Wayne Olling dhe Marc Kay tregojnë përvojat e tyre
‘Toka e çuditshme’ është emri i një fotomontazhi
që çohet në festivalet rrugore në Sidnei dhe periferitë
e tij, nga dy besimtarë në krijimin në gjashtë ditë dhe
një tokë të re. Fotomontazhi nuk ka turp të shfaqë hapur
përmbajtjen e tij krijimbesuese. Montazhi i pazakontë tërheq mjaft
interes.
Wayne Olling dhe Marc Kay drejtojnë shërbimin ungjillizues ‘Toka
e çuditshme’. Wayne, i cili krijoi montazhin, shpjegon:
‘Mua më lindi një ndjenjë pengimi nga fakti që njerëzit
treguan vetëm pak interes, në mos aspak, në veprimtaritë ungjillizuese
të kishës si p.sh. qoshkat e librave, ngjyrosja e fytyrave të fëmijëve
dhe dhuratat falas në vendtakimet publike. Ne kishim “Fjalët e Jetës”
por nuk mundëm dot të hidhnim as hapin e parë për ta ndarë
me publikun.’
Wayne Olling
‘Më vonë pashë një shërbim krijimbesues të quajtur
“Bereshith”1
i cili tërhiqte goxha interes në një “Festival Mendje, Trup,
Shpirt” të mbajtur një herë në vit në një ndërtesë
në Sidnei, kështu që pyeta veten, “Pse të mos çoj
diçka të ngjashme në festivalet rrugore?”’
‘Shfletova numrat e mi të vjetër të revistës Creation,
veçova rreth 60 figura që besoja se mund t’i përdorja, mora
të drejtën e përdorimit nga autorët, i kopjova, ua shtova tituj,
i plastifikova, bleva panele montimi, dhe ua ngjita figurat paneleve të montimit
me shirit Velcro. Ka pesë panele, secili me temën e vet – formimet
gjeologjike, fosilet, artikujt arkeologjikë, gabimet logjike të evolucionit,
dhe dinozaurët – që të gjitha paraqesin argumentin për
një “tokë të re” e cila u bë nëpërmjet
krijimit special. Pasi printova broshura isha gati të gjeja se ku kryheshin
festivalet.’
Wayne shpjegoi emrin ‘Toka e çuditshme’: ‘Në mendjen
e shumë njerëzve ekziston një stereotip i cili thotë që
besimi i krishterë është i shkëputur nga bota reale; pra është
i mjegullt, joreal, pa lidhje me shkëmbinjtë dhe pemët – “gjërat
reale”. Ky stereotip përbën pengesë ndaj angazhimit të
shumë njerëzve me kishën dhe, çka është më
me rëndësi, njohjes së Jezu Krishtit.’
‘Synoja të impenjoja mendjen e njerëzve për një botë
ku jetojnë, që mund të shohin e prekin, dhe që ka një histori
dhe një të ardhme në përputhje me ngjarje të përshkruara
në Fjalën e Perëndisë. Doja të siguroja vëmendjen
e njerëzve që të prezantoja pastaj Zotin.’
Wayne Olling dhe Marc Kay
Wayne zgjodhi emrin ‘Toka e çuditshme’ sepse nuk ishte ‘kishtar’
dhe kishte të ngjarë të ngjallte interes. Ai vuri re që ky emër
përputhet edhe me situatën aktuale ku jetojmë – një bollëk
vëzhgimesh të cilat mbështesin argumentin për një botë
të krijuar veçanërisht para vetëm disa mijëra vjetësh,
edhe pse, çuditërisht, shumica e njerëzve kapen pas idesë
evolucionare të origjinave që përfshin epoka të gjata.
Ata kanë parë një reagim të mrekullueshëm ndaj montazhit.
Wayne shpjegon: ‘Thashë që po kërkoja një mënyrë
për t’u marrë me publikun për gjërat e Perëndisë
dhe e paskam gjetur!’
Wayne dhe Marc kanë katër vjet që marrin pjesë në festivale
të cilat tërheqin nga 3,000 deri mbi 60,000 pjesëmarrës. Kanë
hasur tallje nga disa njerëz të ngurtësuar të cilët marrin
vesh shpejt që besojnë tek krijimi. Shumica e këtyre tallësve
nuk rrinë aq sa të mbrojnë besimin e tyre. Wayne komentoi, ‘Besoj
se kjo na tregon diçka për forcën e argumentit të tyre.’
Megjithatë, në gati të gjitha rastet, reagimi i atyre që ndalojnë
për të parë montazhin është interes i sinqertë. Edhe
nëse Wayne ose Marc nuk arrin të bisedojë me secilin, njerëzit
mund të shikojnë figurat dhe titujt dhe të marrin një mesazh
i cili bën shumë për të hedhur ‘…poshtë mendimet
dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë…’
(2
Korintasit 10:5). Pastaj ndihmon edhe disponimi i broshurave falas. Shumë
njerëz kanë thënë: ‘Kjo na qenka mahnitëse!’
dhe duan më shumë informacion sesa ato që shfaqen. Wayne and Marc
u tregojnë për faqe në internet, e sidomos
creation.com.
