Explore
Also Available in:

Evidenca për një botë të re

nga Russell Humphreys

Më poshtë japim dymbëdhjetë fenomene natyrore të cilat bien ndesh me idenë evolucionare që universi është miliarda vjeç. Numrat që listoj më poshtë me germa të zeza (shpeshherë miliona vjet) janë moshat maksimale të mundshme që vendosen nga secili proces, jo moshat reale. Numrat me germa të pjerrëta janë moshat e kërkuara nga teoria evolucionare për secilin proces. Thelbi i çështjes është që moshat maksimale të mundshme janë gjithmonë shumë më të vogla sesa moshat e kërkuara nga evolucioni, ndërsa mosha biblike (nga 6,000 deri 10,000 vjet) përputhet bukur në çdo rast brenda moshave maksimale të mundshme. Kështu, proceset e mëposhtme përbëjnë evidenca kundër historikut evolucionar dhe pro historikut biblik.

Ekzistojnë edhe më shumë evidenca për një botë të re, por unë kam zgjedhur këto procese sepse shpjegohen thjesht dhe shkurt. Disa prej tyre mund të pajtohen me një univers të vjetër vetëm nëse bëjmë disa supozime të pangjara dhe të paprovuara; të tjerat mund të puthen vetëm me një univers të ri. Lista fillon me fenomene të largëta astronomike dhe kalon deri tek Toka, duke përfunduar me fakte të përditshme.

1. Galaktikat kurdisen shumë shpejt

Yjet e galaktikës sonë, Rruga e Qumështit, vërtiten rreth qendrës galaktike me shpejtësi të ndryshme, ku ato të brendshmet vërtiten më shpejt sesa të jashtmet. Shpejtësitë e vërtitjes që vërejmë janë aq të shpejta saqë, po të ishte galaktika jonë më shumë se disa qindra miliona vjeçe, ajo do të ishte një disk i patrajtë yjesh dhe nuk do të mbante formën e sotme spirale.1

Mirëpo galaktika jonë besohet se është të paktën 10 miliarda vjeçe. Evolucionistët e quajnë këtë ‘dilemën e kurdisjes’, për të cilën kanë pesëdhjetë vjet që kanë ditur. Kanë thurur mjaft teori në përpjekje për ta shpjeguar, por secila prej tyre ka dështuar pas një kohe të shkurtër popullariteti. E njëjta dilemë ‘kurdisje’ vlen edhe për galaktika të tjera.

Gjatë dekadave të fundit përpjekja e favorizuar për zgjidhjen e dilemës ka qenë një teori e ndërlikuar e quajtur ‘valët e dendësisë’.1 Kjo teori ka probleme konceptuale, duhet ‘akorduar’ në mënyrë arbitrare dhe me shumë imtësi, dhe kohët e fundit është vënë në dyshim nga zbulimi, nëpërmjet Teleskopit Hapësinor Hubble, të një strukture spirale shumë të hollësishme në qendër të galaktikës ‘vorbull’, M51.2

2. Kometat shpërbëhen shumë shpejt

Sipas teorisë evolucionare, besohet se kometat janë bashkëmoshatare me sistemin diellor, rreth 5 miliarda vjeçe. Megjithatë, sa herë një një kometë kalon afër diellit, ajo humb aq shumë nga materiali i saj saqë nuk mund të qëndronte më shumë sesa rreth 100,000 vjet. Shumë kometa kanë mosha tipike prej 10,000 vjeçe.3

Evolucionistët shpjegojnë këtë mospërputhje duke presupozuar që (a) kometat dalin nga një ‘re Oort’ sferike dhe e pavëzhguar shumë më larg sesa orbita e Plutos, (b) bashkëveprime gravitacionale të pangjara me yje që kalojnë rrallëherë zhvendosin kometa që të hyjnë në sistemin diellor, dhe (c) bashkëveprime të tjera të pangjara me planetët ngadalësojnë kometat ndërsa hyjnë, aq shpesh sa të shpjegojnë qindra kometat që shohim.4 Deri sot, asnjë nga këto hamendësime nuk është vërtetuar qoftë nga vëzhgimet ose nga llogaritjet realiste.

