Një predikues rrugor thotë që krijimi ‘është çështja
kyç’
Është koha që kisha të pushojë së anashkaluari pyetjet
për të cilat njerëzit duan përgjigje
nga Russell Wallace
Unë jam pastor dhe bëj pjesë në një grup që predikon
dhe ungjillizon nëpër rrugët e Adelaide të Australisë së
Jugut. Shumicën e të premteve mblidhemi natën në një qoshe
të dendur të qytetit për të shpallur Ungjillin. Gjithsecili
nga grupi është plotësisht i përkushtuar për këtë
punë.
Megjithatë, kurdoherë që përmend midis të krishterëve
të tjerë temën e predikimit rrugor të tipit të vjetër,
shoh reagime mjaft të llojllojshme. Ndonëse disa përkrahin plotësisht
përqasjen ‘e guximshme’ të të qëndruarit në
një qoshe rrugësh për të shpallur fjalën e Perëndisë,
të tjerë nuk janë aq entuziastë. Këta thonë se është
‘avaz i vjetër’ dhe i paefektshëm. Duket se kujtojnë
se, po të mos shpëtohen njerëzit të premteve në mbrëmje,
dhe/ose vijnë në kishë çdo të dielë, ky lloj ungjillizimi
nuk ia vlen. Edhe pse ka disa mënyra se si mund të bëhemi gjithçka
për të gjithë (1
Korintasit 9:22), predikimi nëpër rrugë ka disa avantazhe
të prera, njëri prej të cilave është mundësia t’i
dëgjosh njerëzit në turmë si dhe të futesh në bisedime
me ta. Për habinë e disa njerëzve në kishë (të cilët
besojnë se jobesimtarëve nuk u pëlqen të bisedojnë për
‘çështjet fetare’), shumë të jashtëm ndihen
në fakt relativisht rehat kur u kërkojmë të na tregojnë
pikëpamjet e tyre për Perëndinë, Biblën, fenë dhe
tema të tjera.
predikimi nëpër rrugë ka disa avantazhe të prera, njëri
prej të cilave është mundësia t’i dëgjosh njerëzit
në turmë si dhe të futesh në bisedime me ta
Të njihemi me ‘opinionin e rrugës’
Midis të rinjve ka një temë të zakonshme e cila del në
pah herë pas here. Kjo temë është evolucioni. Ndonëse nuk
është aspak e vetmja temë që del në bisedë, është
një nga më të rregulltat, dhe të rinjvë u pëlqen të
bisedojnë rreth saj. Përse? Thjesht ngaqë është ajo që
u është mësuar dhe që janë bindur të besojnë.
Ndoshta është edhe mënyra më ‘e dobishme’ që
mëkatarët e rinj ta refuzojnë Perëndinë me vetëdije
që të justifikojnë jetesën e tyre.
Një natë, pata një bisedë me një djalosh 20 vjeç.
Me krenari ai më tregoi që nuk besonte aspak në Perëndinë,
duke shtuar që ishte anëtar i një grupi muzike rok. Ai nuk shihte
dot asnjë vlerë që do të kishte Perëndia për jetën
e tij. E pyeta nëse besonte tek evolucioni. Ai tha ‘po’, duke më
vështruar sikur t’ia kisha bërë ndonjë pyetje ‘kurth’.
Kur i thashë që nuk ka asnjë evidencë të padiskutueshme
për evolucionin, shprehja e fytyrës iu ndryshua menjëherë në
një shprehje shoku!
Po këtë reagim e kam përjetuar në shumë raste të tjera.
Shumica e madhe e rinisë sonë ka gëlltitur gënjeshtrën
e evolucionit. Duke u nisur nga përvoja ime, të fillosh bisedën me
mesazhin e Pashkës (ta zëmë) tingëllon bukur, por ka shumë
pak lidhje praktike me një kulturë të zhytur në humanizëm
(ateist).
Të rinjve u pëlqen të dëgjohen dhe të shqiptojnë mendimet që kanë mbi ‘çështjet
e mëdha’ të jetës
Një mbrëmje tjetër, kisha mbaruar punën me grup dhe po ecja
në një rrugë me dyqane drejt stacionit të trenave. Kalova dy
të rinj dhe nga biseda e tyre mora vesh që ishin studentë në
shkollë të lartë. I dhashë njërit një broshurë
dhe me mirësjellje fillova t’i bëja disa pyetje. Që të
dy besonin se Perëndia ishte një ide personale por pa rëndësi
për realitetin. Kjo përputhet drejtpërsëdrejti me pikëpamjen
evolucionare që nuk ka botë shpirtërore
– pra që është thjesht imagjinatë. Si pasojë, dhe
natyrisht, të rinjtë ishin tërësisht të bindur që
evolucioni shpjegon origjinat e gjërave. Ata ishin bërë entuziastë
për gënjeshtrën që vargu i fosileve kishte prova të bollshme
të evolucionit. Pasi citova disa nga faktet shkencore
që gjenden në revistën Creation si dhe në
faqet e CMI në internet, studentët universitarë u interesuan
dhe së shpejti filluam të diskutonim rreth gjithçkaje që nga
tema e së vërtetës përfundimtare e deri tek jetesat alternative.
Atje ku ekziston besimi tek evolucioni, nuk mund të ketë bazë
logjike për të vërtetën absolute. E them ‘logjike’
sepse shumë njerëz përpiqen ta përziejnë evolucionin bashkë
me Perëndinë. Kjo pikëpamje gëzon mbështetje pranë
atyre në trupin e Krishtit të cilët përpiqen të ruajnë
një ekuilibër delikat midis Perëndisë biblik dhe evolucionit,
ide kjo e cila njihet gjerësisht si evolucioni teist – ky
është i palogjikshëm.
