Diamantët: miku më i mirë i krijimbesuesit
Radiokarboni në diamantë: armik i ‘miliona vjetëve’
nga Jonathan Sarfati
Karboni
Çfarë kanë të përbashkët diamantët xixëllues dhe grafiti i errët dhe i butë i lapsave? Që të dy janë forma (allotrope) karboni. Shumica e atomeve të karbonit janë 12 herë më të rënda sesa hidrogjeni (12C), rreth një në 100 është 13 herë më i rëndë (13C), dhe një në një trilion (1012) është 14 herë më i rëndë (14C). Nga këto lloje (izotope) të ndryshme karboni, 14C quhet radiokarbon, sepse është radioaktiv – pra kalbet me kalimin e kohës.
Datimi me radiokarbon
wikipedia
Disa përpiqen të masin moshën sipas sasisë së 14C të kalbur. Shumë njerëz besojnë se datimi me radiokarbon vërteton një moshë prej miliarda vjeç.1 Por evolucionistët e dinë se nuk e vërteton dot, sepse 14C kalbet shumë shpejt. Periudha e tij radioaktive (t½ ) është vetëm 5,730 vjet – d.m.th. çdo 5,730 vjet, gjysma e saj kalbet. Pas dy periudhash, mbetet një çerek; pas tre periudhash, vetëm një e teta; pas 10 periudhash, mbetet më pak se një e mijta.2 Në fakt, edhe një sasi 14C e madje sa toka do të ishte kalbur tërësisht brenda më pak se një milion vjetësh.3
Kështu pra, po të ishin vërtet mostrat miliona vjeçe, nuk do të kishte mbetur fare radiokarboni. Por nuk gjejmë këtë situatë, madje edhe me detektorë shumë të ndjeshme të 14C.4
Diamantët
Diamanti është substanca më e fortë që njohim, kështu që brendësia e tij duhet t’i qëndrojë shumë fort ndotjes. Diamantit i duhet një presion shumë i madh që të formohet – presion ky i cili gjendet në Tokë në natyrë vetëm thellë poshtë sipërfaqes. Kështu ata kanë të ngjarë të jenë formuar në një thellësi prej 100-200 km. Gjeologët besojnë që ata që gjejmë duhet të jenë transportuar në sipërfaqe me shpejtësi supersonike5, në shpërthime tepër të dhunshme nëpërmjet kanaleve vullkanike. Disa gjenden në këto kanale, p.sh. kimberlitët, kurse diamantë të tjera u liruan nga gërryerja ujor dhe u depozituan gjetiu (këta quhen diamantë aluvialë). Sipas evolucionistëve, diamantët kanë rreth 1-3 miliarda vjet që u formuan.5
Prania e radiokarbonit tek këta diamantë ku nuk duhet të gjendet, del kështu si evidencë xixëlluese për një botë ‘të re’, tamam siç na tregon Bibla.
Datimi i diamantëve
Gjeofizikani Dr John Baumgardner, anëtar i grupit kërkimor RATE6, shqyrtoi 14C tek disa diamantë.7 Nëse janë vërtet mbi një miliard vjeç nuk duhet të kishin fare 14C, por laboratori radiokarbon njoftoi që kishin mbi 10 herë më shumë sesa kufiri teknik i zbulimit. Kështu ata kishin një ‘moshë’ radiokarbonike shumë më të vogël sesa një milion vjeç! Dr Baumgardner përsëriti këtë me gjashtë diamantë të tjerë aluvialë nga Namibia, dhe këta kishin akoma më shumë radiokarbon.
Prania e radiokarbonit tek këta diamantë ku nuk duhet të gjendet, del kështu si evidencë xixëlluese për një botë ‘të re’, tamam siç na tregon Bibla.
Vërejtje (teknike) dhe përgjigje
Referenca
|
Referenca dhe shënime
- Për shembull, ‘pastori’ Barry Lynn, udhëheqësi i grupit antikristian ‘Americans United for the Separation of Church and State’, shpalli në një debat të transmetuar në TV kombëtar, ‘Datimi me karbon, i cili tregon që Toka është miliarda vjeçe!’ (Firing Line, PBS, 19 Dhjetor 1997). Kthehuni në tekst.
- Koha t pas fillimit të kalbjes radioaktive mund të llogaritet me formulën N/N0 = e–λt , ku N është numri i atomeve të matura në kohën e sotme; N0 është numri në fillim; l, konstantja e kalbjes, e cila lidhet me periudhën radioaktive t½ sipas formulës l = ln2/t½. Kjo presupozon që sistemi është i mbyllur, kështu që humbja e atomeve ndodh thjesht nëpërmjet kalbjes, si dhe që shpejtësia e kalbjes është konstante. Shihni edhe tek Sarfati, J., Refuting Compromise, kap. 12, Master Books, Arkansas, SHBA, 2004. Kthehuni në tekst.
- Masa e Tokës është 6x1027 g; pra 4.3x1026 mole 14C. Çdo mol përmban numrin e Avogadros (NA = 6.022x1023) të atomeve. Duhen vetëm 167 gjysmime që të arrihet në një atom të vetëm (log2 (4.3x1026 mol x 6.022x1023 mol–1) = log10 (2.58x1050)/log10 2), dhe 167 periudha radioaktive përbëjnë mjaft më pak se një milion vjet. Kthehuni në tekst.
- AMS (spektrometria e masave me përshpejtues) numëron vetë atomet, dhe mund të dallojë një atom 14C në më shumë se 1016 atome, ose të masë një raport 14C/C prej <10–16 ose 0.01% të raportit të sotëm (0.01 pMC, përqind karbon i sotëm). Kthehuni në tekst.
- Përndryshe diamanti do të kalitej në grafit. Shihni tek Snelling, A., Diamonds evidence of explosive geological processes, Creation 16(1):42-45, 1993; krah. Diamond Science, diamondwholesalecorporation.com/diamond-knowledge-2/scientific-facts, u lexua më 22 Maj 2006. Kthehuni në tekst.
- Vardiman, L., Snelling, A. and Chaffin, E., Radioisotopes and the Age of the Earth, Vol. II, ch. 8, Institute for Creation Research, California, SHBA, 2005. Dr Baumgardner shqyrtoi edhe shumë mostra qymyrguri, të cilat gjithashtu dolën se përmbanin 14C. Kthehuni në tekst.
- Baumgardner, J., 14C evidence for a recent global flood and a young earth; tek ref. 6, kap. 8. Shihni edhe tek kumtesa e tij Measurable 14C in fossilized organic materials: confirming the young earth creation-flood model, 5th International Conference on Creationism, 2003. Kthehuni në tekst.
![[img]](/images/sml_cmi_logo.png)