Kohët e fundit është folur shumë për ‘Rripin Kuyper’, një disk burimesh kometash të supozuara i cili rri në rrafshin e sistemit diellor pak jashtë orbitës së Plutos. Edhe nëse disa copa akulli ekzistojnë atje, ato nuk do të zgjidhnin mirë problemin e evolucionistëve, sepse sipas teorisë evolucionare Rripi Kuyper do të varfërohej shpejt po të mos ishte reja Oort për ta rimbushur. [Për më shumë informacion, shihni tek artikulli teknik i hollësishëm {anglisht} Comets and the Age of the Solar System.]

3. Nuk ka mjaft baltë në shtratin e detit

Çdo vit, uji dhe erërat gërryejnë rreth 25 miliarda tonë dhera dhe shkëmbinj nga kontinentet dhe i depozitojnë në oqean.5 Ky material grumbullohet si sediment i pangjeshur (d.m.th., baltë) mbi shkëmbin e fortë basaltik (të formuar nga lava) të shtratit të oqeanit. Thellësia mesatare e të gjithë baltës në tërë oqeanin, duke përfshirë dhe rrafshet kontinentale, është më pak se 400 metra.6

Mënyra kryesore e njohur për heqjen e baltës nga shtrati i oqeanit është nënheqja e pllakave tektonike. Me fjalë të tjera, shtrati i detit shket ngadalë (disa cm/vit) poshtë kontinenteve, duke marrë me vete një sasi sediment. Sipas literaturës shkencore jokrijimbesuese, ky proces heq sot vetëm 1 miliard tonë në vit.6 Me aq sa dihet sot, 24 miliarda tonët e tjerë vetëm grumbullohen. Me këtë shpejtësi, erozioni do të depozitonte sasinë e sotme sedimentesh brenda më pak se 12 miliona vjetësh.

Megjithatë, sipas teorisë evolucionare, erozioni dhe nënheqja e pllakave kanë ndodhur qysh nga fillimi i ekzistencës së oqeanëve, pra sipas teorisë, për 3 miliarda vjet. Po të ishte puna kështu, shpejtësitë e lartpërmendura nënkuptojnë që oqeanët do të mbyteshin masivisht me baltë disa dhjetra kilometra të trashë. Një shpjegim alternativ (krijimbesues) thotë që erozioni nga ujërat e Përmbytjes së Zanafillës, kur rrodhën nga kontinentet, depozituan sasinë e sotme baltë brenda një kohe të shkurtër, rreth 5,000 vjet më përpara.

4. Nuk ka mjaft natrium në det

Çdo vit, lumenjtë7 dhe burime të tjera9 lëshojnë mbi 450 miliona tonë natrium në oqean. Vetëm 27% e këtij natriumi arrin të dalë përsëri nga deti çdo vit.8,9 Me aq sa dihet sot, pjesa tjetër thjesht grumbullohet në oqean. Po të mos kishte deti aspak natrium në fillim, do të kishte grumbulluar sasinë e sotme brenda më pak se 42 miliona vjetësh sipas shpejtësive të sotme të hyrjes dhe daljes.9 Kjo është shumë më pak sesa mosha evolucionare e oqeanit, 3 miliarda vjeç. Përgjigjja e zakonshme ndaj kësaj mospërputhjeje thotë që hyrja e natriumit në të kaluarën duhet të ketë qenë më e ngadaltë dhe dalja më e shpejtë. Megjithatë, llogaritje të cilat janë sa më bujare ndaj varianteve evolucionare, prapë japin një moshë maksimale prej vetëm 62 miliona vjeçe.9 Llogaritje10 për shumë elemente të tjera të ujit të detit japin mosha shumë më të reja për oqeanin. [Shihni edhe tek Salty seas: Evidence for a young Earth.]

5. Fusha magnetike e Tokës po bie shumë shpejt

Energjia totale e cila ruhet në fushën magnetike të Tokës ka rënë vazhdimisht me një faktor prej 2.7 gjatë 1000 vjetëve të fundit.11 Janë shumë të ndërlikuara dhe të pamjaftueshme teoritë evolucionare të cilat shpjegojnë këtë rënie të shpejtë, si dhe mënyrën se si Toka mund të ketë mbajtur fushën e saj magnetike për miliarda vjet.