Wayne vuri re, ‘Dikur kisha uri që njerëzit të më flisnin
për Fjalën e Perëndisë. Tani shumë, shumë njerëz
vijnë tek unë duke thënë si të thuash, “Çfarë
keni për të na treguar?” Kjo është si mana nga qielli!’
‘Dialogu mund të jetë aq e zgjatur dhe e vështirë saqë
kur njeriu largohet ndihem shumë i shterur aq sa më duhet një pushim
i shkurtër para se të merrem me tjetrin e radhës. Në festivalet
e mëdha disa herë kthehem në shtëpi i lodhur dhe me zë
të çjerrë. Megjithatë, ngritja e shpirtit tim dhe shtytja
për lutje drejtuar Zotit janë shumë më të rëndësishme
sesa vështirësitë fizike.’
‘Një vegël për kohën tonë’
Jo të gjithë janë gati të pranojnë ato çka thonë
Wayne dhe Marc, dhe këta nuk duan ta kërkojnë Perëndinë.
Njerëzit kanë disa probleme të cilat duhen përballuar para se
të bëhen gati ta pranojnë Zotin. Wayne thotë, ‘Vetëm
Zoti sjell jetë; duhet të njohim faktin që merremi me punën
e mbjelljes së farave, dhe duhet të mbjellim në tokë të
gjerë. Madje ka dhe punë të mëparshme për përgatitjen
e tokës, gjë që besoj se është punë e Zotit, por ai
mund të na përdorë për të hequr pengesa të tilla si
pikëpamjet evolucionare ose besimi tek epoka të gjata të cilat ndalojnë
farën të bjerë në tokë pjellore.’
Nëse nuk bën asgjë tjetër, ‘Toka e çuditshme’
i paraqet një sfidë pikëpamjes së një personi për
origjinat, dhe ai person shpeshherë është gati të merret me
dialog të mëtejshëm. Atëherë lind potenciali për të
zhbiruar për të gjetur se ç’lloj pengese ndalon atë
person të pyesë më shumë për Zotin.
Wayne: ‘Them që ky lloj Ungjillizimi për Krijimin është
sigurisht një vegël për kohën tonë. Në festivale ka
qoshka kishash, por shumë kisha sot janë kaq të zmbrapsura saqë
strategjia është varfëruar në një ose më shumë
veprimtari – p.sh. ngjyrosja falas e fytyrave të fëmijëve;
ujë, çaj ose kafe falas; ose kartolina me figura të ndërtesës
së kishës me gjithë listën e shërbimeve që ajo disponon.
Madje disa kisha kanë vullnetarë të cilët qëndrojnë
në ‘rrymën’ e kalimtarëve duke shtyrë në duart
e tyre broshura të cilat reklamojnë ngjarjet e kishës që po
afrohen. Motivimi për të kontaktuar njerëzit është i drejtë,
por strategjia nuk është ajo e Zotit tonë Jezus e as e apostullit
Pal – ata angazhuan mendjet e njerëzve mu atje ku ndodheshin
(p.sh.
Veprat 17:16-34). Ungjillizimi i krijimit na paraqet pikërisht një
mundësi të tillë.’
Natyrisht, Marc bie dakord me Wayne për vlerën e kësaj metode ungjillizimi:
‘Po të mos bija dakord nuk do të kushtoja fundjavët e mia kështu.
Para disa vitesh mbarova diplomën në Universitetin e Sidneit dhe në
Universitetin e New South Wales. Gjatë atyre pesë viteve nuk pashë
qoftë edhe një grup të krishterë të mbante një leksion
për krijimin gjatë orës së drekës, apo të ngrinte
një qoshk që të merrej me debatin evolucion/krijim, apo të merrej
me njerëzit duke u nisur nga botëkuptimi i tyre – nëse jeta
dhe gjithçka është produkt i kimisë së rastësishme
ose i një Personi i cili projektoi gjithçka shpejt dhe në fillim
në mënyrë të përsosur.
‘Mirëpo pashë një pastor të njohur të debatonte me
një filozof ateist akademik, dhe t’i thoshte me krenari një auditori
të madh, “Nuk kam probleme me shpërthimet e mëdha e kështu!”
dhe pastaj t’i gjykonte njerëzit menjëherë duke u mbështetur
tek
Gjoni 3:36.2 Më
pas, njerëzit nuk prisnin në radhë për t’u pagëzuar.’
