A krijoi Perëndia jetë në planetë të tjerë?
Në qoftë se jo, përse është universi aq i madh?
nga Gary Bates
Jashtëtokësorët inteligjentë që do të vizitonin Tokën do të sundonin mbi njerëzimin.
Shumë njerëz, si të krishterë ashtu dhe të tjerë, e kanë të vështirë të besojnë
që Toka është i vetmi planet i banuar në këtë univers kaq të madh.
Ata që besojnë që jeta evoluoi mbi Tokë, zakonisht e quajnë gati një ‘fakt’ që jeta
ka evoluar në planetë të tjerë të panumërt. Zbulimi i jetës në planetë të tjerë,
nga ana e tij, do të shihej si vërtetimi i besimit të tyre evolucionar.
Mirëpo madje edhe shumë të krishterë thonë, “Perëndia duhet të ketë krijuar jetë
gjetkë, përndryshe ky univers kaq i madh do të ishte një harxhim masiv hapësire
më kot.” Sidoqoftë, arsyetimi ynë duhet të mbështetet në atë që Perëndia ka thënë
se ka bërë (pra Bibla), dhe jo në atë që ne mendojmë që ai do të kishte bërë ose
duhet të kishte bërë.
Së pari, meqenëse Perëndia është ai i cili krijoi universin, ky i fundit nuk mund
të quhet ‘i madh’ në krahasim me të. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë madhësinë
e universit sepse fuqia jonë për të kuptuar është e kufizuar në dimensionet e krijuara
të kohës/hapësirës brenda të cilave ekzistojmë, dhe na merret mendja nëse përpiqemi
të kuptojmë ndonjë gjë përtej tyre. Vetë koha filloi me krijimin e universit fizik,
por si mund ta kuptojmë përjetësinë pa kohë? Çfarë ekzistonte ‘para’ universit?
Po kështu, si mund të kuptojmë se sa ‘i madh’ është Perëndia? Nuk e masim dot me
një shirit të përbërë nga atomet.
Bibla dhe Jashtëtokësorët
Shpeshherë lind pyetja: edhe pse Bibla na mëson që Perëndia krijoi jetë inteligjente
vetëm mbi Tokë, përse nuk mund ta kishte bërë gjetiu? Në fund të fundit
Shkrimi i Shenjtë nuk diskuton çdo gjë, p.sh. automjetët. Megjithatë, kundërshtimi
biblik ndaj idesë së jashtëtokësorëve nuk është thjesht një argument nga heshtja.
Përkundrazi, njohja me kuadrin e gjerë të mesazhit të Biblës/ungjillit na lejon
të nxjerrim qartë përfundimin që arsyeja përse Bibla nuk përmend jashtëtokësorët
është që ata nuk ekzistojnë.1
- Bibla tregon që i gjithë krijimi rënkon dhe mundohet nën peshën e mëkatit
(Romakët
8:18–22). (Efekti i Mallkimit pas Rënies së Adamit ishte universal.2 Përndryshe nuk do të kishte
kuptim që Perëndia ta shkatërronte gjithë këtë krijimin për t’ua hapur
rrugën qiejve të rinj dhe Tokës së re -
2 Pjetri 3:13,
Zbulesa 21:1 e sipër). Prandaj, të gjithë jashtëtokësorët që banonin
gjetkë do të ishin prekur (padrejtësisht) nga Mallkimi i Adamit edhe pse ishin të
pafajshëm - ata nuk do të kishin trashëguar natyrën mëkatare të Adamit.
