Share
A- A A+
Thousands … Not Billions
by Dr Don DeYoung

US $14.00
View Item
The Young Earth, Revised & Expanded
by John Morris

US $20.00
View Item

Ja përse shumica e shkencëtarëve besojnë se bota është e vjetër1

Besimet përftojnë besime të mëtejshme

nga Russell Humphreys
përktheu Dan Baynes

Ka shumë kategori evidencash për moshën e Tokës dhe të Kozmosit të cilat tregojnë që janë shumë më të reja sesa pohohet sot zakonisht.

Ka shumë kategori evidencash për moshën e Tokës dhe të Kozmosit të cilat tregojnë që janë shumë më të reja sesa pohohet sot zakonisht.

Ekziston një ironi gati e panjohur lidhur me debatin midis krijimbesuesve dhe evolucionistëve për moshën e botës. Shumica e shkencëtarëve – pra evolucionistët – mbështeten në pakicën e të dhënave përkatëse. Mirëpo pakica e shkencëtarëve – krijimbesuesit – shfrytëzojnë shumicën e të dhënave përkatëse.2 Kësaj ironie i shtohet dhe përshtypja e gabuar e publikut që puna qëndron e këndërt e kësaj. Prandaj, shumë njerëz pyesin, “Në qoftë se evidencat flasin kaq qartë për një tokë të re, përse besojnë ndryshe shumica e shkencëtarëve?” Përgjigjja është e thjeshtë: Shumica e shkencëtarëve besojnë që toka është e vjetër sepse besojnë që shumica e shkencëtarëve të tjerë besojnë që toka është e vjetër!

Argumentim rrethor

Ata besojnë tek diçka që quhet ‘argumentim rrethor’, jo tek të dhënat. Dikur u përballova me një shembull të këtij besimi të keqdrejtuar që ishte aq i qartë sa bëra shënime të hollësishme menjëherë. Kjo ndodhi kur bisedova me një gjeokimist të ri (në fillim të të tridhjetave, ambicjoz në karrierën e vet, dhe me perspektiva të shkëlqyera) në Sandia National Laboratories, ku punoja atëherë si fizikan. Ia paraqita një evidencë për një botë të re, pra grumbullimi i shpejtë i natriumit në oqean. Kjo ishte ideale, sepse gjeokimia merret shumë me kimikatet e oqeanit.

… ai nuk donte të shqyrtonte vetë provat, sepse siç tha ai, “Njerëzit të cilëve u besoj nuk pranojnë krijimin!”

Doja të shihja se si ai do të shpjegonte mënyra të mundshme se si natriumi mund të dilte nga deti aq shpejt sa të drejtpeshohet me futjen e shpejtë të natriumit në det. Gjeologu krijimbesues Steve Austin bashkë me mua donte këtë informacion që të mbaronim një kumtesë shkencore për këtë temë.3 I ramë vërdallë çështjes për një orë, por më në fund ai pranoi që nuk dinte asnjë mënyrë se si natriumi mund të hiqej nga deti aq shpejt sa duhej. Kjo nënkuptonte që deti nuk mund të ishte miliarda vjeç. Duke kuptuar këtë, ai tha, “Meqenëse dimë nga shkenca të tjera që oqeani është miliarda vjeç, një proces i këtillë i heqjes duhet të ekzistojë.”

Unë e vura në pikëpyetje atë nëse e ‘dimë’ fare këtë gjë, dhe fillova të përmendja disa nga evidencat e tjera për një botë të re. Ai më ndërpreu, duke rënë dakord që kishte mundësi të mos dinte as një për qind të këtyre të dhënave, ngaqë revistat shkencore ku mbështetej nuk i kishin vënë në dukje si të rëndësishme. Por ai nuk donte të shqyrtonte vetë provat, sepse siç tha ai, “Njerëzit të cilëve u besoj nuk pranojnë krijimin!”

Besimi, jo shkenca

E pyeta se tek cilët njerëz mbështetej. Ai më ktheu përgjigje, “I besoj Steven Jay Gould!” (Në atë kohë paleontologu Gould ishte ende i gjallë dhe konsiderohej evolucionisti më i shquar i botës.) Kështu gjeokimisti zbuloi arsyen e tij kryesore pse besonte që toka është e vjetër: kështu kishin deklaruar “njerëzit të cilëve u besoj”, d.m.th., autoritetet shkencore. U habita që ai nuk pa kontradiktën logjike të pozitës së vet. Ai i besonte Gould-it si dhe autoriteteve të tjera por linte në harresë të dhëna me shumë lidhje me këtë temë!