Ekziston një teori shumë më e mirë në përputhje me besimin e krijimit. Ajo është e drejtpërdrejtë, mbështetet në fizikën e saktë, dhe shpjegon karakteristika të fushës: krijimin e saj, këmbimet e shpejta gjatë përmbytjes së Zanafillës, rëniet dhe rritjet e intensitetit sipërfaqësor deri në kohën e Krishtit, dhe një rënie të vazhdueshme qysh atëherë.12 Kjo teori përputhet me të dhënat paleomagnetike, historike dhe të sotme.13 Rezultati kryesor është që energjia totale e fushës (jo intensiteti i saj sipërfaqësor) ka rënë gjithmonë të paktën aq shpejt sa sot. Me këtë shpejtësi fusha nuk mund të jetë më e vjetër sesa 10,000 vjeçe.14 [Shihni edhe tek The Earth s magnetic field: Evidence that the Earth is young.]

6. Shumë shtresa janë tepër të lakuara

Në shumë zona malore, shtresa mijëra metra të trasha janë të lakuara dhe të palosura në trajta gjilpëre. Historiku i zakonshëm gjeologjik thotë që këto formime u varrosën thellë dhe u ngurtësuan për qindra miliona vjet para se të lakoheshin. Mirëpo palosja u bë pa çarje, me rreze kaq të shkurtra saqë i gjithë formimi duhet të ishte ende i lagur dhe i pangurtësuar kur lakimi ndodhi. Kjo nënkupton që palosja ndodhi më pak se mijëra vjet pas depozitimit.15

7. Guri ranor i ndërfutur shkurton ‘epokat’ gjeologjike

Ekzistojnë evidenca të forta gjeologjike16 që guri ranor kambrian Sawatch – i cili thuhet se u formua para 500 miliona vjetësh – i përçarjes gjeologjike Ute Pass të Colorado Springs, ka qenë ende i pangurtësuar kur u nxor në sipërfaqe gjatë ngritjes së Maleve Rocky, gjoja para 70 miliona vjetësh. Ka shumë pak mundësi që guri ranor të mos ngurtësohej gjatë 430 miliona vjetësh që besohet të ketë mbetur nëntokë. Përkundrazi, ka të ngjarë që këto dy ngjarje gjeologjike ndodhën më pak se qindra vjet larg njëra-tjetrës, dhe kjo shkurton së tepërmi shkallën kohore gjeologjike.

8. Radioaktiviteti i fosilizuar shkurton ‘epokat’ gjeologjike deri në disa vjet

Radiobreroret janë unaza të ngjyrosura të cilat formohen rreth copëzave mikroskopike mineralesh radioaktive në kristalet shkëmbore. Ato përbëjnë evidenca të fosilizuara të kalbjes radioaktive.17 Radiobreroret ‘e shtypura’ të poloniumit-210 tregojnë që formimet jurasike, triasike dhe eokene në rrafshin e Kolorados u depozituan pak muaj pas njëri-tjetrit, jo qindra miliona vjet siç kërkon historiku i zakonshëm.18 Radiobreroret ‘jetime’ të poloniumit-218, të cilat gjenden pa gjurmë të elementeve të tyre nënë, nënkuptojnë ose krijimin e tyre të menjëhershëm ose ndryshime drastike të shpejtësive të kalbjes radioaktive.19,20

9. Heliumi në vende të gabuara

Të gjitha grupet e elementeve radioaktive që gjenden në natyrë përftojnë helium ndërsa kalben. Nëse kjo kalbje ka ndodhur për miliarda vjet, siç thonë evolucionistët, shumë helium duhet të ketë hyrë në atmosferën e Tokës. Shpejtësia e humbjes së heliumit nga atmosfera në hapësirë është e llogaritshme dhe është e vogël. Duke marrë parasysh këtë humbje, atmosfera sot ka vetëm 0.05% të sasisë së heliumit që do të ketë mbledhur brenda 5 miliarda vjetësh.21 Kjo do të thotë që atmosfera është shumë më e re sesa mosha e pretenduar sipas evolucionit. Një kumtesë e botuar në Revistën e Kërkimeve Gjeofizike tregon që heliumi i prodhuar nga kalbja radioaktive në shkëmbinj të thellë dhe të nxehtë nuk ka patur mjaft kohë për të ikur. Edhe pse thuhet se shkëmbinjtë janë mbi një miliard vjeç, mbajtja e madhe e heliumit në ta sugjeron një moshë prej vetëm mijëra vjetësh.22 [Shihni edhe tek artikulli Bloëing Old-Earth Belief Aëay: Helium gives evidence that the Earth is young.]

