Share
A- A A+

Deklarata e Besimit

(A): Prioritetet

  1. Aspektet shkencore te krijimit janë të rëndësishme, por ato janë dytësore krahasuar me rëndësinë e shpalljes së ungjillit të Jezus Krishtit si Mbret, Krijues, Shpëtimtar dhe Gjyqtar.
  2. Dokrina e Krijuesit dhe krijimit janë të pandashme nga ungjilli i Jezu Krishtit.

(B): Baza

  1. Te 66 librat e Biblës përbëjnë Fjalën e Shkruar të Zotit. Bibla është e frymëzuar nga Perëndia. Deklarimet e Biblës janë fakte të vërteta. Bibla është autoriteti supreme dhe absolut jo vetëm në gjithë çështjet e besimit dhe te sjelljes, por në gjithçka që mëson. Autoriteti i Biblës nuk është i kufizuar vetëm në tema frymërore, shpirtërore apo fetare, por ky autoritet është i plotë dhe ne tema të tilla si historia dhe shkenca.
  2. Udhëzuesi final për interpretimin e Shkrimeve të Shenjta është vetë Shkrimi i Shenjta.
  3. Përshkrimi i origjinës i dhënë në librin e Zanafilles është një përshkrim i thjeshtë por faktual dhe prezanton rrjedhën e vërtetë historike të ngjarjeve, rrjedhimisht përbën kuadrin për kërkimet shkencore përsa i takon origjinës dhe historisë së jetës, së njeriut, të Tokës dhe universit.
  4. Format e ndryshme të jetës (llojeve), duke përfshirë dhe vetë njeriun, janë bërë përmes akteve krijuese të drejtpërdrejta të Perëndisë. Pasardhësit aktual të sejcilit prej formave origjinale (me përjashtim të njeriut) mund të përfaqsojnë sot më shume se një specie, duke reflektuar potencialin gjenetik brenda llojit. Që nga koha e Krijimit, brenda sejcilit prej këtyre formave, kanë ndodhur, në mënyrë natyrore, vetëm ndryshime të kufizuara biologjike (duke përfshirë ketu dhe degjenerimin për shkak të mutacioneve).
  5. Përmbytja e madhe e kohës së Noeut (e cituar në librin e Zanafillës) ka qenë një ngjarje historike e vërtetë, mbarëbotërore (globale) përsa i takon shtrirjes së saj dhe efekteve qe shkaktoi.
  6. Krijimi i vecantë i Adamit (njeriut të parë) dhe Evës (gruas së parë), si dhe rënia ne tyre në mëkat në kopshtin e Edenit, përbën bazën për domosdoshmërinë e shpëtimit për njeriun.
  7. Vdekja (fizike dhe shpirtërore) dhe gjakderdhja hynë në këtë botë si rezultat dhe si pasojë direkte e mëkatit të njeriut.

(C): Teologjia

  1. Perëndia është një Trinitet: Një Perëndi dhe tri persona-Perëndia Atë, Perëndia Bir (Jezu Krishti) dhe Perëndia Fryma e Shenjtë.
  2. Të gjithë njerëzit janë mëkatarë si rrjedhim i trashëgimisë përmes Adamit dhe si rrjedhim i zgjedhjes individuale, prandaj ata janë subjekt i zemërimit të Zotit dhe dënimit prje Tij.
  3. Shpëtimi nga dënimi dhe nga fuqia e mëkatit është e mundur vetëm përmes vdekjes sakrifikuese dhe gjakut të Jezus Krishtit dhe ngritjes së Tij të plotë dhe trupore nga të vdekurit.
  4. Mëkatarët mund të pendohen prej veprave të tyre dhe të besojnë në Jezu Krishtin vetëm përmes Frymës së Shenjtë.
  5. Fryma e Shenjtë vërtet që banon e punon brenda çdo besimtari, dhe bën të mundur që besimtarët të prodhojnë frytet e drejtësisë.
  6. Shpëtimi është një dhuratë që merret vetëm me anë të besimit në Jezu Krishtin. Shpëtimi shprehet në pendiminin individual, në pranimin e vdekjes së Jezu Krishtit si pagesë e plotë për mëkatin tonë, dhe pranimin e Jezu Krishit të ringjallur si Zot e Shpëtimtar, dhe që është i ulur në të djathtë të Atit në vendet qiellore.
  7. Gjithcka që nevojitet për shpëtimin tonë është e shprehur qartë të Bibël.
  8. Jezu Krishtin u ngjis nga Fryma e Shenjtë dhe i lindi virgjëreshës Mari.
  9. Jezu Krishti është ngritur trupërisht nga të vdekurit, është ngjitur në qiell, dhe tashmë është ulur në të djathtë të Atit. Dhe do të vijë sërisht personalisht në këtë tokë të gjykojë të gjallë dhe të vdekur.
  10. Satani është armiku frymëror personal i Perëndisë dhe i njeriut.
  11. Ata që nuk besojnë në Jezu Krishtin dhe atë që Ai ka bërë, do të dënohen përjetë. Por ata që besojnë në Jezu Krishtin do të gëzojnë jetën e përjetshme me Perëndinë.

(D): Të përgjithshme

Sa shkruhet më poshtë, konsiderohen nga anëtarët e Bordit (Drejtues) të CMI, të jenë në përputhje me Shkrimet ose që rrjedhin prej Shkrimeve:

  1. Shkrimi i Shenjtë mëson një origjinë të re të jetës dhe të gjithë krijimit.
  2. Ditët në librin e Zanafillës nuk i korespondojnë moshave gjeologjike, por janë gjashtë (6) ditë të njepasnjëshme njëzet-e-katër (24) orëshe, ashtu si ditët tona 24 orëshe .
  3. Përmbytja në kohën e Noeut përben një ngjarje të rëndësishme gjeologjike, dhe pjesa më e madhe (por jo e gjitha) e shtresës së fosileve e kanë origjinën pikërisht nga përmbytja ne këtë kohë.
  4. Teoria e hapësirës nuk është e bazuar në Shkrimet e Shenjta. Po kështu dhe teoria e ditës-epokë (e ashtuquajtura krijimi progresiv), as Hipoteza e Kuadrit apo evolucioni teist.
  5. Ne kundërshtojmë pikëpamjet që mundohen t’i shmangen autoritetit të mësimeve të Shkrimit të Shenjtë, që mundohen të spekulojnë se njohuritë dhe/ose e vërteta mund të ndahen në fetare dhe materiale.
  6. Me përkufizim, çdo evidencë e dukshme, e shpallur apo e perceptuar në çdo fushë, duke përfshirë dhe historinë apo kronologjinë, nuk mund të jetë e vërtetë nëse ajo është kontradiktore me Shkrimin e Shenjtë. Ka rëndësi primare fakti, se çdo evidencë është gjithmonë subjekt i interpretimit prej njerëzve (te gabueshëm) që nuk zotërojnë gjithë informacionin.

“One little bit doesn’t make a difference.” It’s a good job CMI didn’t think like that. We had to start somewhere producing information, one word and one article at a time. Similarly, please don’t think your small donation doesn’t help. They can add together to bring a shower of blessings. Support this site

Copied to clipboard
8505
Product added to cart.
Click store to checkout.
In your shopping cart

Remove All Products in Cart
Go to store and Checkout
Go to store
Total price does not include shipping costs. Prices subject to change in accordance with your country’s store.