
dhe që të gjitha ishin të paktën pjesërisht të lëmuara.
Grimat e lëmuara nga uji ishin përzier me gurë pjesërisht të
lëmuar me madhësi sa nga ajo e kushinetave deri në atë të
kungujve.1 Shumë kërkues
ari vrasin mendjen se si këto grima në malësi u bënë kaq
të lëmuara, por për mua kjo shpjegohet nga Përmbytja mbarëbotërore
e përshkruar nga Bibla.
Gjeologët jobesimtarë mund të japin shpjegimin që mbetjet ar-prurëse
u bënë falë ngritjes gjeologjike të shtratit të një
lumi të vjetër. Problemi me këtë teori qëndron tek fakti
që gurët dhe zhavorri që gjenden sot në shtretërit e lumenjve
janë në përgjithësi plotësisht të lëmuara.
Kështu që do të prisnim që edhe gurët që gjenden në
të ashtuquajtur ‘shtretër lumenjsh të vjetër’ do
të ishin gjithashtu shumë të lëmuar. Megjithatë, në
shumicën e rasteve, janë vetëm pjesërisht të lëmuar
nga uji, sikur të jenë mbartur e rrokullisur nga lëvizja e ujit vetëm
për një kohë të kufizuar. Kjo shpjegohet më mirë nga
veprimi i Përmbytjes.
Fotografi nga Jack Lange
Ari gjendet në damarë kuarci të cilët u formuan kur shkëmbi
prind u copëtua (shihni tek kutia). Kërkuesit
seriozë të arit e dinë që shumica e arit që nxirret sot
nga minierat ka ardhur, shpejt ose vonë, nga vendet ku këta damarë
kuarci arprurës dalin në sipërfaqe të tokës. Në fakt,
shumica e grimave që kam gjetur (dhe kam gjetur mijëra nëpër
Australi), kur nxirren nga toka në fillim, janë të bashkangjitura
me kuarcin.
Gjatë kohës që ujërat e Përmbytjes po tërhiqeshin,
damarët u rrahën dhe u gërryen, dhe copa kuarci arprurës u shkëputën.2 Një pjesë e arit
ende mbetet e zënë brenda këtyre mostrave kuarci, dhe kjo zbulohet
shpesh me detektorë metalesh.
Grimat u formuan kur ari u shkëput nga kuarci ndërsa u rrokullis dhe u
hodh sa andej-këtej. Nëse këto grima u vërtitën mjaft sa
të lëmoheshin të paktën pjesërisht, atëherë emërohen
si ar aluvial. Kurse nëse grimat gjenden afër burimit të
tyre, pra damarit, ato janë zakonisht të dhëmbëzuara dhe këndore,
dhe quhen ar eluvial.
Çdo pjesë ari që u shkëput gjatë Përmbytjes do të
kishte muaj me radhë gjatë të cilëve të rrokullisej e të
lëmohej shumë. Ari që është vetëm pak i lëmuar
nga anët do të jetë shkëputur gjatë stadeve të fundit
të Përmbytjes ose të jetë rrokullisur nga lëvizja e sedimenteve
sipërfaqësore pas Përmbytjes.
Koncepti që kam për Përmbytjen biblike dhe mënyrën se si
forcat e saj masive shpërndanë grimat e arit më larg burimit të
tyre damar sesa ç’besohet zakonisht, më ka ndihmuar të bëhem
kërkues i suksesshëm ari. Është një përvojë shumë
interesante të gërmosh një grimë të lëmuar ari nga
vatra e saj e lashtë dhe të mendohesh për historinë e saj.
Mënyra se si ari u formua gjatë Përmbytjes
nga Tas Walker
Ari njihej para Përmbytjes. Bibla përshkruan vendin e Havilahut, ‘ku
kishte flori’ dhe që ‘floriri i këtij vendi është
i mirë’ (Zanafilla
2:11–12). Shumica e arit që u prodhua gjatë Javës së
Krijimit ka të ngjarë të jetë varrosur në Përmbytje.
Ari u formua edhe gjatë Përmbytjes së Noeut.
- Në gjysmën e parë të Përmbytjes, ujërat u shtuan mbi
tokë dhe lëshuan depozita të trasha sedimentesh. Uji ende i zënë
në sediment i nënshtrohej trysnisë, përmbante shumë kimikate
agresive, dhe zgjidhte shumë minerale.
- Lëvizje masive tokësore gjatë Përmbytjes palosën sedimentet,
duke krijuar shpeshherë shkëmbinj metamorfikë.
- Uji kaloi nëpër të çarat e shkëmbinjve, duke depozituar
kuarc dhe minerale të tjera si ari, argjëndi, bakri, zinku dhe plumbi.
- Në gjysmën e dytë të Përmbytjes, ujërat e saj në
tërheqje gërryen tokën. Ari nga këta damarë u përqëndrua
në depozita aluviale.
|
Referenca
- Shihni tek Hergenrather, H.,
Noah s long distance travelers, Creation 28(3):30–32,
2006. Kthehuni në tekst.
- Lalomov, A.V. and Tabolitch, S.E., Gold placers in Earth history,
Journal of Creation 11(3):330–334, 1997. Kthehuni në tekst.
| Manna from heaven? Because this site and the information it contains is free, you might think so. However, lots of hard work went into producing it. Your gifts help to produce this ‘manna’ for others.  | | |
|