Evidenca për një botë të re
nga Russell Humphreys
Më poshtë japim dymbëdhjetë fenomene natyrore të cilat
bien ndesh me idenë evolucionare që universi është miliarda
vjeç. Numrat që listoj më poshtë me germa të zeza (shpeshherë
miliona vjet) janë moshat maksimale të mundshme që
vendosen nga secili proces, jo moshat reale. Numrat me germa të pjerrëta
janë moshat e kërkuara nga teoria evolucionare për secilin
proces. Thelbi i çështjes është që moshat maksimale të
mundshme janë gjithmonë shumë më të vogla sesa moshat e
kërkuara nga evolucioni, ndërsa mosha biblike (nga 6,000 deri 10,000 vjet)
përputhet bukur në çdo rast brenda moshave maksimale të mundshme.
Kështu, proceset e mëposhtme përbëjnë evidenca kundër
historikut evolucionar dhe pro historikut biblik.
Ekzistojnë edhe më shumë
evidenca për një botë të re, por unë kam zgjedhur
këto procese sepse shpjegohen thjesht dhe shkurt. Disa prej tyre mund të
pajtohen me një univers të vjetër vetëm nëse bëjmë
disa supozime të pangjara dhe të paprovuara; të tjerat mund të
puthen vetëm me një univers të ri. Lista fillon me fenomene të
largëta astronomike dhe kalon deri tek Toka, duke përfunduar me fakte
të përditshme.
1. Galaktikat kurdisen shumë shpejt
Yjet e galaktikës sonë, Rruga e Qumështit, vërtiten rreth qendrës
galaktike me shpejtësi të ndryshme, ku ato të brendshmet vërtiten
më shpejt sesa të jashtmet. Shpejtësitë e vërtitjes që
vërejmë janë aq të shpejta saqë, po të ishte galaktika
jonë më shumë se disa qindra miliona vjeçe,
ajo do të ishte një disk i patrajtë yjesh dhe nuk do të mbante
formën e sotme spirale.1
Mirëpo galaktika jonë besohet se është të paktën 10
miliarda vjeçe. Evolucionistët e quajnë këtë
‘dilemën e kurdisjes’, për të cilën kanë pesëdhjetë
vjet që kanë ditur. Kanë thurur mjaft teori në përpjekje
për ta shpjeguar, por secila prej tyre ka dështuar pas një kohe të
shkurtër popullariteti. E njëjta dilemë ‘kurdisje’ vlen
edhe për galaktika të tjera.
Gjatë dekadave të fundit përpjekja e favorizuar për zgjidhjen
e dilemës ka qenë një teori e ndërlikuar e quajtur ‘valët
e dendësisë’.1 Kjo teori ka probleme konceptuale, duhet
‘akorduar’ në mënyrë arbitrare dhe me shumë imtësi,
dhe kohët e fundit është vënë në dyshim nga zbulimi,
nëpërmjet Teleskopit Hapësinor Hubble, të një strukture
spirale shumë të hollësishme në qendër të galaktikës
‘vorbull’, M51.2
2. Kometat shpërbëhen shumë shpejt
Sipas teorisë evolucionare, besohet se kometat janë bashkëmoshatare
me sistemin diellor, rreth 5 miliarda vjeçe. Megjithatë, sa
herë një një kometë kalon afër diellit, ajo humb aq shumë
nga materiali i saj saqë nuk mund të qëndronte më shumë
sesa rreth 100,000 vjet. Shumë kometa kanë mosha tipike
prej 10,000 vjeçe.3
Evolucionistët shpjegojnë këtë mospërputhje duke presupozuar
që (a) kometat dalin nga një ‘re Oort’ sferike dhe e pavëzhguar
shumë më larg sesa orbita e Plutos, (b) bashkëveprime gravitacionale
të pangjara me yje që kalojnë rrallëherë zhvendosin kometa
që të hyjnë në sistemin diellor, dhe (c) bashkëveprime
të tjera të pangjara me planetët ngadalësojnë kometat ndërsa
hyjnë, aq shpesh sa të shpjegojnë qindra kometat që shohim.4 Deri sot, asnjë nga këto
hamendësime nuk është vërtetuar qoftë nga vëzhgimet
ose nga llogaritjet realiste.
