Behemothët e tunxhtë të peshkopit Bell!
nga Philip Bell
Në qershor 2002, unë me gjithë familjen bëra një vizitë
në katedralen e Carlisle (në veri të Anglisë afër Skocisë)
posaçmërisht për të shikuar nën një tapet! Nën
një tapet mbrojtës përgjatë një korridori kryesor të
katedrales (në fakt shtegu kryesor midis stolave të korit) është
një varr mjaft i madh, i stolisur me tunxh të shtruar në gur. Ai
varr i përket simotrës sime (edhe pse me aq sa di unë nuk jemi kushërinj!),
Richard Bell, peshkop në Carlisle deri pak para vdekjes së tij në
1496.
Histori të ndryshme
Varri i peshkopit Bell tregon shenjat e qarta të fërkimit dhe gërryerjes
masive pas disa shekujsh me këmbë të zvarritura. Vetëm gjatë
rreth 100 vjetëve të fundit skeletet e dinozaurëve janë rindërtuar
me saktësi. Para kësaj kohe, shkencëtarët që klasifikuan
këta zvarranikë bashkuan kockat gabimisht duke bërë portretizimet
e para artistike tepër të pasakta. Duket shumë e pangjarë që
ndonjë artist i shek. XV të ketë portretizuar një krijesë
që nuk e kishte parë asnjëherë. Përkundrazi, ka më
shumë mundësi që këto gdhendje u bënë që të
gjitha për krijesa të vëzhguara. Me sa duket, e vetmja arsye që
kërkuesit e sotëm të mos i identifikojnë si dinozaurë është
anësia e tyre antibiblike që njerëzit dhe dinozaurët nuk kanë
ekzistuar në të njëjtën kohë.
Për vizitorin e shkujdesur, vështrimi i kësaj figure të madhe
prej tunxhi, të shtruar në gur, nuk do të zbulonte asgjë të
jashtëzakonshme (shihni tek figurat 1 dhe 31
[falë kufizimeve të të drejtave të autorit, figura 3 gjendet
vetëm në revistën Creation]). Por kur e shikojmë më
nga afër, shohim gdhendje krijesash të cilat çdo fëmijë
në shek. XXI do t’i njihte menjëherë si dinozaurë! Me
leje nga prifti me përgjegjësi për katedralen,2 tapeti u hoq që të nxirrja disa fotografi.
Falë gjendjes së tejfërkuar të tunxhit, nuk më lejuan të
bëja një kopje me letër të fërkuar me dyllë sipër
tunxhit,3 por përgjegjësi
më dha bujarisht disa kopje.4
I lindur në 1410, Richard Bell u bë murg në Durham në moshën
16 vjeç. Ai mbeti murg për 50 vjet, dhe gjatë kësaj kohe u
bë prift dhe u diplomua në Oksford. Pas një kohe si kryemurg ë
Durham (1464-1478), ai u gradua në peshkop në Carlisle në 1478. Si
murg nuk kishte të drejtë të hartonte një testament, por historianët
pranojnë që vdiq në 1496, dhe prej kësaj vjen edhe data që
i njihet varrit të tij.5
Tunxhi tregon peshkopin Richard Bell (1.44m i gjatë) nën një ç
ADër gotike (2.9m e gjatë) i veshur me rrobat
e plota të pozitës së tij, me gjithë mitrën (kapelen e
peshkopit) dhe shkopin e kërrusur.
Por është pikërisht fileta e ngushtë prej tunxhi (2.9m e gjatë)
e cila kalon periferinë e varrit, ajo që përmban gjërat veçanërisht
interesante. Falë kalimit të kohës (dhe mijëra të panumërta
këmbësh që e shkelën!), disa pjesë të filetës
kanë humbur prej kohësh, duke përfshirë gjithë pjesën
në fund. Sidoqoftë, midis fjalëve të mbishkrimit latinisht,
ka figura të kafshëve të ndryshme. Shumica prej këtyre nuk të
bien në sy – peshq të ndryshëm, një ngjalë, një
qen, një derr, një zog, një nuselalë/herminë – por
disa prej gdhendjeve portretizojnë krijesa të pazakonta.