Çështje anësore – ‘po po!’
Përsëri, dëgjoj vëllezërit e mi në kishën më
të gjerë lokale duke pretenduar se çështja krijim/evolucion
nuk është e rëndësishme ose nuk ka vlerë praktike, madje
‘do t’i largojnë njerëz me frikë nga krishterimi.’
Unë me anëtarët e grupit tonë të predikimit themi ndryshe
– gjë që mbështetet nga eksperienca jonë duke ungjillizuar
ata që na kalojnë rrugëve të premteve në darkë. Jo
vetëm se ata ndalojnë për të biseduar me ne, por disa madje
rrijnë për goxha kohë, duke lënë mënjanë ato
plane të tjera që kishin për mbrëmjen.
Të armatosesh me informacionin e duhur dhe të përgatitesh t’u
japësh përgjigje disa pyetjeve themelore është strategji shumë
e fuqishme për ungjillizimin e rinisë së sotme.
Për shembull, pas një ore e gjysmë dhe pasi u kishin ikur dy urbane,
dy studentët universitarë të sapopërmendur më falënderuan
për bisedimin. Shprehje mirënjohjeje të këtilla janë normale
në reagimin që marrim të premteve natën. Të rinjve u pëlqen
të dëgjohen dhe të shqiptojnë mendimet që kanë mbi
‘çështjet e mëdha’ të jetës, si dhe të
bisedojnë rreth tyre me të tjerët. Ja përse mendjet
e reja të premteve natën në qytet vendosin të ndalojnë
për të biseduar rreth gjërave të tilla të cilat shumica
e kishës beson se ‘nuk kanë rëndësi’ për Ungjillin.
Kur dëgjojnë përgjigje kuptimplota për ‘pyetjet e mëdha’
ata ndihmohen të mendojnë për pikëpamjen e vet si dhe për
logjikën e besimit të krishterë.
Ata mund të mos besojnë tek Ungjilli menjëherë, por kur të
krishterët nisin t’i shkatërrojnë fortesat ateiste (2
Korintasit 10:5) me butësi e me druajtje (1
Pjetri 3:15), kjo patjetër që mbjell një farë në
mendjen e të riut!
Ungjillizimi i krijimit është një
vegël e shkëlqyer dhe puqet shumë mirë me mesazhin e ungjillit.
Materialet që përdor disponohen në revistën Creation
si dhe në faqet e CMI në internet. Të armatosesh me informacionin
e duhur dhe të përgatitesh t’u japësh përgjigje disa pyetjeve
themelore është strategji shumë e fuqishme për ungjillizimin
e rinisë së sotme. T’u thuash njerëzve thjesht të besojnë
tek Jezusi pavarësisht nga evidenca e supozuar për evolucionin është
në fakt një arsye pse të mos besojnë. Nuk pres që një
mendje e arsyeshme të justifikojë një kontradiktë.
Mbushja e shoqërisë me mendimet evolucionare vështirëson punën
e ungjillizimit sot. Para 60 vjetësh një predikues rrugor nuk kishte nevojë
të merrej kaq shpesh me pengesat e sotme që ia bllokojnë rrugën
Ungjillit. Disa prej këtyre përfshijnë këndvështrimin evolucionist
për fosilet, datimin
me karbon, origjinën e racave dhe
dinozaurët bashkë me shpjegimet e tyre
që nënkuptojnë miliona vjet.
Më lejoni t’ju tregoj një shembull tjetër të një
takimi një të premte natën – me një të ri të
quajtur Danny. Ndërsa po kalonte, ai dëgjoi predikimin dhe ndejti për
të na dëgjuar. Unë iu afrova dhe nisa një bisedë. Ai tregoi
se kishte kaluar disa përvoja të këqija me familjen dhe nuk besonte
më tek Perëndia siç besonte më parë. Danny kishte flakur
tashmë pjesët intelektuale të besimit të tij falë ‘sulmeve’
të vazhdueshme nga evolucioni në shkollë. Ai nuk kishte përgjigje
me të cilat ta mbronte besimin. Pasi i tregova se si Bibla mund të besohet,
ai më pyeti, “A besoni tek historia e Adamit dhe Evës?” Danny
tani kishte një interes të mprehtë për të mësuar më
shumë. Pasi iu përgjigja ai më bëri shpejt një pyetje tjetër.
“Po gjithë këta njerëz?” (D.m.th.: Nga erdhën gjithë
racat?) Nga ana e jashtme Danny u përpoq të mbante terezi por fakti që
dëgjoi këto informacione dukej qartë se e kishte prekur – e
mora vesh kollaj që ishte shumë i gëzuar që mund të besonte
përsëri tek Perëndia. Ai shtoi, “Ju më dhatë arsye
për të braktisur dyshimet që kisha.”
I dhashë Danny një numër të revistës Creation
dhe e nxita t’ia jepte të motrës pasi të kishte mbaruar së
lexuari, sepse sipas fjalëve të Danny, “Ajo nuk është
më e krishterë por ateiste.” Për habinë time ai më
përqafoi dhe iku për të hipur në urban.
Natyrisht, disa dëgjues, qofshin në rrugë ose në vendin e punës,
mund të mos ndihen rehat si pasojë e gjërave që themi, por nëse
ju, si besimtar ungjillizues, përgatiteni me përgjigjet, të gjitha
kundërshtimet nga njerëzit që ungjillizoni do të përballen
më lehtë.
Dhe kur e sheh se si përgjigjet tuaja ndikojnë pozitivisht tek ‘Danny’-t
atje jashtë, gjithçka duket se ia vlen ta bësh. Zoti është
i mirë.
| It has been said that “Information is power”. When it comes to creation information we’d have to agree. Keep the ‘powerful’ evidence for God being Creator coming.  | | |
|