Si e krijon Zotin truri juaj?!
Koklavitjet e evolucionit për të anashkaluar të vërtetën
e dukshme
nga Adrian Bates
Revista New Scientist ka botuar kohët e fundit një artikull me
titull Besimtarë të Lindur: Mënyra se si truri juaj krijon Zotin
(sidomos në kohëra të vështira nga ana financiare)1 . Aty nga fundi i artikullit
gjendet një mospranim i pjesshëm që ‘Të gjithë kërkuesit
në fjalë theksojnë që këto kërkime nuk nenkuptojnë
asgjë në lidhje me ekzistencën ose mosekzistencën e perëndive.’
Sidoqoftë, toni i artikullit, duke përfshirë titullin, nënkupton
fort që realiteti i preferuar nga autori është me të vërtetë
që “truri juaj krijon Zotin.”
Foto stockxpert
Në fillim ky artikull sugjeron që “Zoti” krijohet në
trurët tanë si pasojë e “një adaptimi evolucionar që
u jep njerëzve më shumë mundësi të mbijetojnë.”
Mirëpo pastaj vë në dukje që kjo teori nuk pranohet nga shumë
në komunitetin evolucionar. Duke anashkaluar këtë vështirësi
pa çarë kokën, artikulli zhytet në një teori alternative
dhe kontradiktore që “feja del si nënprodukt natyror i mënyrës
së si vepron mendja e njeriut.”
Artikulli propozon pa frikë si evidencë për këtë shpjegim
alternativ, një studim i cili ka treguar që fëmijët mund të
dallojnë që në një moshë të njomë midis një
kutie dhe një njeriu në lëvizje. Nga kjo vërejtje mjaft e mprehtë
del shpejt supozimi mjaft joreal që trurët tanë kanë sisteme
të veçanta njohëse për të trajtuar (a) gjallesat dhe
(b) objektet jofrymore (tamam si çdo sensor alarmi në fakt?). Kërkuesi
e quan këtë aktivitet trunor “dualizmi i mendimit praktik”,
i cili me sa duket (gjatë miliona vjetësh?) ka bërë që
trurët tanë të krijojnë Zotin. Pastaj disa vëzhgime të
tjera të sjelljes fetare njerëzore thirren në mbështetje të
kësaj teze.
Nëse do të mbetej me kaq, ndoshta mund t’i thoshim “s’ka
koment”. Por vlen të vihet re mënyra se si ky artikull ndërton
një argument shumë të fortë për kudondodhshmërinë
e dijenisë së Zotit mes gjithë njerëzimit. Disa prej këtyre
citimeve jepen më poshtë:
- “Del që qeniet njerëzore kanë një prirje natyrore
ndaj besimit fetar, sidomos gjatë kohërave të vështira.”
- “Duket se mendjet i kemi të akorduara me shumë imtësi që
të besojnë tek perëndira.”
- “Idetë fetare gjenden në të gjitha kulturat.”
- “Fëmijët kudo në botë kanë një prirje të
fortë natyrore që të besojnë tek perëndira.”
- “Beringu kujton që besimi tek ndonjë jetë jashtë asaj
që përjetohet trupërisht është gjendja bazë e trurit
njerëzor.”
- “Prirja jonë paraprake të besojmë në një botë
të mbinatyrshme mbetet me ne ndërsa plakemi.”
- “Petroviçi shton se madje edhe të rriturit të cilët
përshkruajnë veten si ateistë dhe agnostikë kanë prirje
ndaj mendimeve mbinatyrore. Këtë e ka vërejtur edhe Beringu.”
- “Mirëpo, kjo sugjeron që Zoti nuk ka për t’u larguar,
dhe që ateizmi do të jetë gjithmonë i vështirë për
t’iu shitur njerëzve. Besimi fetar është ‘rruga e rezistencës
minimale’, thotë Bojeri, ndërsa mosbesimi do mund.”
Kështu pra, mu nga goja e kalit, kemi lajmin e keq për humanizmin ateist.
E tërë bota beson tek Zoti: madje edhe ateistët kthehen në besimin
bazë tek Zoti kur stresohen dhe vëllazërisë evolucionare i duhet
të punojë shumë që të “ruajnë besimin”.
Në krye të mësymjes
Atëherë artikulli na jep një shembull klasik të “shitjes
së ateizmit me dhunë” dhe “përpjekjet që i duhen”
duke cituar shokun tonë të vjetër dhe aleatin e paditur Dr Riçard
Dokins – autor i të vërtetave të rëndomta si p.sh.:
“Gjërat duken sikur janë projektuar por në fakt nuk janë”2 , dhe
“Evolucioni është vëzhguar – vetëm se nuk është
vëzhguar gjatë kohës që po ndodh”3.
Dokinsi, një përkrahës i fortë në librin e tij me titull
Iluzioni i Zotit i teorisë që feja përhapet tek fëmijët
nëpërmjet propagandizimit, u përball me pyetjen në artikull:
“Mirëpo, nëse fëmijët kanë një besim të
vetvetishëm tek Perëndia, ku mbetet atëherë hipoteza e propagandizimit?”
“S’ka problem,” thotë Riçardi (i cili ndoshta ka shpikur
tortën e pambarueshme?) – “Duhet të jenë që të
dyja të vërteta.”
Të zvarritur me sqelma dhe klithma
Nuk mund të mos mendohesh nëse jemi marrë me “mendimin jologjik
të vetizolimit akademik” më shumë sesa me këtë “mendim
praktik dualist”. Do të jetë gjithmonë një punë e
rëndë t’i bindësh njerëzit e etur që uji nuk ekziston,
e prapë këtu vëllazëria evolucionare niset pa pretendime të
tregojë që qenka e zonja për këtë punë. Me sa duket
këta kërkues dinë mirë fjalën e vjetër: “Nëse
bën kuak, bën not dhe ecën si rosë – në fakt na u
dashka të jetë një derr fluturues.”
Libri i Romakëve, i cili na tregon që madje edhe “jobesimtarët”
kanë ligjin e Perëndisë të gdhendur në zemrat (2:15), përmbledh
këtë mohim “heroik” të Perëndisë – thjesht
thotë, “Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të
marrë”.4 Të
kujtohet rasti kur Jezusi shëroi një njeri të lindur të verbër.5 Kundërshtarët e
tij, duke luftuar me zell kundër shpjegimit normal mbinatyror, nga dëshpërimi
vazhduan të pyesnin të shëruarin, si të thuash, “Po ç’të
bëri, ç’të bëri?”
Përfundimi?…. Nuk ka njerëz aq të verbër sa ata që
nuk duan të shohin.
Shënime
-
http://www.newscientist.com/article/mg20126941.700-born-believers-how-your-brain-creates-god.html?full=true
Kthehuni në tekst.
- Dawkins, R., The Blind Watchmaker,
W.W. Norton & Company, Nju Jork, f. 1., 1986. Ai thotë: “Biologjia
është studimi i gjërave të ndërlikuara të cilat duken
sikur janë projektuar për një qëllim”, dhe pastaj niset
të arsyetojë që nuk janë projektuar. Kthehuni
në tekst.
- Dhjetor 2004 Intervistë Bill Moyers
‘Now’ Transkriptimi tek:
www.pbs.org/now/transcript/transcript349_full.html#dawkins. Kthehuni
në tekst.
-
Romakët 1:22. Kthehuni në tekst.
-
Gjoni, kapitulli 9. Kthehuni në tekst.
|