Në një gdhendje krijesat u ngjajnë pagabimisht dinozaurëve të
caktuar (Figura 2). Mirëpo si mund të ndodhë kjo, duke qenë
se varri i peshkopit u vulos dhe u stolis mbi tre shekuj para se kockat fosile të
këtyre krijesave u gërmuan, u përshkruan dhe u emëruan në
mënyrë sistematike?
Dinozaurë në shek. XV?
Para se të shpikte Richard Owen emrin ‘dinozaur’ (që do të
thotë zhapik i tmerrshëm) në vitin 1841,6 vetëm pak shkencëtarë të elitës
dinin për ekzistencën e tyre. Kocka jashtëzakonisht të mëdha
ishin gjetur para shek. XIX – një libër nga Robert Plot, i botuar
në 1676, përmban përmendjen e parë.7 Por njerëzit vrisnin mendjen se prej çfarë
krijesash vinin këto kocka të hershme; disa madje besonin se vinin nga
njerëz gjigantë.8
Sot shkencëtarët kanë përshkruar qindra ‘specie’
dinozaurësh dhe i kanë futur në disa grupe të veçuara
taksonomike.
Duke u nisur nga pranimi i tregimit biblik për krijimin dhe historinë
e tokës, del se këto grupe të mëdha kishin prejardhjen nga ‘llojet’
origjinale që Perëndia krijoi në Ditën 6 (shihni tek Zanafilla
1) – po të njëjtën ditë kur ai krijoi dhe njerëzit.
Më vonë, Noeu mori në Arkë nga një çift të
çdo lloj krijese që banonte në tokën e thatë dhe që
merrte frymë nëpër flegrat e hundës, dhe këta do të
përfshinin dhe përfaqësues të çdo lloji dinozaurësh
(shihni tek
Zanafilla 7:2,
8–9,
14-16).9
Të gjithë njerëzit dhe kafshët tokësore jashtë Arkës
humbën nëpër botë në Përmbytjen e Madhe (Zanafilla
7:19-23). Gjatë viteve në vazhdim, pasardhësit e atyre që
mbijetuan në Arkë u përhapën në mbarë botën,
ashtu siç kishte synuar Perëndia (Zanafilla
8:15-17).
Edhe pse duket se dinozaurët janë të zhdukur sot,10 nuk do të ishte shumë e çuditshme
nëse disa lloje do të kishin mbijetuar deri mjaft vonë.11 Nëse ndodhi kështu, njerëzit do
të kishin dëshmuar për ta gjatë shekujve pas Përmbytjes
duke regjistruar ekzistencën e tyre në letërsi dhe në arte.
Në fakt, disa shkrimtarë të Dhiatës së Vjetër u drejtuan
nga Fryma e Perëndisë të përmendnin dragonj12 dhe libri i Jobit (kapitujt
40 dhe 41) përshkruan dy krijesa mbresëlënëse –
behemothin dhe leviathanin – të cilët nuk i ngjajnë asnjë
krijese të gjallë sot, por tingëllojnë mjaft si dinozaurë.
Për më tepër, tregime për krijesa rrëshqanore të mëdha
dhe/ose të frikshme (të cilat shpeshherë përshkruhen si dragonj)
gjenden me bollëk në kultura nëpër botë.13
Sot, falë besimit evolucionar që asnjë dinozaur nuk mbijetoi pas
të ashtuquajturit kretaku (prej gjoje para 65 miliona vjetësh), shumica
e njerëzve msopërfillin gjithë këto evidenca thjesht si mite
dhe legjenda, ndërkohë që lënë mënjanë mësimet
e qarta të Biblës. Mirëpo për mendjen pa paragjykime, ‘behemothët
e tunxhtë’ të peshkopit Bell sugjerojnë që të paktën
disa prej këtyre krijesave ishin mirë e të gjalla në Mesjetë.