- Kur Krishti (Perëndia) u shfaq në mish ai erdhi në Tokë për të shpenguar jo vetëm
njerëzimin por edhe, më në fund, tërë krijimin prapë për veten e tij (Romakët
8:21,
Kolosianët 1:20). Megjithatë, vdekja pajtuese e Krishtit në Kalvar nuk
mund të shpëtojë këta jashtëtokësorë të teorizuar, sepse duhet të jesh pasardhës
fizik i Adamit në mënyrë që Krishti të jetë ‘i afërti që gëzon të drejtën e shpengimit’
(Isaia
59:20). Jezusi u quajt ‘Adami i fundit’ sepse ka qenë një njeri i parë real,
pra Adami (1
Korintasit 15:22,45) - jo një jashtëtokësor i parë. Kjo bëhet në mënyrë
që një Zëvendës njerëzor i pamëkatë të marrë përsipër ndëshkimin e merituar nga
të gjithë njerëzit për mëkatin (Isaia
53:6,10;
Mateu 20:28;
1 Gjoni 2:2,4:10), pa nevojë për të shlyer ndonjë mëkat të tijin që nuk
ekzistonte (Hebrenjtë
7:27).
- Meqenëse kjo nënkupton që të gjithë jashtëtokësorët do të humbisnin përjetësisht
kur krijimi i sotëm do të shkatërrohet nga nxehtësia e madhe (2
Pjetri 3:10,12), disa kanë pyetur veten nëse flijimi i Krishtit mund të përsëritej
gjetiu për qenie të tjera. Mirëpo Krishti vdiq njëherë e mirë (Romakët
6:10,
1 Pjetri 3:18) mbi Tokë. Ai nuk do të kryqëzohej e ringjallej përsëri
në planetë të tjerë (Hebrenjtë
9:26). Kjo vërtetohet nga fakti që kisha e shpenguar (tokësore) njihet si
nusja e Krishtit (Efesianët
5:22–33;
Zbulesa 19:7–9) në një martesë që do të zgjatet në përjetësi.3 Krishti nuk dashka të jetë poligamist me
shumë nuse të tjera nga planetë të tjerë.
- Bibla nuk i jep vend Perëndisë të shpengojë ndonjë specie tjetër, më shumë sesa
të shpengojë engjëjt e rënë (Hebrenjtë
2:16).
T’i përfshijmë... disi!
Një përpjekje për të gjetur vend në Bibël për jashtëtokësorët mbështetet në një
fjalë tek
Hebrenjtë 11:3: “Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me
fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen.”
Fjala “bota” përkthehet “botët” në disa përkthime anglisht, dhe disa pretendojnë
se kjo u referohet planetëve të tjerë të banueshëm. Sidoqoftë, fjala greke është
αιών (aion). Kështu, përkthimet bashkëkohore anglisht (si dhe përkthimi
shqip tek
Hebrenjtë 1:2) përkthejnë fjalën si “gjithësia” (pra tërësia e hapësirës
dhe kohës) sepse ajo përshkruan saktësisht “gjithçka që ekziston në kohë e hapësirë,
qoftë e dukshme ose e padukshme, e tanishme ose e përjetshme”. Madje edhe sikur
po u referohej planetëve të tjerë, është një deduktim i tepërt dhe i pajustifikueshëm
të presupozosh ekzistencën e jetës inteligjente atje.
Një tjetër përpjekje mbështetet tek Gjoni 10:16 ku Jezusi thotë, “Unë kam edhe dele
të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t'i mbledh edhe ato, dhe ato do ta
dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.” Megjithatë,
madje edhe një astronom tek Vatikani i cili beson në ekzistencën e jashtëtokësorëve
(kështu që është ‘dëshmitar kundërshtar’ ndaj idesë së mosekzistencës së tyre),
një prift jezuit i quajtur Guy Consalmagno, pranon që “Në këtë kontekst, këto ‘dele
të tjera’ me sa duket janë johebrenjtë, jo jashtëtokësorët.”4 Mësimi i Jezusit po shkaktonte përçarje midis judenjve
(vargu 19), sepse ata besonin prej kohësh që shpëtimi nga Perëndia ishte vetëm për
ta. Jezusi po deklaronte edhe një herë që ai do të bëhej shpëtimtari i të gjithë
njerëzimit.