10. Nuk ka mjaft skelete të epokës së gurit

Antropologët evolucionistë thonë që epoka e gurit zgjati të paktën 100,000 vjet, gjatë të cilëve popullsia e botës e njeriut Neandertal dhe Kromagnon mbeti afërsisht konstante, midis 1 dhe 10 milionë. Gjatë gjithë kësaj kohe ata po varrosnin të vdekurit e tyre bashkë me veglat e tyre.23 Sipas këtij historiku, ata do të kenë varrosur të paktën 4 miliarda kufoma.24 Nëse historiku evolucionar është i saktë, kockat e varrosura duhet të jenë në gjendje të qëndrojnë shumë më gjatë sesa 100,000 vjet, kështu që shumë nga 4 miliarda skeletet e supozuara të epokës së gurit duhet të ekzistojnë ende sot (e aq më tepër veglat e varrosura). Mirëpo vetëm disa mijëra janë gjetur. Kjo nënkupton që epoka e gurit ka qenë shumë më e shkurtër nga ç’kujtojnë evolucionistët, pra disa qindra vjet në shumë vende.

11. Bujqësia është shumë e vonshme

Historiku i zakonshëm evolucionar thotë që njerëzit kanë ekzistuar si gjuajtës dhe mbledhës për 100,000 vjet gjatë epokës së gurit para se të zbulonin bujqësinë më pak se 10,000 vjet përpara.23 Megjithatë evidenca arkeologjike tregon që njerëzit e epokës së gurit ishin po aq të zgjuar sa dhe ne. Ka shumë pak mundësi që asnjë nga 4 miliardë njerëzit e përmendur në evidencën 10 të zbulojë që bimët rriten nga farat. Ka më shumë të ngjarë që njerëzit mbetën pa bujqësi më pak se disa qindra vjet pas përmbytjes, ose gjithmonë kishin këtë njohuri.24

12. Historia është shumë e shkurtër

Sipas evolucionistëve, njeriu i epokës së gurit ekzistoi për 100,000 vjet para se të fillonte të bënte regjistrime të shkruara rreth 4000 deri 5000 vjet më përpara. Njeriu parahistorik ndërtoi monumente megalitike, bëri portrete të bukura në shpella, dhe mbajti regjistrime të fazave hënore.25 Pse do të priste një mijë shekuj para se të përdorte po këto aftësi për të shkruar historinë? Historiku biblik është shumë më i besueshëm.24

