Pemë suedeze, më të vjetra sesa universi?
Një shqyrtim më nga afër i një pretendimi për pemët më të vjetra të botës – gjoja
më të vjetra sesa data biblike e krijimit.
nga Carl Wieland
Fotografi Wikipedia
A është bredhi i Norvegjisë më i vjetër sesa krijimi?
Një grup pemësh i zbuluar në malet e Suedisë perëndimore pretendohet të jenë pemët
më të vjetra të gjalla në botë. Me ‘datën’ e pretenduar prej 8,000 vjetësh, pemët
(të cilat për ironi quhen ‘bredha norvegjezë’) jo vetëm se do të kishin ekzistuar
mijëra vjet para datës biblike të Përmbytjes mbarëbotërore, por madje edhe rreth
2,000 vjet para vetë datës së krijimit.
Meqenëse jemi mësuar me ‘pretendime datuese’ për miliona vjet, mund të tundohemi
këtu të themi, “E pastaj?” Në fund të fundit, ky pretendim bie ndesh me Biblën vetëm
për nja dy mijë vjet.
Mirëpo arsyeja përse i përgjigjemi këtij artikulli është që shumica e lexuesve të
artikullit në media që bën bujë për këtë pretendim1
kanë të ngjarë të kujtojnë automatikisht që kjo moshë është përcaktuar me anë të
numërimit të unazave vitore të rritjes. Ky proces duket si një mënyrë e pagabueshme
për të përcaktuar moshën, me shumë më pak presupozime dhe pasiguri sesa datimi radiometrik.
Dhe në kundërshti me deklaratat e disa ‘biblioskeptikëve’, deklaratat e Biblës duhet
t’ia dalin me sukses (edhe në fakt dalin) ndaj shqyrtimit përballë të dhënave të
botës reale. Në qoftë se Bibla do të ishte e gabuar lidhur me historitë e saj faktike,
si mund të besohej lidhur me pretendimet e saj për fatin tonë të përjetshëm?
Dhe në kundërshti me deklaratat e disa ‘biblioskeptikëve’, deklaratat e Biblës duhet
t’ia dalin me sukses (edhe në fakt dalin) ndaj shqyrtimit përballë të dhënave të
botës reale. Në qoftë se Bibla do të ishte e gabuar lidhur me historitë e saj faktike,
si mund të besohej lidhur me pretendimet e saj për fatin tonë të përjetshëm (krahaso
me
Gjoni 3:12)?
Kështu, për çfarë bëhet fjala?
Është zbuluar tashmë që një pemë mund të hedhë më shumë se një shtresë ‘vitore’
në vit. Pavarësisht nga kjo, kur artikulli shqyrtohet me hollësi, duket se mosha
nuk u përcaktua nëpërmjet unazave të pemëve, por nëpërmjet datimit me karbon-14,
me të gjitha burimet e tij të njohura të gabimeve, të mos përmendim dhe presupozimet.
Pemë të gjalla, të datuara me C-14?
Fotografi stock.xchng
Numërimi i unazave të rritjes tregon që sekuojat e Kalifornisë, të cilat njihen edhe si drukuqët gjigantë, përfshijnë disa nga pemët më të vjetra të gjalla të njohura të botës. Megjithatë këto pretendime të fundit suedeze nuk kanë të bëjnë me datimin nëpërmjet unazave të pemëve.
Por edhe kjo është mjaft e çuditshme. Tërë metodologjia e datimit me radiokarbon
(C-14) mbështetet në idenë që organizmi ka ngordhur, dhe nuk po shkëmben më karbon
me ambientin. Kështu një mostër ‘datohet’ duke marrë për pikënisje kohën e ngordhjes
së organizmit. Atëherë, si mund të tregohet një pemë e gjallë se ka ngordhur para
8,000 vjetësh?