Një përqasje e re
Një ide më e vonshme për të gjetur vend për jashtëtokësorët doli nga nevoja e ndier
për ta mbrojtur krishterimin në rast të një vizite të vërtetë në Tokë nga jashtëtokësorët.
Michael S. Heiser është një ufolog/folës i krishterë me influencë i cili mban një
doktoratë mbi temën e Biblës Hebraike dhe Gjuhëve të Lashta Semitike. Ai thotë që
argumentet e lartpërmendura mund të mos vlejnë për jashtëtokësorë të krijuar nga
Perëndia. Meqenëse nuk janë pasardhës të Adamit ata nuk kanë trashëguar natyrën
e tij mëkatare, kështu që nuk janë të fajshëm moralisht para Perëndisë. Ashtu si
lepuj mbi Tokë, ata nuk kanë nevojë për shpëtim - edhe pse do të vdesin, nuk do
të shkojnë as në parajsë e as në ferr.
Vdekja pajtuese e Krishtit në Kalvar nuk mund të shpëtojë këta jashtëtokësorë të
teorizuar, sepse duhet të jesh pasardhës fizik i Adamit në mënyrë që Krishti të
jetë ‘i afërti që gëzon të drejtën e shpengimit’ (Isaia 59:20)
Në pamje të parë ky argument duket bindës, ngaqë edhe engjëjt e rënë janë inteligjentë
por nuk mund të shpëtohen (Hebrenjtë
2:16). Megjithatë, engjëjt janë të pavdekshëm dhe nuk i përkasin dimensionit
tonë trupor. Për më tepër jashtëtokësorët e Heiser-it në anije kozmike duan një
nivel inteligjence që nuk gjendet tek lepujt. Kjo nënvizon me saktësi padrejtësinë
e situatës ku ata vuajnë nga efektet e Mallkimit, duke përfshirë vdekjen dhe më
në fund zhdukjen kur qielli do të hiqet ‘si një pergamenë që mbështillet’ (Zbulesa
6:14). Madje duket mjaft e çuditshme të thuash që veprimet e qenieve tepër
inteligjente nuk mbajnë aspak përgjegjësi morale.
Heiser thotë gjithashtu që jashtëtokësorët tepër inteligjentë nuk do të zhvendosin
pozitën e njerëzimit si të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, sepse ‘shëmbëlltyrë’
do të thotë thjesht që njerëzit janë vendosur si përfaqësuesit e Perëndisë mbi Tokë.
Megjithatë, Bibla thotë që ne jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe
në ngjasim me të (Zanafilla
1:26). Njeriu u krijua menjëherë si qenie plotësisht inteligjente rreth
6,000 vjet më përpara dhe merrej me zanate të ndryshme pak kohë më vonë (Zanafilla
4:22). Qysh atëherë, madje as ne nuk kemi realizuar dot teknologji mjaft
të avancuara sa të udhëtojmë në sisteme të tjera yjore. Në qoftë se jashtëtokësorët
do të ishin në gjendje të zhvillonin anije kozmike të befasueshme, aq sa të udhëtojnë
më shpejt sesa drita, të cilat do t’u nevojiteshin që të vinin këtu, mund të hamendësojmë
që ata duhet të jenë krijuar me intelekt shumë më të lartë sesa yni - gjë që do
t’i bënte akoma më të ngjashëm me Perëndinë sesa ç’jemi ne vetë. Ose përndryshe,
krijimi i tyre ndodhi shumë më përpara sesa 6,000 vjetët e kuadrit biblik gjashtëditor;
jashtëtokësorët u krijuan para njeriut dhe kishin kohë të mjaftueshme për të zhvilluar
teknologjitë e tyre. Megjithatë, Perëndia krijoi Tokën në Ditën 1 dhe më vonë trupat
qiellorë në Ditën 4.