Ndonëse mjerisht disa nga hollësitë janë gërryer, Figura
4 tregon dy dinozaurë në luftim (ose ndoshta njohje!). Ai në të
djathtë u ngjajnë shumë rindërtimeve të kohëve të
fundit të dinozaurëve sauropodë, p.sh. Apatosaurus; shihni
tek Figura 2. Ai portretizohet me qafën në pozitë horizontale, në
vend të pozitës së ngritur siç besonin paleontologët
(shkencëtarët që studiojnë fosilet) besonin deri mjaft vonë.14 Në mënyrë
të ngjashme, bishtin e ka të mbajtur pezull, dhe jo të shtrirë
përtokë siç tregojnë të gjitha rindërtimet e sauropodëve
përveç atyre më të fundit.15
Krijesa në të majtë ka shtojca afër fundit të bishtit që
i kujtojnë çdo entuziasti dinozaurësh bishtin me thumba të
Stegosaurus ose ndoshta bishtin kockor dhe si kopaçe të disa
dinozaurëve ankilozauridë si p.sh. Euoplocephalus. Ka mundësi
që të dyja krijesat kishin këto shtojca në bisht; lakimi në
në fund të bishtit të kafshës në të djathtë mund
të jetë gjithçka që na mbetet, pasi hollësitë janë
prishur prej kohësh.
Nga pluhuri i epokave të kaluara
Këto imazhe habitëse tregojnë ato që duken si dinozaurë.
Nga e djathta, fotografi ynë zbulon gdhendjet në shiritin e tunxhtë
të cilat çdo fëmijë në shkollë do të identifikonin
pa pikë hezitimi si dinozaurë të njohur sauropodë – pra
ata me qafë dhe bisht të gjatë. Ata duken se merren me luftim me
qafat (siç është tipike edhe e sjelljeve të gjirafave) ose
ndoshta shfaqje për të marrë femra, të cilat gjithashtu janë
të njohura në mbretërinë e kafshëve.
Nga
e majta: imazhi i ndonjë tipi të pazakonshëm krijese e cila nuk identifikohet
aq kollaj, por që i ngjan amfibit Eryops.
|
Ky shikim i vogël në botën zoologjike të shek. XV tingëllon
i vërtetë për një arsye tjetër. Sot, meshkujt e disa kafshëve
qafëgjata vërehen se merren me prova force, për të vendosur
dominim dhe kështu të drejtën për të marrë femra në
kohën kur mund të lindin. Kjo gdhendje e dy dinozaurëve në ‘luftim’
sigurisht që i ngjan ‘qafosjes’ së gjirafave.
Një gdhendje tjetër në tunxhin e varrit të peshkopit Bell (Figura
5) nuk duket se i ngjan asnjë kafshe të gjallë sot. Mjerisht ajo
është shumë e gërryer por mund të dallojmë një
kokë dhe gojë me përmasa krokodili. Megjithatë, këmbët
nuk u ngjajnë atyre të kafshëve si krokodili dhe duket se ka më
të ngjarë të jetë ndonjë krijesë rrëshqanore
tashmë e zhdukur.
Natyrisht, jo të gjithë njerëzit do të binden që këto
bisha janë vërtet dinozaurë. Shumë njerëz janë kaq
‘të evolucionizuar’16
saqë ndiejnë veten të detyruar të shpikin pretekste për
të shpjeguar atë që shohin si anakronizëm (mospërputhje
kohore). Për shembull, prifti përgjegjës i katedrales Carlisle shkroi
sa vijon në një letër drejtuar David Jolly (SHBA): “Këto
figura përfshijnë lloje të ndryshme bimësh, zogjsh, qensh, peshqish,
një lakuriq, një ngjalë dhe disa kafshë mitologjike.
Nuk besoj se fjala ‘dinozaur’ është e përshtatshme në
këtë kuadër. Zbukurimet janë tipike të asaj periudhe, dhe
nuk janë aspak të pazakonta ose të dallueshme” (shtohet
theksi).