Ndoshta ky gjeokimist besonte që kishte aq pak të ngjarë që toka të ishte e re saqë nuk do të harxhonte kohën kot duke shqyrtuar këtë mundësi për veten. Por në qoftë kështu, atëherë del në pah një mënyrë tjetër se si miti i botës së vjetër zgjatet vetë – nëpërmjet inercisë intelektuale.

Shumë shkencëtarë nuk janë kërkuesit e pavarur të së vërtetës siç i cilëson publiku, kështu që publiku nuk duhet t’u besojë verbërisht.

Më kujtohet se si kisha qëndrime të ngjashme me këtë kur isha student pasuniversitar për fizikën, ndërkohë që isha ende evolucionist. Po vrisja kokën për dukurinë e një papërputhshmërie tek evolucionizmi biologjik. Mirëpo, i thosha vetes, sigurisht që ekspertët ia dinë zgjidhjen, madje jam i zëmë me kërkimet e tezës së magjistraturës. Nuk e kisha idenë se (a) ekspertët nuk kishin asnjë zgjidhje për të, dhe (b) nënkuptimet ishin tepër të rëndësishme, meqë preknin tërë botëkuptimin tim.

Para se të bëhesha besimtar i krishterë, rezistoja evidencat për një krijim të vonshëm për shkak të nënkuptimeve të tyre shpirtërore. Madje edhe ai gjeokimisti mund të ishte duke rezistuar këto nënkuptime, vetëm se po përdorte autoritetin shkencor si pretekst të leverdishëm për këtë.

Analiza e fundit

Shumë shkencëtarë nuk janë kërkuesit e pavarur të së vërtetës siç i cilëson publiku, kështu që publiku nuk duhet t’u besojë verbërisht. Për disa arsye të ndryshme, shkencëtarët varen nga saktësia e shkencëtarëve të tjerë, qoftë edhe kur ata vetë kanë arsye për të dyshuar për diçka. Fatkeqësisht, siç mund t’ju tregojë dhe shumica e shkencëtarëve krijimbesues, reagimi i gjeokimistit të ri nuk është aspak i jashtëzakonshëm. Shumë shkencëtarë, pa vënë gjërat seriozisht në dyshim, u besojnë opinioneve të ‘ekspertëve’ të vet. Sidoqoftë, më vjen mirë të rrëfej që të tjerë, kur u paraqiten të dhënat me nënkuptime krijimbesuese, janë interesuar së tepërmi dhe i kanë hulumtuar ato. Në këtë mënyrë shumë janë bërë krijimbesues, përfshi dhe mua.

Mbështetja juaj për këtë shërbesë ndihmon në kthimin e drejtë të mendimit të njerëzve. Kështu ndodhi me mua, prandaj ju falënderoj për lutjet dhe mbështetjen tuaj të vazhduar. Këto vërtet bëjnë një ndryshim.

Artikuj të lidhur

Referenca

  1. U botua në fillim në një letër qarkullore të CMI, Dhjetor 2008. Kthehuni në tekst.
  2. Humphreys, D. R. Evidence for a young world, ICR Impact No. 384, June 2005. U vu në arkiv tek icr.org/article/1842. Kthehuni në tekst.
  3. Austin, S. A. dhe D. R. Humphreys, The sea’s missing salt: a dilemma for evolutionists, Proceedings of the Second International Conference on Creationism, Vol. II, Creation Science Fellowship (1990), Pittsburgh, fq. 17–33, tw porositet nga http://creationicc.org. U vu në arkiv tek <http://tccsa.tc/articles/ocean_sodium.html>. Shihni edhe një artikull të thjeshtëzuar për këto kërkime—Salty seas: Evidence for a young earth. Kthehuni në tekst.

Manna from heaven? Because this site and the information it contains is free, you might think so. However, lots of hard work went into producing it. Your gifts help to produce this ‘manna’ for others. Support this site

Copied to clipboard
8266
Product added to cart.
Click store to checkout.
In your shopping cart

Remove All Products in Cart
Go to store and Checkout
Go to store
Total price does not include shipping costs. Prices subject to change in accordance with your country’s store.