Kohët e fundit është folur shumë për ‘Rripin Kuyper’,
një disk burimesh kometash të supozuara i cili rri në rrafshin e
sistemit diellor pak jashtë orbitës së Plutos. Edhe nëse disa
copa akulli ekzistojnë atje, ato nuk do të zgjidhnin mirë problemin
e evolucionistëve, sepse sipas teorisë evolucionare Rripi Kuyper do të
varfërohej shpejt po të mos ishte reja Oort për ta rimbushur. [Për
më shumë informacion, shihni tek artikulli teknik i hollësishëm
{anglisht} Comets and the Age
of the Solar System.]
3. Nuk ka mjaft baltë në shtratin e detit
Çdo vit, uji dhe erërat gërryejnë rreth 25 miliarda tonë
dhera dhe shkëmbinj nga kontinentet dhe i depozitojnë në oqean.5 Ky material grumbullohet si
sediment i pangjeshur (d.m.th., baltë) mbi shkëmbin e fortë basaltik
(të formuar nga lava) të shtratit të oqeanit. Thellësia mesatare
e të gjithë baltës në tërë oqeanin, duke përfshirë
dhe rrafshet kontinentale, është më pak se 400 metra.6
Mënyra kryesore e njohur për heqjen e baltës nga shtrati i oqeanit
është nënheqja e pllakave tektonike. Me fjalë të tjera,
shtrati i detit shket ngadalë (disa cm/vit) poshtë kontinenteve, duke
marrë me vete një sasi sediment. Sipas literaturës shkencore jokrijimbesuese,
ky proces heq sot vetëm 1 miliard tonë në vit.6 Me aq
sa dihet sot, 24 miliarda tonët e tjerë vetëm grumbullohen. Me këtë
shpejtësi, erozioni do të depozitonte sasinë e sotme sedimentesh
brenda më pak se 12 miliona vjetësh.
Megjithatë, sipas teorisë evolucionare, erozioni dhe nënheqja e pllakave
kanë ndodhur qysh nga fillimi i ekzistencës së oqeanëve, pra
sipas teorisë, për 3 miliarda vjet. Po të ishte puna kështu,
shpejtësitë e lartpërmendura nënkuptojnë që oqeanët
do të mbyteshin masivisht me baltë disa dhjetra kilometra të trashë.
Një shpjegim alternativ (krijimbesues) thotë që erozioni nga ujërat
e Përmbytjes së Zanafillës, kur rrodhën nga kontinentet, depozituan
sasinë e sotme baltë brenda një kohe të shkurtër, rreth
5,000 vjet më përpara.
4. Nuk ka mjaft natrium në det
Çdo vit, lumenjtë7
dhe burime të tjera9
lëshojnë mbi 450 miliona tonë natrium në oqean. Vetëm 27%
e këtij natriumi arrin të dalë përsëri nga deti çdo
vit.8,9 Me aq sa dihet sot,
pjesa tjetër thjesht grumbullohet në oqean. Po të mos kishte deti
aspak natrium në fillim, do të kishte grumbulluar sasinë e sotme
brenda më pak se 42 miliona vjetësh sipas shpejtësive të sotme
të hyrjes dhe daljes.9 Kjo është shumë më pak
sesa mosha evolucionare e oqeanit, 3 miliarda vjeç. Përgjigjja
e zakonshme ndaj kësaj mospërputhjeje thotë që hyrja e natriumit
në të kaluarën duhet të ketë qenë më e ngadaltë
dhe dalja më e shpejtë. Megjithatë, llogaritje të cilat janë
sa më bujare ndaj varianteve evolucionare, prapë japin një moshë
maksimale prej vetëm 62 miliona vjeçe.9
Llogaritje10 për
shumë elemente të tjera të ujit të detit japin mosha shumë
më të reja për oqeanin. [Shihni edhe tek
Salty seas: Evidence for a young Earth.]
5. Fusha magnetike e Tokës po bie shumë shpejt
Energjia totale e cila ruhet në fushën magnetike të Tokës ka
rënë vazhdimisht me një faktor prej 2.7 gjatë 1000 vjetëve
të fundit.11 Janë
shumë të ndërlikuara dhe të pamjaftueshme teoritë evolucionare
të cilat shpjegojnë këtë rënie të shpejtë, si
dhe mënyrën se si Toka mund të ketë mbajtur fushën e saj
magnetike për miliarda vjet.