Të influencuar nga jashtë Biblës
Ndonëse Heiser nuk predikon konceptin e evolucionit teist, ai është simpatizues
i idesë që universi është miliarda vjeç, sipas propozimit të ‘krijimbesuesit progresiv’
Dr Hugh Ross.5 Teorikisht, kjo
mund të lejonte kohën e duhur që jashtëtokësorë të paparë të zhvillonin teknologjitë
gati fantastiko-shkencore që kërkohen për të ardhur këtu. Megjithatë, ky është një
arsyetim në rreth.
Tek këto epoka të tejzgjatura fshihet një problem tepër i madh. Së pari, është e
rëndësishme të kuptojmë që ideja e epokave të gjata doli nga besimi që
shtresat e shkëmbinjve sedimentarë mbi Tokë përfaqësojnë epoka të gjata kohore.6 Kjo nga ana e saj mbiu nga presupozimi
dogmatik që nuk ka ndodhur asnjë veprim i veçantë i krijimit ose një Përmbytje mbarëbotërore,
kështu që tiparet e Tokës duhen shpjeguar sipas proceseve që shihen se po ndodhin
sot.7 Kjo filozofi, e quajtur uniformitarianizmi,
duket se plotëson me bollëk profecinë e Apostullit Pjetër tek
2 Pjetri 3:3–7.
Konflikti me Ungjillin qëndron tek fakti që po këto shtresa shkëmbore përmbajnë
fosile - pra një kronikë gjërash të ngordhura që tregon shenjat e dhunës, sëmundjeve
dhe vuajtjes. Kështu, pranimi i pikëpamjes së ‘miliona vjetëve’, qoftë edhe pa evolucion,
vendos vdekjen/ngordhjen dhe vuajtjen shumë kohë përpara Rënies së Adamit. Kjo sulmon
themelet e ungjillit si dhe vetë arsyet pse Krishti erdhi në Tokë - si p.sh. kthimi
përmbys i efekteve të Mallkimit.
Radhitja e rendit të krijuar
Psalmi 8:5 thotë (në përkthimin anglisht) që njeriu u krijua
pak më i ulët sesa engjëjt dhe u kurorëzua me lavdi dhe me nder. Heiser ka thënë
që shpëtimi mbështetet në gradën dhe jo në inteligjencën. Në këtë rast, ku do të
radhiteshin jashtëtokësorët (të cilët prapë nuk përmenden këtu)? Vallë do të radhiteshin
më lart se njeriu, po më ulët se engjëjt, për shembull? Nëse këta jashtëtokësorë
të përparuar do të ishin në gjendje të vizitonin Tokën, sot njerëzimi do t’i nënshtrohej
sundimit të tyre. (Edhe sikur të ishin miqësorë, nga ana potenciale ata
do të ishin shumë më të fuqishëm falë inteligjencës dhe teknologjisë së tyre.) Kjo
do të binte ndesh me strukturën e autoritetit të përcaktuar nga Perëndia kur ai
porositi njeriun ta ‘nënshtronte’ tokën - gjë që njihet edhe si mandati i sundimit
(Zanafilla
1:28).
Mrekullohuni
Psalmi 19:1 na tregon një arsye kryesore për madhësinë e
universit: ‘Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën
e duarve të tij.’ Kjo na kujton që sa më shumë zbulojmë për këtë univers të mahnitshëm,
aq më shumë duhet të mrekullohemi përpara Atij që e bëri të tërë. Ja se për kë duhet
të mendojmë, jo për jashtëtokësorë imagjinarë që nuk i kemi parë kurrë ndonjëherë.
A mund të kishte ‘jetë të thjeshtë’ gjetkë në hapësirë?
Fotografia nga Elaine R. Ingham
Nëse evolucioni thotë që jeta mund të ketë ardhur në Tokë nga hapësira - atëherë
pse të mos lëvizë në drejtim të kundërt?
‘Kuadri i madh’ i Biblës duket se përjashton idenë e jetës inteligjente
gjetkë në universin e Perëndisë (shih tek teksti kryesor8).
