Explore
Also Available in:

Si e krijon Zotin truri juaj?!

Koklavitjet e evolucionit për të anashkaluar të vërtetën e dukshme

nga Adrian Bates

Revista New Scientist ka botuar kohët e fundit një artikull me titull Besimtarë të Lindur: Mënyra se si truri juaj krijon Zotin (sidomos në kohëra të vështira nga ana financiare)1. Aty nga fundi i artikullit gjendet një mospranim i pjesshëm që ‘Të gjithë kërkuesit në fjalë theksojnë që këto kërkime nuk nenkuptojnë asgjë në lidhje me ekzistencën ose mosekzistencën e perëndive.’ Sidoqoftë, toni i artikullit, duke përfshirë titullin, nënkupton fort që realiteti i preferuar nga autori është me të vërtetë që “truri juaj krijon Zotin.”

Foto stockxpert Brain

Në fillim ky artikull sugjeron që “Zoti” krijohet në trurët tanë si pasojë e “një adaptimi evolucionar që u jep njerëzve më shumë mundësi të mbijetojnë.” Mirëpo pastaj vë në dukje që kjo teori nuk pranohet nga shumë në komunitetin evolucionar. Duke anashkaluar këtë vështirësi pa çarë kokën, artikulli zhytet në një teori alternative dhe kontradiktore që “feja del si nënprodukt natyror i mënyrës së si vepron mendja e njeriut.”

Artikulli propozon pa frikë si evidencë për këtë shpjegim alternativ, një studim i cili ka treguar që fëmijët mund të dallojnë që në një moshë të njomë midis një kutie dhe një njeriu në lëvizje. Nga kjo vërejtje mjaft e mprehtë del shpejt supozimi mjaft joreal që trurët tanë kanë sisteme të veçanta njohëse për të trajtuar (a) gjallesat dhe (b) objektet jofrymore (tamam si çdo sensor alarmi në fakt?). Kërkuesi e quan këtë aktivitet trunor “dualizmi i mendimit praktik”, i cili me sa duket (gjatë miliona vjetësh?) ka bërë që trurët tanë të krijojnë Zotin. Pastaj disa vëzhgime të tjera të sjelljes fetare njerëzore thirren në mbështetje të kësaj teze.

Nëse do të mbetej me kaq, ndoshta mund t’i thoshim “s’ka koment”. Por vlen të vihet re mënyra se si ky artikull ndërton një argument shumë të fortë për kudondodhshmërinë e dijenisë së Zotit mes gjithë njerëzimit. Disa prej këtyre citimeve jepen më poshtë:

  • “Del që qeniet njerëzore kanë një prirje natyrore ndaj besimit fetar, sidomos gjatë kohërave të vështira.”
  • “Duket se mendjet i kemi të akorduara me shumë imtësi që të besojnë tek perëndira.”
  • “Idetë fetare gjenden në të gjitha kulturat.”
  • “Fëmijët kudo në botë kanë një prirje të fortë natyrore që të besojnë tek perëndira.”
  • “Beringu kujton që besimi tek ndonjë jetë jashtë asaj që përjetohet trupërisht është gjendja bazë e trurit njerëzor.”
  • “Prirja jonë paraprake të besojmë në një botë të mbinatyrshme mbetet me ne ndërsa plakemi.”
  • “Petroviçi shton se madje edhe të rriturit të cilët përshkruajnë veten si ateistë dhe agnostikë kanë prirje ndaj mendimeve mbinatyrore. Këtë e ka vërejtur edhe Beringu.”
  • “Mirëpo, kjo sugjeron që Zoti nuk ka për t’u larguar, dhe që ateizmi do të jetë gjithmonë i vështirë për t’iu shitur njerëzve. Besimi fetar është ‘rruga e rezistencës minimale’, thotë Bojeri, ndërsa mosbesimi do mund.”

Kështu pra, mu nga goja e kalit, kemi lajmin e keq për humanizmin ateist. E tërë bota beson tek Zoti: madje edhe ateistët kthehen në besimin bazë tek Zoti kur stresohen dhe vëllazërisë evolucionare i duhet të punojë shumë që të “ruajnë besimin”.

Në krye të mësymjes

Atëherë artikulli na jep një shembull klasik të “shitjes së ateizmit me dhunë” dhe “përpjekjet që i duhen” duke cituar shokun tonë të vjetër dhe aleatin e paditur Dr Riçard Dokins – autor i të vërtetave të rëndomta si p.sh.:

“Gjërat duken sikur janë projektuar por në fakt nuk janë”2 , dhe

“Evolucioni është vëzhguar – vetëm se nuk është vëzhguar gjatë kohës që po ndodh”3.

Dokinsi, një përkrahës i fortë në librin e tij me titull Iluzioni i Zotit i teorisë që feja përhapet tek fëmijët nëpërmjet propagandizimit, u përball me pyetjen në artikull: “Mirëpo, nëse fëmijët kanë një besim të vetvetishëm tek Perëndia, ku mbetet atëherë hipoteza e propagandizimit?” “S’ka problem,” thotë Riçardi (i cili ndoshta ka shpikur tortën e pambarueshme?) – “Duhet të jenë që të dyja të vërteta.”

Të zvarritur me sqelma dhe klithma

Nuk mund të mos mendohesh nëse jemi marrë me “mendimin jologjik të vetizolimit akademik” më shumë sesa me këtë “mendim praktik dualist”. Do të jetë gjithmonë një punë e rëndë t’i bindësh njerëzit e etur që uji nuk ekziston, e prapë këtu vëllazëria evolucionare niset pa pretendime të tregojë që qenka e zonja për këtë punë. Me sa duket këta kërkues dinë mirë fjalën e vjetër: “Nëse bën kuak, bën not dhe ecën si rosë – në fakt na u dashka të jetë një derr fluturues.”

Libri i Romakëve, i cili na tregon që madje edhe “jobesimtarët” kanë ligjin e Perëndisë të gdhendur në zemrat (2:15), përmbledh këtë mohim “heroik” të Perëndisë – thjesht thotë, “Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë”.4 Të kujtohet rasti kur Jezusi shëroi një njeri të lindur të verbër.5 Kundërshtarët e tij, duke luftuar me zell kundër shpjegimit normal mbinatyror, nga dëshpërimi vazhduan të pyesnin të shëruarin, si të thuash, “Po ç’të bëri, ç’të bëri?”

Përfundimi?…. Nuk ka njerëz aq të verbër sa ata që nuk duan të shohin.

Shënime

  1. http://www.newscientist.com/article/mg20126941.700-born-believers-how-your-brain-creates-god.html?full=true Kthehuni në tekst
  2. Dawkins, R., The Blind Watchmaker, W.W. Norton & Company, Nju Jork, f. 1., 1986. Ai thotë: “Biologjia është studimi i gjërave të ndërlikuara të cilat duken sikur janë projektuar për një qëllim”, dhe pastaj niset të arsyetojë që nuk janë projektuar. Kthehuni në tekst
  3. Dhjetor 2004 Intervistë Bill Moyers ‘Now’ Transkriptimi tek: www.pbs.org/now/transcript/transcript349_full.html#dawkins. Kthehuni në tekst
  4. Romakët 1:22. Kthehuni në tekst
  5. Gjoni, kapitulli 9. Kthehuni në tekst