Ekziston një teori shumë më e mirë në përputhje me
besimin e krijimit. Ajo është e drejtpërdrejtë, mbështetet
në fizikën e saktë, dhe shpjegon karakteristika të fushës:
krijimin e saj, këmbimet e shpejta gjatë përmbytjes së
Zanafillës, rëniet dhe rritjet e intensitetit sipërfaqësor
deri në kohën e Krishtit, dhe një rënie të vazhdueshme
qysh atëherë.12
Kjo teori përputhet me të dhënat paleomagnetike, historike dhe të
sotme.13 Rezultati kryesor
është që energjia totale e fushës (jo intensiteti i saj
sipërfaqësor) ka rënë gjithmonë të paktën aq
shpejt sa sot. Me këtë shpejtësi fusha nuk mund të jetë
më e vjetër sesa 10,000 vjeçe.14 [Shihni edhe tek
The Earth s magnetic field: Evidence that the Earth is young.]
6. Shumë shtresa janë tepër të lakuara
Në shumë zona malore, shtresa mijëra metra të trasha janë
të lakuara dhe të palosura në trajta gjilpëre. Historiku i zakonshëm
gjeologjik thotë që këto formime u varrosën thellë dhe
u ngurtësuan për qindra miliona vjet para se të lakoheshin.
Mirëpo palosja u bë pa çarje, me rreze kaq të shkurtra saqë
i gjithë formimi duhet të ishte ende i lagur dhe i pangurtësuar kur
lakimi ndodhi. Kjo nënkupton që palosja ndodhi më pak se mijëra
vjet pas depozitimit.15
7. Guri ranor i ndërfutur shkurton ‘epokat’ gjeologjike
Ekzistojnë evidenca të forta gjeologjike16 që guri ranor kambrian Sawatch – i
cili thuhet se u formua para 500 miliona vjetësh – i përçarjes
gjeologjike Ute Pass të Colorado Springs, ka qenë ende i pangurtësuar
kur u nxor në sipërfaqe gjatë ngritjes së Maleve Rocky, gjoja
para 70 miliona vjetësh. Ka shumë pak mundësi që guri ranor
të mos ngurtësohej gjatë 430 miliona vjetësh që
besohet të ketë mbetur nëntokë. Përkundrazi, ka të
ngjarë që këto dy ngjarje gjeologjike ndodhën më pak
se qindra vjet larg njëra-tjetrës, dhe kjo shkurton së
tepërmi shkallën kohore gjeologjike.
8. Radioaktiviteti i fosilizuar shkurton ‘epokat’ gjeologjike deri në
disa vjet
Radiobreroret janë unaza të ngjyrosura të cilat formohen rreth copëzave
mikroskopike mineralesh radioaktive në kristalet shkëmbore. Ato përbëjnë
evidenca të fosilizuara të kalbjes radioaktive.17 Radiobreroret ‘e shtypura’ të
poloniumit-210 tregojnë që formimet jurasike, triasike dhe eokene në
rrafshin e Kolorados u depozituan pak muaj pas njëri-tjetrit, jo qindra miliona
vjet siç kërkon historiku i zakonshëm.18 Radiobreroret ‘jetime’ të poloniumit-218,
të cilat gjenden pa gjurmë të elementeve të tyre nënë,
nënkuptojnë ose krijimin e tyre të menjëhershëm ose ndryshime
drastike të shpejtësive të kalbjes radioaktive.19,20
9. Heliumi në vende të gabuara
Të gjitha grupet e elementeve radioaktive që gjenden në natyrë
përftojnë helium ndërsa kalben. Nëse kjo kalbje ka ndodhur për
miliarda vjet, siç thonë evolucionistët, shumë helium duhet
të ketë hyrë në atmosferën e Tokës. Shpejtësia
e humbjes së heliumit nga atmosfera në hapësirë është
e llogaritshme dhe është e vogël. Duke marrë parasysh këtë
humbje, atmosfera sot ka vetëm 0.05% të sasisë së heliumit
që do të ketë mbledhur brenda 5 miliarda vjetësh.21 Kjo do të thotë që atmosfera është
shumë më e re sesa mosha e pretenduar sipas evolucionit. Një kumtesë
e botuar në Revistën e Kërkimeve Gjeofizike tregon që
heliumi i prodhuar nga kalbja radioaktive në shkëmbinj të thellë
dhe të nxehtë nuk ka patur mjaft kohë për të ikur. Edhe
pse thuhet se shkëmbinjtë janë mbi një miliard vjeç,
mbajtja e madhe e heliumit në ta sugjeron një moshë prej vetëm
mijëra vjetësh.22
[Shihni edhe tek artikulli Bloëing Old-Earth
Belief Aëay: Helium gives evidence that the Earth is young.]