Marc beson se shumë të krishterë kanë një problem për
sa i përket komunikimit: ‘Një nga anët më zhgënjyese
të jetës që kisha në universitet ishte gjuha e përdorur
nga të krishterët për të ftuar njerëzit në grupet
e tyre. Ajo kontrastohet mprehtë me metodën e Jezusit – ai foli
për dasmat e të tjera. Për të ishte shkak festimi dhe një
zbulimi i vërtetë që diçka e madhe do të zbulohej, me
margaritarë dhe bankete etj. Jezusi u bëri apel të gjithëve
pa dallim duke përdorur fjalë që kishin kuptim për ta. Në
universitet, nëse kalon gjuhën ekskluziviste që vetëm i krishteri
mund ta kuptojë, nuk ka asgjë që të të josh, që të
të tërheqë në mënyrë që të duash të
dëgjosh diçka që mund të shpjegojë vërtet këtë
botë. Ajo që paraqitet sot shpeshherë është tepër
e shtirur dhe e përciptë.’
‘Toka e çuditshme’ fillon tek një pikë që ne të
gjithë e kemi të përbashkët. Marc shpjegon: ‘A mund të
ketë pikënisje me të mirë sesa të prezantojmë diçka
që ne të gjithë e kemi të përbashkët, pra historinë
e tokës? Nuk ka shumë njerëz të cilët nuk çajnë
kokën fare për pemët ose shkëmbinjtë ose kafshët,
etj. Kur ngrejmë montazhin tonë midis qoshkave të zakonshme në
një panair, të cilat shesin karamele ose punime lëkure, etj., një
qoshk ky i cili ka figura për anomali në fosilet, ngurtësimin, formimet
gjeologjike ose artikuj arkeologjikë, njerëzit merren me ne. Kemi patur
disa bisedime masive me njerëzit dhe i kemi shtyrë të fillojnë
të mendojnë se mbase toka s’është produkt i forcave të
verbra evolucionare ose gjithçka nuk u bë gjatë epokave të
gjata.’
Edhe kjo rezulton në shumë raste për të treguar Lajmin e Mirë.
Marc: ‘Nuk u duhet shumë kohë shumicës së njerëzve
të marrin vesh që nuk jemi këtu thjesht për të folur për
shkëmbinjtë e të tjera por për Personin pas shkëmbit, si
ta thuash. Kemi parë disa anëtarë të fesë ‘Scientology’
të cilët kishin një qoshk bashkangjitur me tonin, të cilët
“e kapën” me një çast dhe, për ironi, na pyetën
menjëherë, më shpejt sesa shumë të krishterë, “Ku
qëndron rëndësia?” Kur këta të dy morën vesh
që një univers i krijuar shpejt pa gabime nënkupton një Perëndi
i cili na donte dhe nuk donte që ne të vuanim, pashë një si
dritë që u hap në sytë e tyre!’
Në një rast tjetër Marc bisedoi me një marksist shumë të
fortë – Marc nuk i kishte përmendur asgjë ‘fetare’
por fliste vetëm për shkencën. Ky i tha Marc, ‘Nuk kam takuar
kurrë një të krishterë i cili flet kështu.’ Ai kuptoi
shpejt lidhjen midis krijimit kohëshkurtër pa gabime dhe faktit që
Krishti është Krijuesi në fjalë.
Wayne dhe Marc kanë dëshirë që të tjerët të marrin
përsipër këtë lloj shërbimi në shesh. Kush do këshilla
se si t’ia nisë mund të
kontaktojë Wayne dhe Marc nëpërmjet CMI.
Faleminderit Wayne dhe Marc. Zoti bekoftë dëshminë tuaj në emër
të tij.
Gjoni 3:36 thotë: Kush beson në Birin ka jetë
të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë
jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të.Kthehuni në tekst
Comments are automatically closed 14 days after publication.
Feedback Guidelines
Be constructive & courteous. Don't attack individuals, denominations, or other organizations.
Stay on-topic. We're not here to debate matters like eschatology, baptism, or Bible translation.
Links to external sites and articles will be removed from your submission.
Privacy & Content Ownership
Comments become the property of Creation Ministries International upon submission and may be edited for brevity and clarity.
CMI may choose not to publish your comment depending on how well it fits the guidelines outlined above.
By submitting your comment you are agreeing to receive email updates from Creation Ministries International. You may unsubscribe at any time.
CMI records your real name, email address, and country as a sign of good faith. Privacy Policy
If your comment is published, your name will be displayed as ""
Cancel
Accept & Continue
Close
You are leaving CREATION.com
We have supplied this link to an article on an external website in good faith. But we cannot assume responsibility for, nor be taken as endorsing in any way, any other content or links on any such site. Even the article we are directing you to could, in principle, change without notice on sites we do not control.
Readers’ comments
Comments are automatically closed 14 days after publication.