Nga ana tjetër, ekzistenca e figurave dinozaurësh nga kjo periudhë
nuk i paraqet asnjë problem njeriut i cili pranon atë që nënkupton
qartë Bibla – pra që njerëzit ishin dikur bashkëkohorë
me dinozaurët. Pa dyshim shumë dashkan të besojmë që artizani
i Rilindjes sajoi një kafshë e cila, thjesht rastis t’i ngjajë
një dinozauri.
Nëse ky nuk është një falsifikim dinak17 (gjë që ka shumë pak mundësi,
duke marrë parasysh vendndodhjen e figurave!), ai përbën një
evidencë tjetër që dogma standarde evolucionare për dinozaurët
dhe për zhdukjen e tyre gjoja para 65 miliona vjetësh është
krejt e gabuar.
Referenca
- Gdhendje/fërkim i të gjithë tunxhit; Lack,
W., Stuchfield, H.M. and Whittemore, P., The Monumental Brasses of Cumberland and
Westmorland, London, Monumental Brass Society, fq. 21, 1998.
Kthehuni në tekst.
- Rev. Canon David W.V. Weston, Predikues Katedraleje me përgjegjësi
për katedralen dhe bibliotekën e saj. Në një letër me dt.
5 Qershor 2002. Kthehuni në tekst.
- Në fakt, vetëm pak vite më përpara, pjesët
e tunxhit ishin hequr dhe rivendosur në mënyrë profesionale sepse
po liroheshin nga guri më poshtë.. Kthehuni në tekst.
- Ne vlerësojmë shumë bashkëpunimin e priftit
Weston. Ai në fakt nuk mban pikëpamjen që këto krijesa janë
dinozaurë, siç shpjegon më poshtë ky artikull. Megjithatë,
ai më takoi në vizitë dhe më tregoi disa dokumente ndihmëse
për tunxhat e varrit si dhe për vetë peshkopin Bell.
Kthehuni në tekst.
- Dobson, B., Richard Bell, prior of Durham (1464–78)
and bishop of Carlisle (1478–95), tek: Transactions of the Cumberland &
Westmorland Antiquities & Archives Society 65:182–221,
1965. Kthehuni në tekst.
- Dr Owen (më vonë Profesor Sër Richard Owen)
bëri këtë shpallje të famshme në një mbledhje të
Shoqatës Britanike për Përparimin e Shkencave, duke u mbështetut
tek njohuritë e skeleteve fosile të Iguanodon, Megalosaurus
dhe Hyaeosaurus. Kthehuni në tekst.
- Prifti Robert Plot ishte Profesor of ‘Chymistry’
në Universitetin e Oksfordit, dhe ai identifikoi kockën e thyer (nga një
gëlqerore në Oxfordshire) si pjesë e një kërciri. Që
atëherë kampioni ka humbur por ndoshta i takonte një dinozauri Megalosaurus.
Shihni tek: Benton, M.J., The Penguin Historical Atlas of the Dinosaurs,
Penguin Books Ltd., London, fq. 12, 1996. Kthehuni në tekst.
- Charig, A., A New Look at the Dinosaurs, British
Museum (Natural History), London, fq. 45, 1985. Kthehuni në tekst.
- Ham, K.,
The Great Dinosaur Mystery Solved! A biblical view of these amazing creatures,
Master Books, Arkansas, 1998. Kthehuni në tekst.
- Zhdukja e dinozaurëve nuk përbën asnjë
mister të madh nëse nisemi nga Shkrimet; shihni tek ref. 9, fq. 11–17.
Gjithashtu tek Ham, K.,
What really happened to the dinosaurs? Answers in Genesis,
2001. Kthehuni në tekst.
- Ka mundësi që disa dinozaurë, të cilët
komuniteti shkencor beson se kanë kohë që janë zhdukur, do të
gjenden ende duke banuar në pjesë të paprekura të tokës.