10. Nuk ka mjaft skelete të epokës së gurit
Antropologët evolucionistë thonë që epoka e gurit zgjati të
paktën 100,000 vjet, gjatë të cilëve popullsia e botës
e njeriut Neandertal dhe Kromagnon mbeti afërsisht konstante, midis 1 dhe 10
milionë. Gjatë gjithë kësaj kohe ata po varrosnin të vdekurit
e tyre bashkë me veglat e tyre.23
Sipas këtij historiku, ata do të kenë varrosur të paktën
4 miliarda kufoma.24 Nëse historiku evolucionar është
i saktë, kockat e varrosura duhet të jenë në gjendje të
qëndrojnë shumë më gjatë sesa 100,000 vjet, kështu
që shumë nga 4 miliarda skeletet e supozuara të epokës së
gurit duhet të ekzistojnë ende sot (e aq më tepër veglat e varrosura).
Mirëpo vetëm disa mijëra janë gjetur. Kjo nënkupton që
epoka e gurit ka qenë shumë më e shkurtër nga ç’kujtojnë
evolucionistët, pra disa qindra vjet në shumë vende.
11. Bujqësia është shumë e vonshme
Historiku i zakonshëm evolucionar thotë që njerëzit kanë
ekzistuar si gjuajtës dhe mbledhës për 100,000 vjet gjatë
epokës së gurit para se të zbulonin bujqësinë më pak
se 10,000 vjet përpara.23 Megjithatë evidenca arkeologjike
tregon që njerëzit e epokës së gurit ishin po aq të zgjuar
sa dhe ne. Ka shumë pak mundësi që asnjë nga 4 miliardë
njerëzit e përmendur në evidencën 10 të zbulojë që
bimët rriten nga farat. Ka më shumë të ngjarë që njerëzit
mbetën pa bujqësi më pak se disa qindra vjet pas
përmbytjes, ose gjithmonë kishin këtë njohuri.24
12. Historia është shumë e shkurtër
Sipas evolucionistëve, njeriu i epokës së gurit ekzistoi për
100,000 vjet para se të fillonte të bënte regjistrime të
shkruara rreth 4000 deri 5000 vjet më përpara. Njeriu
parahistorik ndërtoi monumente megalitike, bëri portrete të bukura
në shpella, dhe mbajti regjistrime të fazave hënore.25 Pse do të priste një mijë shekuj
para se të përdorte po këto aftësi për të shkruar
historinë? Historiku biblik është shumë më i besueshëm.24
Referime
- Scheffler, H. dhe H. Elsasser, Physics of the Galaxy and
Interstellar Matter, Springer-Verlag (1987) Berlin, f. 352–353, 401–413.
Kthehuni në tekst.
- D. Zaritsky et al., Nature, July 22, 1993.
Sky & Telescope, Dhjetor 1993, f. 10. Kthehuni në tekst.
- Steidl, P.F., ‘Planets, comets, and asteroids’,
Design and Origins in Astronomy, f. 73–106, G. Mulfinger, redaktor,
Creation Research Society Books (1983) 5093 Williamsport Dr., Norcross, GA 30092.
Kthehuni në tekst.
- Whipple, F.L., "Background of modern comet theory," Nature
263 (2 Shtator 1976) 15.Kthehuni në tekst.
- Gordeyev, V.V. et al., ‘The average chemical
composition of suspensions in the world’s rivers and the supply of sediments
to the ocean by streams’, Dockl. Akad. Nauk. SSSR 238
(1980) 150. Kthehuni në tekst.
- Hay, W.W., et al., ‘Mass/age distribution and
composition of sediments on the ocean floor and the global rate of subduction’,
Journal of Geophysical Research, 93, Nr B12 (10 Dhjetor 1988) 14,933–14,940.
Kthehuni në tekst.
- Maybeck, M., ‘Concentrations des eaux fluviales en elements
majeurs et apports en solution aux oceans’, Rev. de Geol. Dyn. Geogr. Phys.
