Explore
Also Available in:

Evidenca të arta për Përmbytjen e përshkruar tek Zanafilla

nga Jack Lange

Jack Lange holding gold-bearing quartz.
Jack Lange mban kuarc armbajtës.

Shumica e njerëzve do të habiteshin po të mësonin që grimat e arit të lëmuara nga uji gjenden shpesh jo vetëm në lumenj dhe përronj por mbi kodra madje edhe në majat e maleve. Për shembull, para disa vjetësh, ndërsa po kërkonim ar në gadishullin Cape York në veri të Queensland të Australisë, unë me vëllain tim gjeta rreth 30 grima në shpatin e një kodre e madje edhe në majë të kësaj kodre. Grimat peshonin secila nga dy deri tridhjetë gramë dhe që të gjitha ishin të paktën pjesërisht të lëmuara. Grimat e lëmuara nga uji ishin përzier me gurë pjesërisht të lëmuar me madhësi sa nga ajo e kushinetave deri në atë të kungujve.1 Shumë kërkues ari vrasin mendjen se si këto grima në malësi u bënë kaq të lëmuara, por për mua kjo shpjegohet nga Përmbytja mbarëbotërore e përshkruar nga Bibla.

Gjeologët jobesimtarë mund të japin shpjegimin që mbetjet ar-prurëse u bënë falë ngritjes gjeologjike të shtratit të një lumi të vjetër. Problemi me këtë teori qëndron tek fakti që gurët dhe zhavorri që gjenden sot në shtretërit e lumenjve janë në përgjithësi plotësisht të lëmuara.

Nugget

Kështu që do të prisnim që edhe gurët që gjenden në të ashtuquajtur ‘shtretër lumenjsh të vjetër’ do të ishin gjithashtu shumë të lëmuar. Megjithatë, në shumicën e rasteve, janë vetëm pjesërisht të lëmuar nga uji, sikur të jenë mbartur e rrokullisur nga lëvizja e ujit vetëm për një kohë të kufizuar. Kjo shpjegohet më mirë nga veprimi i Përmbytjes.

Fotografi nga Jack Lange Nugget

Ari gjendet në damarë kuarci të cilët u formuan kur shkëmbi prind u copëtua (shihni tek kutia). Kërkuesit seriozë të arit e dinë që shumica e arit që nxirret sot nga minierat ka ardhur, shpejt ose vonë, nga vendet ku këta damarë kuarci arprurës dalin në sipërfaqe të tokës. Në fakt, shumica e grimave që kam gjetur (dhe kam gjetur mijëra nëpër Australi), kur nxirren nga toka në fillim, janë të bashkangjitura me kuarcin.

Gjatë kohës që ujërat e Përmbytjes po tërhiqeshin, damarët u rrahën dhe u gërryen, dhe copa kuarci arprurës u shkëputën.2 Një pjesë e arit ende mbetet e zënë brenda këtyre mostrave kuarci, dhe kjo zbulohet shpesh me detektorë metalesh.

Grimat u formuan kur ari u shkëput nga kuarci ndërsa u rrokullis dhe u hodh sa andej-këtej. Nëse këto grima u vërtitën mjaft sa të lëmoheshin të paktën pjesërisht, atëherë emërohen si ar aluvial. Kurse nëse grimat gjenden afër burimit të tyre, pra damarit, ato janë zakonisht të dhëmbëzuara dhe këndore, dhe quhen ar eluvial.

Çdo pjesë ari që u shkëput gjatë Përmbytjes do të kishte muaj me radhë gjatë të cilëve të rrokullisej e të lëmohej shumë. Ari që është vetëm pak i lëmuar nga anët do të jetë shkëputur gjatë stadeve të fundit të Përmbytjes ose të jetë rrokullisur nga lëvizja e sedimenteve sipërfaqësore pas Përmbytjes.

Koncepti që kam për Përmbytjen biblike dhe mënyrën se si forcat e saj masive shpërndanë grimat e arit më larg burimit të tyre damar sesa ç’besohet zakonisht, më ka ndihmuar të bëhem kërkues i suksesshëm ari. Është një përvojë shumë interesante të gërmosh një grimë të lëmuar ari nga vatra e saj e lashtë dhe të mendohesh për historinë e saj.

Mënyra se si ari u formua gjatë Përmbytjes

nga Tas Walker

Ari njihej para Përmbytjes. Bibla përshkruan vendin e Havilahut, ‘ku kishte flori’ dhe që ‘floriri i këtij vendi është i mirë’ (Zanafilla 2:11–12). Shumica e arit që u prodhua gjatë Javës së Krijimit ka të ngjarë të jetë varrosur në Përmbytje.

Floodwaters depositing gold diagram 1 Floodwaters depositing gold diagram 2 Floodwaters depositing gold diagram 3 Floodwaters depositing gold diagram 4

Ari u formua edhe gjatë Përmbytjes së Noeut.

  1. Në gjysmën e parë të Përmbytjes, ujërat u shtuan mbi tokë dhe lëshuan depozita të trasha sedimentesh. Uji ende i zënë në sediment i nënshtrohej trysnisë, përmbante shumë kimikate agresive, dhe zgjidhte shumë minerale.
  2. Lëvizje masive tokësore gjatë Përmbytjes palosën sedimentet, duke krijuar shpeshherë shkëmbinj metamorfikë.
  3. Uji kaloi nëpër të çarat e shkëmbinjve, duke depozituar kuarc dhe minerale të tjera si ari, argjëndi, bakri, zinku dhe plumbi.
  4. Në gjysmën e dytë të Përmbytjes, ujërat e saj në tërheqje gërryen tokën. Ari nga këta damarë u përqëndrua në depozita aluviale.

Referenca

  1. Shihni tek Hergenrather, H., Noah s long distance travelers, Creation 28(3):30–32, 2006. Kthehuni në tekst
  2. Lalomov, A.V. and Tabolitch, S.E., Gold placers in Earth history, Journal of Creation 11(3):330–334, 1997. Kthehuni në tekst