Lajmi i mirë!
Para se të flasim për Lajmin e Mirë duhet të merremi me lajmin e keq.
Problemi tek ti dhe unë
Si krijesa të Perëndisë, ne jemi pronë e tij, dhe ai ka vendosur për ne një standard
moral të përsosur - dhe jemi përgjegjës ndaj tij për mënyrën se si jetojmë (Hebrenjtë
9:27). Bibla na thotë që ne të gjithë, si Adami dhe Eva (burri dhe gruaja
e parë), jemi kthyer nga rrugët e Perëndisë; kemi ndjekur rrugën tonë, duke jetuar
faktikisht sikur të ishim ne Perëndi - drejtues. Këtë rebelim, ku hedhim poshtë
sundimin e Perëndisë mbi ne, Bibla e quan ‘mëkat’ dhe të gjithë kemi
mëkatuar (Romakët
3:23).
Bibla thotë që Perëndia do të na mbajë përgjegjës për mëkatin tonë. Si Adami, njeriu
i parë që Perëndia krijoi, ne të gjithë meritojmë gjykimin e Perëndisë për mëkatin
tonë. Si pasardhës të Adamit, të gjithë vuajmë nga vdekja fizike në fund të kësaj
jete tokësore. Bibla e quan këtë vdekje (pasoja e mallkimit nga Perëndia -
Zanafilla 3:19) ‘armiku i fundit’ (1
Korintasit 15:26). Vdekja nuk kishte vend në krijimin e përsosur fillestar.
Vdekja hyri për shkak të mëkatit të Adamit, kur ai, nëpërmjet veprimeve të tij,
i tha Perëndisë që ai nuk nevojitej - pra Adami do të bëhej Perëndi për veten. Sidoqoftë,
secili prej nesh ka miratuar veprimin e Adamit, meqë kemi hedhur poshtë sundimin
e Perëndisë mbi ne (Romakët
5:12).
Bibla na tregon gjithashtu që Perëndia në të ardhmen do të na gjykojë për mëkatin
tonë. Gjykimi i tij do të ketë pasoja të tmerrshme (Romakët
2:5–11). Perëndia është plotësisht i drejtë, gjë që do të thotë që
ai do të veprojë gjithmonë me drejtësi sipas parimeve morale/ligjore që ai themeloi,
kështu që duhet të ndëshkojë shkeljet e ligjit të tij. Duke qenë se mangësitë tona
shkelin shenjtërinë e tij të përsosur dhe të pakufishme, edhe ndëshkimi gjithashtu
duhet të jetë i pakufishëm. Ngaqë jemi të kufishëm, ndëshkimi duhet të zgjatet përjetësisht
(Mateu
25:46). Për më tepër, nuk mund të fitojmë falje nga Perëndia nëpërmjet veprave
tona, sepse asgjë që bëjmë nuk mund të anulojë mëkatin që kemi bërë (Romakët
3:23,24;
Efesianët 2:8,9). Të bësh vepra të mira me shpresën që ato do të ‘peshojnë’
më shumë sesa veprat tona të këqija, është sikur të lyesh me bojë dru të kalbur
- prapë mbetet kalbja.
Plani i shpëtimit i Perëndisë
Por Perëndia ka siguruar një rrugë shpëtimi nga mallkimi i vdekjes dhe gjykimi që
po vjen. Ose ne duhet të vuajmë ndëshkimin tonë, ose një Zëvendës duhet ta durojë
në vendin tonë (Isaia
53). Zëvendësi duhet të jetë plotësisht njerëzor që të zëvendësojë njerëzimin
(Hebrenjtë
2:14), duhet të jetë krejt i pamëkatë që të mos ketë nevojë të shlyejë mëkatet
e veta (Hebrenjtë
7:27), dhe duhet të jetë plotësisht hyjnor që të jetë në gjendje të durojë
zemërimin e pakufishëm të Perëndisë (Isaia
53:10). Që të bëhet ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njeriut, Jezusi duhet
të jetë të dy - “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi
midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri” (1
Timoteu 2:5).
Bibla thotë, “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin,
që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”
(Gjoni
3:16). Jezu Krishti erdhi në botë për të marrë përsipër mallkimin dhe ndëshkimin
e mëkateve tona. Si Perëndi në mish (Kolosianët
2:9) Perëndi-njeri Jezusi jetoi një jetë pa mëkat (Hebrenjtë
4:15) dhe dha veten vullnetarisht për të pësuar vdekjen për ne, në vendin
tonë (Romakët
5:8,
1 Pjetri 3:18). Ai mori përsipër ndëshkimin që na takonte për mëkatet
tona. Meqenëse ishte Perëndi (si dhe njeri), jeta e tij kishte vlerë të mjaftueshme
për të paguar të gjitha mëkatet e njerëzve sa të duash. Edhe ai u ringjall nga të
vdekurit, duke vërtetuar që ai kishte paguar borxhin dhe kishte mposhtur vdekjen.