21 (1979) 215. Kthehuni në tekst.
- Sayles, F.L. dhe P.C. Mangelsdorf, ‘Cation-exchange
characteristics of Amazon River suspended sediment and its reaction with seawater’,
Geochimica et Cosmochimica Acta 41(1979) 767.
Kthehuni në tekst.
- Austin, S.A. dhe D.R. Humphreys, ‘The sea’s missing
salt: a dilemma for evolutionists’, Proc. 2nd Internat.
Conf. on Creationism, Vol. II, Creation Science Fellowship
(1991) në shtyp. Leksion, ref. 12. Kthehuni në tekst.
- Austin, S.A., ‘Evolution: the oceans say no!’
ICR Impact No. 8(Oct. 1973) Institute for Creation Research,
leksion tek ref. 21. Kthehuni në tekst.
- Merrill, R.T. dhe M. W. McElhinney, The Earth’s
Magnetic Field , Academic Press (1983) Londër, pp. 101–106.
Kthehuni në tekst.
- Humphreys, D.R., ‘Reversals of the earth’s magnetic
field during the Genesis flood’, Proc. 1st Internat.
Conf. on Creationism (Gusht 1986, Pittsburgh) Creation Science Fellowship
(1987) 362 Ashland Ave., Pittsburgh, PA 15228, Vol. II, f. 113–126.
Kthehuni në tekst.
- Coe, R.S., M. Prévot, dhe P. Camps, ‘New evidence
for extraordinarily rapid change of the geomagnetic field during a reversal’,
Nature 374 (20 Prill 1995) f. 687–92.
Kthehuni në tekst.
- Humphreys, D.R., ‘Physical mechanism for reversals
of the earth’s magnetic field during the flood’, Proc. 2nd
Intern. Conf. on Creationism, Vol. II, Creation Science
Fellowship (1991) (ref. 12). Kthehuni në tekst.
- Austin, S.A. dhe J.D. Morris, ‘Tight folds and clastic
dikes as evidence for rapid deposition and deformation of two very thick stratigraphic
sequences’, Proc. 1st Internat. Conf. on Creationism
Vol. II, Creation Science Fellowship (1986) f.3–15. Leksion
tek ref. 12. Kthehuni në tekst.
- ibid., f. 11–12. Kthehuni
në tekst.
- Gentry, R.V., ‘Radioactive halos’, Annual
Review of Nuclear Science 23(1973) 347–362.
Kthehuni në tekst.
- Gentry, R.V. et al., ‘Radiohalos in coalified
wood: new evidence relating to time of uranium introduction and coalification’,
Science 194 (15 Tetor 1976) 315–318.
Kthehuni në tekst.
- Gentry, R. V., ‘Radiohalos in a Radiochronological
and cosmological perspective’, Science 184 (5 Apr.
1974) 62–66. Kthehuni në tekst.
- Gentry, R. V.,
Creation s Tiny Mystery, Earth Science Associates (1986) P.O. Box 12067, Knoxville,
TN 37912-0067, f. 23–37, 51–59, 61–62. Kthehuni
në tekst.
- Vardiman, L.The Age of the Earth s Atmosphere:
A Study of the Helium Flux through the Atmosphere, Institute for Creation Research
(1990) P.O.Box 2667, El Cajon, CA 92021. Kthehuni në tekst.
- Gentry, R. V. et al., ‘Differential helium
retention in zircons: implications for nuclear waste management’, Geophys.
Res. Lett. 9 (Tetor 1982) 1129–1130. Shihni edhe
tek ref. 20, f. 169–170. Kthehuni në tekst.
- Deevey, E.S., ‘The human population’, Scientific
American 203 (Shtator 1960) 194–204.
Kthehuni në tekst.
- Marshak, A., ‘Exploring the mind of Ice Age man’,
Nat. Geog. 147 (Janar 1975) 64–89.
Kthehuni në tekst.
- Dritt, J. O., ‘Man’s earliest beginnings: discrepancies in the evolutionary
timetable’, Proc. 2nd Internat. Conf. on Creat., Vol.
I., Creation Science Fellowship (1990) f. 73–78. Address, ref.
12. Kthehuni në tekst.
Ky artikull u botua në fillim nga:
Dr Russell Humphreys
Creation Science Fellowship of New Mexico, Inc.
P.O. Box 10550
Albuquerque, NM 87184
SHBA
|