Kërkimet e fundit e ‘vënë në bisht’ teorinë
për bishtin e palloit
‘Teoria e seleksionimit seksual’ e Çarls Darvinit nuk arrin dot
ta shpjegojë pikërisht atë fenomen për të cilin e
shpiku Darvini
nga David Catchpoole
Fotografi stock.xchng
Bishti madhështor si freskore i palloit, i mbushur me trajta që duken si sy, mban
të gjitha shenjat dalluese se është projektuar - nga një Projektues.
Kështu që nuk ka për t’u habitur që vështirësitë e shpjegimit të tij nëpërmjet
evolucionit me sa duket i paraqitën një kokëçarje Çarls Darvinit. Më konkretisht:
‘Pamja e një pende në bishtin e një palloi, sa herë që e vështroj, më bën
për të vjellë!’ Pikërisht këto kanë qenë fjalët e tij të cilat i shkroi në
18601, vitin pasi botoi
librin e tij me famë (të keqe) Origjina e Llojeve. Vetëm në 1871, njëmbëdhjetë
vjet më vonë, Darvini propozoi të tijën ‘teori seleksionimi seksual’
në përpjekje për të siguruar një shpjegim natyralist (evolucionar) për pendët e
palloit dhe stolisjeve të tjera mashkullore ‘të padobishme në dukje’.
Në thelb, ideja e Darvinit thoshte që pendët e mahnitshme të palloit mashkull dhe
bishti i tij si freskore evoluan (d.m.th. u bënë natyrshëm) në reagim ndaj zgjedhjes
nga femra. Domethënë, ata meshkuj që kishin bishtat më tërheqës do të ishin vetë
më tërheqës ndaj femrave, kështu që do të ndërziheshin më shumë duke i kaluar brezit
pasardhës më shumë nga genet e tyre, duke përfshirë dhe genet për bishtat tërheqës.
Studime të mëvonshme të lavdëruara së tepërmi pretenduan se treguan që pallonjtë
femër preferojnë një mashkull që heq zvarr një bisht të zbukuruar, dhe kjo ide u
bë së shpejti ‘pjesë e kanunit të biologjisë evolucionare’.2
Megjithatë, vëzhgime të hollësishme nga një grup kërkuesish kryesuar nga Mariko
Takahashi pranë Universitetit të Tokios ‘dëmton rëndë besimin e mbajtur prej
kohësh që pendët e palloit mashkull evoluan në reagim ndaj zgjedhjes nga femra.’3,4
Studimi në fjalë nuk gjeti asnjë evidencë që pallonjtë femër zgjedhin meshkuj sipas
cilësisë së bishtave të tyre - ‘në kundërshtim me teorinë e Darvinit për seleksionimin
seksual’.5
Kërkuesit vlerësuan cilësinë e bishtave në dy mënyra. Së pari, matën gjatësinë e
bishtit. Së dyti, numëruan ‘njollat sy’ në të gjithë bishtin e hapur.
Sa më i gjatë bishti, dhe sa më të shumta njollat sy, aq më e mirë ‘cilësia’
e bishtit. Pastaj ata regjistruan nëse femrat zgjodhën meshkuj me bishta të cilësisë
më të lartë. Por, për habinë e tyre (dhe të shumë evolucionistëve të tjerë), ata
zbuluan që femrat u bashkuan me pallonj mashkull ‘të cilësisë së dobët’
po aq shpesh sa dhe me meshkujt ‘e spikatur’ ‘të cilësisë së lartë’.
Jo sikur kërkuesit u nisën me qëllim ta përgënjeshtronin teorinë - në fakt krejt
e kundërta - ata kishin synuar ta vërtetonin.
Kështu, siç raportoi revista New Scientist, kërkuesit nxorën përfundimin
që ‘bishti i zvarritur i palloit mashkull nuk është objekt i preferencës seksuale
nga ana e femrës - gjë që përgënjeshtron teorinë e Darvinit për seleksionimin seksual.’6
Jo sikur kërkuesit u nisën me qëllim ta përgënjeshtronin teorinë - në fakt krejt
e kundërta - ata kishin synuar ta vërtetonin. Por edhe pse vazhduan kërkimet
për shtatë vjet, një periudhë kohe gjatë së cilës vëzhguan
268 ndërzime në një popullsi të egër pallonjsh indianë (Pavo cristatus),
kërkuesit nuk e lidhën dot ndërlikueshmërinë e bishtit të palloit me suksesin e
tij me femrat.
Ta themi thjesht, bishti i zvarritur i mashkullit nuk arriti dot t’u bënte
përshtypje femrave, jo t’i ngazëllonte apo t’i interesonte.
Natyrisht, edhe sikur femrave u kishte lënë përshtypje, kjo nuk shpjegon
origjinën e geneve të cilat përmbajnë kodin gjenetik për pendët e përpunuara
të bishtit.7
Teoria e Darvinit e seleksionimit seksual është sulmuar gjithnjë e më shumë vitet
e fundit.8 Ky dështimi masiv i
fundit i teorisë për të shpjeguar po atë gjë për të cilën e shpiku Darvini, në thelb
bën që evolucionistët të zmbrapsen nga e para.
D.m.th., ashtu si Darvini në vitin 1860, ata kanë çdo arsye të vështrojnë bishtin
e palloit, dhe t’u vijë për të vjellë!
Referenca
- Darwin, F., (redaktoi), Letër drejtuar Asa Gray, më dt.
3 Prill 1860, The Life and Letters of Charles Darwin, D. Appleton and Company,
New York and London, Vol. 2, f. 90–91, 1911. Kthehuni në tekst.
- Morell, V.,
Peacock feathers: That’s So Last Year, ScienceNOW Daily News,
2 Prill 2008. Kthehuni në tekst.
- Takahashi, M., dhe të tjerë, Peahens do not prefer peacocks
with more elaborate trains, Animal Behaviour 75(4):1209–1219,
2008. Kthehuni në tekst.
- Viegas, J.,
Female peacocks not impressed by male feathers, Discovery News, 28
Mars 2008. Kthehuni në tekst.
- Being preened to perfection is no guarantee of success,
New Scientist 197(2649):16, 2008. Kthehuni
në tekst.
- Barras, C.,
Have peacock tails lost their sexual allure?, NewScientist.com news service,
4 Prill 2008. Kthehuni në tekst.
- Burgess, S.,
The beauty of the peacock tail and the problems with the theory of sexual selection,
Journal of Creation 15(2):94–102, 2001; <creation.com/peacock>.
Kthehuni në tekst.
- Catchpoole, D.,
Peacock poppycock? Creation 29(2):56, 2007, <creation.com/poppycock>.
Kthehuni në tekst.
|