Vdekja dhe ringjallja
e Jezusit janë fakte historike të evidentuara - shumë njerëz janë përpjekur t’i
përgënjeshtrojnë por përkundrazi janë kthyer vetë në besim.
Një dhuratë falas? A ka ndonjë gjë vërtet falas?
Perëndia ua ofron këtë dhuratë falas shpëtimi, të gjithë atyre që do ta pranojnë.
Ai u bën thirrje të gjithëve të kthehen nga rrugët e tyre të mëkatshme dhe të besojnë
tek vepra e Krishtit për ne. Nuk mund të bëjmë asgjë për të hequr fajësinë tonë
përpara Perëndisë (Romakët
3:23). Veprat tona të mira nuk e heqin dot mëkatin tonë, dhe meqë jemi mëkatarë,
nuk mund të bëjmë asgjë për të asgjësuar këtë; vetëm me anë të mëshirës së Perëndisë
mund të shpëtohemi nëpërmjet asaj që ai ka bërë - është dhuratë (Efesianët
2:8,9). Ata që mundohen të fitojnë shpëtimin e tyre pa hirin e Perëndisë
(favorin e tij të pamerituar) do të dështojnë (Romakët
9:32).
Cila është alternativa?
Nga ana tjetër, kush përçmon ofertën e Perëndisë do të vuajë nga zemërimi i tij
në gjykimin e ardhshëm, për të cilin Bibla na paralajmëron herë pas here. Kjo është
një perspektivë e tmerrshme (2
Thesalonikasit 1:7–9). Jezusi foli shumë për këtë, duke i paralajmëruar
njerëzit për rrezikun që u rrinte pranë. Libri i Zbulesës në Bibël përdor imazhe
dramatike për të portretizuar të ardhmen e tmerrshme të atyre që refuzojnë sot mëshirën
e Perëndisë - pra ndarja e përjetshme nga Perëndia, i cili është burimi i gjithçkaje
të mirë.
Disa mund të protestojnë se një dënim i tillë është i tepërt. Sidoqoftë, Perëndia
po ua jep rebelëve mallin e zemrës: të jenë të lirë nga sundimi i Perëndisë mbi
ta, përjetë. Problemi qëndron pikërisht këtu, që liria nga sundimi i Perëndisë nënkupton
edhe ndarjen nga Perëndia i cili është burimi i gjithçkaje të mirë (Zanafilla
1:31;
1 Gjoni 1:5–10).
Nëse e kuptoni që jeni mëkatar i padenjë, i cili meriton dënimin e Perëndisë dhe
ka nevojë për faljen e tij, atëherë Bibla thotë që duhet të keni “pendimin
te Perëndi dhe... besimin në Zotin tonë Jezu Krisht” (Veprat
20:21). Pendim do të thotë ndryshimi i plotë i mendimit - pra që jeni dakord
me Perëndinë për mëkatin tuaj, për identitetin e Jezusit dhe për atë çfarë ai bëri
për ju, dhe tani dëshironi të jetoni që t’i pëlqeni atij. Besimi tek Jezu
Krishti nënkupton që pranoni se kush është, ‘Biri i Perëndisë të gjallë’,
që ‘Krishti vdiq për të paperëndishmit’ dhe që ai mundi vdekjen për
ju nëpërmjet ringjalljes së tij (1
Korintasit 15:21,22). Duhet të besoni që ai ka fuqi për t’ju shpëtuar,
dhe të besoni vetëm tek Krishti që të rregulloheni me Perëndinë.
Po tani?
Nëse dëshironi të shpëtoheni, atëherë kthehuni tek Krishti sot. Rrëfejani që jeni
mëkatar fajtor dhe i pafuqishëm, dhe kërkojini t’ju shpëtojë dhe të bëhet
Zot i jetës suaj, duke ju ndihmuar të lini pas rrugët tuaja të mëkatshme dhe të
jetoni për të. Bibla thotë, “Po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe
po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh”
(Romakët
10:9). (Vini re që ky premtim nga Perëndia nuk varet nga ndjenjat tuaja,
të cilat sa vijnë edhe ikin; ne mund t’i besojmë Perëndisë, thjesht, për atë
që ka premtuar. Perëndia do të bëjë atë që thotë se do ta bëjë.) Nëse jeni lutur
kështu, hapi tjetër është të gjeni disa të krishterë të cilët respektojnë Biblën,
Fjalën e Perëndisë, si të autoritetshme ne të gjitha çështjet për të cilat flet
- të krishterë të tillë do të kenë gjithmonë dëshirë t’i studiojnë mësimet
e Biblës, duke i realizuar në jetë. Kërkojuni t’ju ndihmojnë ndërsa mësoni
të jetoni siç e do Perëndia.
| They say time is money. Well, this site provides over 30 years of information. That’s a lot of money and time. Would you support our efforts to keep this information coming for 30 more years?  | | |
|