Zgjidhja e kësaj enigme në dukje sugjerohet nga komenti i po këtij artikulli që
“një trung i vetëm peme mund të arrijë në moshën shumë-shumë 600 vjeçe.” Me fjalë
të tjera, nuk ka asnjë mostër që është ‘datuar’ (nga cilado metodë) të jetë
më shumë se 600 vjeçe. Artikulli thotë gjithashtu që “bredhat kishin mbijetuar duke
nxjerrë një trung të ri menjëherë pas ngordhjes së të vjetrit.” Me fjalë të tjera,
pemët krijuan klone të vetes. Kjo sugjeron që datimi synonte të përcaktonte se kur
nisi procesin pema e parë e pemëve tashmë të ngordhura në atë grup, që është trungu
paraardhës i trungjeve që jetojnë sot (të cilat janë më pak se 600 vjeçe). Natyrisht,
kjo përfshin një palë presupozimesh shumë më të tërthorta. Edhe datimi me radiokarbon
kishte të bënte vetëm me një mostër të ngordhur – gjë që ka kuptim.2
Një artikull tjetër mbi po këtë zbulim duket se vërteton këtë përfundim, pra, që
mosha nuk del nga datimi me unazat e pemëve, por nga datimi me radiokarbon i cili
është shumë më i cënueshëm.3 Ky
artikull i fundit u referohet datave akoma më të vjetra (9,550 vjet), dhe bën të
qartë që ky rezultat doli nga copëza druri të gjetura poshtë pemëvë të gjalla,
jo të nxjerra prej tyre si mostra. Për më tepër ai vërteton që mostrat me datat
e vjetra kishin të njëjtin material gjenetik me pemët që jetojnë sot (d.m.th. ishin
klone).
Duke bërë lëshime për ndonjë unazë të shtuar ngandonjëherë në stinë, të gjitha moshat
sipas unazave të pemëve më të vjetra të tokës përputhen me idenë që të gjitha pemët
që rriteshin në planetin tonë u vranë ose u çrrënjosën nga Përmbytja e përshkruar
në Librin e Zanafillës, rreth 4,500 mijë vjet më përpara.
Sigurisht që ka pemë të gjalla të cilat janë mijëra vjeçe, siç janë sekuojat gjigante
të Kalifornisë. Por këto në fakt përbëjnë një evidencë bindëse për Përmbytjen mbarëbotërore.
Pse? Sepse, në qoftë se disa gjëra kanë mbijetuar për disa mijëra vjet, duket se
nuk ka arsye pse disa prej tyre të mos jenë akoma të gjalla pas, ta zëmë, 10 ose
20 mijë vjetësh. Por të tilla kaq të vjetra nuk ka. Duke bërë lëshime për ndonjë
unazë të shtuar ngandonjëherë në stinë, të gjitha moshat sipas unazave të pemëve
më të vjetra të tokës përputhen me idenë që të gjitha pemët që rriteshin në planetin
tonë u vranë ose u çrrënjosën nga Përmbytja e përshkruar në Librin e Zanafillës,
rreth 4,500 mijë vjet më përpara.
Mësimi që del prej kësaj është ky: kur faktet duket sikur bien ndesh me Biblën, ia vlen
gjithmonë t’i shqyrtosh përsëri më nga afër. E sidomos kur është fjala për diçka
në masmedia.
Referenca
- Swedish Spruce May Be World’s Oldest Living Tree, 14 Prill,
2008. Kthehuni në tekst.
- Kjo na kujton një kohë tjetër kur media bëri bujë për një
pemë të vjetër, e cila rritet në Tasmani të Australisë, gjoja 10,000 vjeçe—edhe
në këtë rast, nuk ishte aspak datimi me unaza burimi i kësaj moshe. Shih tek
Living tree ‘8,000 years older than Christ’ (?), Creation
17(3):26–27, 1995. Kthehuni në tekst.
- World’s oldest living tree discovered in Sweden.
Kthehuni në tekst.
| They say time is money. Well, this site provides over 30 years of information. That’s a lot of money and time. Would you support our efforts to keep this information coming for 30 more years?  | | |
|