Shihni tek: Woetzel, D., Behemoth or bust: an expedition into Cameroon
investigating reports of a Sauropod dinosaur, Journal of
Creation 15(2):62–68, 2001. Kthehuni
në tekst.
- Në shumë raste konteksti tregon pa dyshim që
këta ishin krijesa të vërteta, ndonëse të pazakonta, dhe
që këta shkrimtarë biblikë ishin njohur me to. Shihni tek ref.
9, fq. 33–52. Kthehuni në tekst.
Kthehuni në tekst.
- Shihni, për shembull, tek:
Dragon fossils seized, Creation 17(4):9, 1995; Alferov,
T., Dragons: animals not apparitions, Creation
22(3):14–16, 2000; Johnson, B., Thunderbirds:
Did the American Indians see winged dinosaurs ? Creation 24(2):28–32,
2002.. Kthehuni në tekst.
- See Towering dinosaurs a tall
story? Creation 21(4):8, 1999; komentim mbi një
raport tek Science. Kthehuni në tekst.
- Për shembull, para disa vitesh, Muzeu Britanik i Shkencave
Natyrore ripozicionoi bishtin e skeletit Diplodocus në galerinë
kryesore për t’iu përputhur mendimeve të reja. Gjithashtu,
ata dinozaurë sauropodë të cilët kanë figuruar në
emisionet e BBC-së me titull Walking with dinosaurs, janë treguar
që të gjithë me këtë pozë prej harku.
Kthehuni në tekst.
- Domethënë, ‘faktet’ e evolucionit dhe
miliona vjetëve të historisë së tokës janë kaq të
ngulitura në mendjet e tyre saqë evidenca të cilat duhet
t’i bëjnë të vënë në pikëpyetje botëkuptimin
e tyre vetëm sa ri-interpretohen që t’i përputhen asaj!. Kthehuni në tekst.
- Fatkeqësisht, disa evidenca për bashkëkohësinë
e njeriut me dinozaurët, të cilat në fillim dukeshin të besueshme,
kanë dalë më vonë si gabime. ‘Gurët Ika’ shumë
të debatuar —prej gjoje gdhendje të mirëfillta të dinozaurëve
nga Peruja e kohës para Inkave—janë demaskuar më vonë
si mashtrime. Creation 24(2) paraqiti këta me parullën
e kujdesshme, ‘Shumë të mirë për të qenë të
vërtetë?’ Në fakt, doli që një kirurg peruan i paskrupullt
kishte blerë gurët nga një artist lokal dhe i kishte futur në
muzeun e tijduke pretenduar se ishin produkte të vjetra njeriu; artisti vetë
bën këta gurë për turistët dhe kurrë nuk pretendon
se janë të vjetër. Që atëherë Instituti i Shkencave
Gjeologjike në Londër ka shqyrtuar një nga gurët dhe vërtetoi
origjinën e tij të vonshme. Mashtrimi u demaskua në një dokumentar
televiziv Nova në vitin 2002, me titull ‘Çështja e Astronautëve
të Lashtë’.
[Shënim i redaktorit, Dhjetor 2003:
Shënimi 17 i këtij artikulli deklaroi se gurët Ika janë sigurisht
falsifikime dhe që një person i lidhur me ta (tani i vdekur) si ‘i
paskrupullt’. Megjithatë, ashtu siç na kujtuan disa njerëz,
dhe siç pranojmë, gjithanshmëria e këtij gjykimi është
e papërshtatshme thjesht duke u nbështetur tek fakti që një,
ose pak prej tyre ishin mashtrime të gdhendura kohët e fundit. Ndonëse
nuk do të këshillojmë që ndonjeri t’i përdorë
si evidencë për të mbështetur Biblën deri sa kjo çështje
të hetohet plotësisht në literaturën teknike krijimbesuese,
ne kërkojmë falje pa kusht për ndonjë shqetësim të
shkaktuar nga ky shënim. (Creation 26(1):5)]
Kthehuni në tekst.
|