Referime

  1. Scheffler, H. dhe H. Elsasser, Physics of the Galaxy and Interstellar Matter, Springer-Verlag (1987) Berlin, f. 352–353, 401–413. Kthehuni në tekst
  2. D. Zaritsky et al., Nature, July 22, 1993. Sky & Telescope, Dhjetor 1993, f. 10. Kthehuni në tekst
  3. Steidl, P.F., ‘Planets, comets, and asteroids’, Design and Origins in Astronomy, f. 73–106, G. Mulfinger, redaktor, Creation Research Society Books (1983) 5093 Williamsport Dr., Norcross, GA 30092. Kthehuni në tekst
  4. Whipple, F.L., "Background of modern comet theory," Nature 263 (2 Shtator 1976) 15.Kthehuni në tekst
  5. Gordeyev, V.V. et al., ‘The average chemical composition of suspensions in the world’s rivers and the supply of sediments to the ocean by streams’, Dockl. Akad. Nauk. SSSR 238 (1980) 150. Kthehuni në tekst
  6. Hay, W.W., et al., ‘Mass/age distribution and composition of sediments on the ocean floor and the global rate of subduction’, Journal of Geophysical Research, 93, Nr B12 (10 Dhjetor 1988) 14,933–14,940. Kthehuni në tekst
  7. Maybeck, M., ‘Concentrations des eaux fluviales en elements majeurs et apports en solution aux oceans’, Rev. de Geol. Dyn. Geogr. Phys. 21 (1979) 215. Kthehuni në tekst
  8. Sayles, F.L. dhe P.C. Mangelsdorf, ‘Cation-exchange characteristics of Amazon River suspended sediment and its reaction with seawater’, Geochimica et Cosmochimica Acta 41(1979) 767. Kthehuni në tekst
  9. Austin, S.A. dhe D.R. Humphreys, ‘The sea’s missing salt: a dilemma for evolutionists’, Proc. 2nd Internat. Conf. on Creationism, Vol. II, Creation Science Fellowship (1991) në shtyp. Leksion, ref. 12. Kthehuni në tekst
  10. Austin, S.A., ‘Evolution: the oceans say no!’ ICR Impact No. 8(Oct. 1973) Institute for Creation Research, leksion tek ref. 21. Kthehuni në tekst
  11. Merrill, R.T. dhe M. W. McElhinney, The Earth’s Magnetic Field , Academic Press (1983) Londër, pp. 101–106. Kthehuni në tekst
  12. Humphreys, D.R., ‘Reversals of the earth’s magnetic field during the Genesis flood’, Proc. 1st Internat. Conf. on Creationism (Gusht 1986, Pittsburgh) Creation Science Fellowship (1987) 362 Ashland Ave., Pittsburgh, PA 15228, Vol. II, f. 113–126. Kthehuni në tekst
  13. Coe, R.S., M. Prévot, dhe P. Camps, ‘New evidence for extraordinarily rapid change of the geomagnetic field during a reversal’, Nature 374 (20 Prill 1995) f. 687–92. Kthehuni në tekst
  14. Humphreys, D.R., ‘Physical mechanism for reversals of the earth’s magnetic field during the flood’, Proc. 2nd Intern. Conf. on Creationism, Vol. II, Creation Science Fellowship (1991) (ref. 12). Kthehuni në tekst
  15. Austin, S.A. dhe J.D. Morris, ‘Tight folds and clastic dikes as evidence for rapid deposition and deformation of two very thick stratigraphic sequences’, Proc. 1st Internat. Conf. on Creationism Vol. II, Creation Science Fellowship (1986) f.3–15. Leksion tek ref. 12. Kthehuni në tekst
  16. ibid., f. 11–12. Kthehuni në tekst.
  17. Gentry, R.V., ‘Radioactive halos’, Annual Review of Nuclear Science 23(1973) 347–362. Kthehuni në tekst
  18. Gentry, R.V. et al., ‘Radiohalos in coalified wood: new evidence relating to time of uranium introduction and coalification’, Science 194 (15 Tetor 1976) 315–318. Kthehuni në tekst
  19. Gentry, R. V., ‘Radiohalos in a Radiochronological and cosmological perspective’, Science 184 (5 Apr. 1974) 62–66. Kthehuni në tekst
  20. Gentry, R. V., Creation s Tiny Mystery, Earth Science Associates (1986) P.O. Box 12067, Knoxville, TN 37912-0067, f. 23–37, 51–59, 61–62. Kthehuni në tekst
  21. Vardiman, L.The Age of the Earth s Atmosphere: A Study of the Helium Flux through the Atmosphere, Institute for Creation Research (1990) P.O.Box 2667, El Cajon, CA 92021. Kthehuni në tekst
  22. Gentry, R. V. et al., ‘Differential helium retention in zircons: implications for nuclear waste management’, Geophys. Res. Lett. 9 (Tetor 1982) 1129–1130. Shihni edhe tek ref. 20, f. 169–170. Kthehuni në tekst
  23. Deevey, E.S., ‘The human population’, Scientific American 203 (Shtator 1960) 194–204. Kthehuni në tekst
  24. Marshak, A., ‘Exploring the mind of Ice Age man’, Nat. Geog. 147 (Janar 1975) 64–89. Kthehuni në tekst
  25. Dritt, J. O., ‘Man’s earliest beginnings: discrepancies in the evolutionary timetable’, Proc. 2nd Internat. Conf. on Creat., Vol. I., Creation Science Fellowship (1990) f. 73–78. Address, ref. 12. Kthehuni në tekst
  26. Ky artikull u botua në fillim nga:

    Dr Russell Humphreys
    Creation Science Fellowship of New Mexico, Inc.
    P.O. Box 10550
    Albuquerque, NM 87184

    SHBA