Por çfarë mund të themi për shembull për bakteret në planetët e tjerë? Ka mundësi
që Perëndia t’i ketë krijuar, por ka shumë pak të ngjarë.9 Cili do të ishte qëllimi i tyre? I gjithë fokusi
i krijimit është njerëzimi mbi Tokë; gjallesat e biosferës tokësore të ekuilibruar
për bukuri përbëjnë pjesë të sistemit të krijuar për të mbështetur jetën tonë.
Nëse bakteret do të gjenden gjetiu në Sistemin Diellor, zbulimi do të përshëndetet
si provë që jeta mund të evoluojë vetë nga materiale jo të gjalla.10 Sidoqoftë, ne kemi botuar parashikimin tonë që
në këtë rast të pangjarë, organizmat do të kenë ADN eytj. të tipit tokësor, në përputhje
me origjinën e tyre që këtej si ndotëse - ose të mbartura nga anije kozmike të kohëve
të fundit, ose të hipura mbi copëza shkëmbinjsh të shkëputura vrullshëm nga Toka
me anë të goditjeve nga meteoritet.
Referenca
- Sigurisht se ka qenie engjëllore. Këta u krijuan
herët gjatë Javës së Krijimit–u referohet si ‘bijtë
e Perëndisë’ dhe ‘yjet e mëngjesit’ në poezinë
e librit të Jobit, dhe ata u gëzuan dhe kënduan kur u formuan
‘themelet’ e Tokës (Jobi
38:7). Kthehuni në tekst.
- Sarfati, J., The Fall: a cosmic
catastrophe: Hugh Ross’s blunders on plant death in the Bible, Journal
of Creation 19(3):60–64,
2005; <creation.com/plant_death>.Kthehuni në tekst.
- Kisha u ble me gjakun e shpëtimtarit të saj
që doli nga plaga në brinjët e tij, në analogji të
qartë me lindjen e gruas së parë nga një ‘plagë’
në brinjët e Adamit. Kthehuni në tekst.
- Consalgmagno, G., Humans are not God’s only intelligent
works, <www.stnews.org/Commentary-891.htm>, 3 Janar 2006. Ai në fakt
mbajti palën pohuese në një debat me
Dr Jonathan Sarfati të CMI-së,
argumenti mohues i të cilit gjendet tek <www.stnews.org/Commentary-890.htm>
(ata nuk panë argumentet e njëri-tjetrit para se u botuan në revistën
‘liberale’ Science and Theology News). Kthehuni
në tekst.
- Ross beson në ekzistencën e krijesave si njerëz
por pa shpirtra para Adamit, me status shpirtëror të ngjashëm
me atë të jashtëtokësorëve të supozuar nga Heiser.
Për një përgënjeshtrim të plotë të ideve të
Ross-it shih tek Refuting
Compromise nga Dr Jonathan Sarfati
(Master Books, Arkansas, USA, 2004). Kthehuni në tekst.
- Henry, J.F., An old age for the earth is the heart of evolution,
Creation Research Society Quarterly 40(3):164–172,
Dhjetor 2003. Kthehuni në tekst.
- Mortenson, T., The Great Turning Point, Master
Books, Arkansas, USA, 2004. Kthehuni në tekst.
- Krahaso me Grigg, R., Did life come from outer space? Creation
22(4):40–43, 2000; Bates, G.,
Alien Intrusion: UFOs and the evolution connection, Master Books,
Arkansas, USA, 2004. Kthehuni në tekst.
- Sarfati, J.,
Conclusive evidence for life from Mars? Remember last time! <creation.com/mars>,
15 Maj 2002. Kthehuni në tekst.
- Matthews, M.,
Space life? Answering unearthly allegations, Creation 25(3):54–55, 2003; <creation.com/space_life>.
Kthehuni në tekst.
| 6,000 years of earth history. That's a long time in our opinion! 7,500 free web articles on creation.com. That's a lot of information! Take advantage of this free information but please support CMI as God provides. Thank you.  | | |
|