Explore
Also Available in:

Mosha e Tokës

101 evidenca për moshën e re të Tokës dhe të universit

nga Don Batten
përktheu Dan Baynes

there is much evidence for a young age of the earth
Ka shumë kategori evidencash për moshën e Tokës dhe të Kozmosit të cilat tregojnë që janë shumë më të reja sesa pohohet sot zakonisht.

A mund të vërtetojë shkenca moshën e Tokës?

Asnjë metodë shkencore nuk mund ta vërtetojë moshën e Tokës dhe të universit, duke përfshirë dhe këto që kemi paraqitur në listë këtu. Ndonëse treguesit e moshës quhen “sahate” ato nuk janë të tilla, sepse të gjitha moshat dalin nga llogaritje të cilat detyrojnë presupozime për të kaluarën. Në çdo rast ora e fillimit e “sahatit” duhet të presupozohet, si dhe mënyra se si shpejtësia e sahatit ka ndryshuar me kalimin e kohës. Për më tepër, duhet të presupozohet që sahati nuk është trazuar kurrë.

Nuk ka asnjë sahat natyror të pavarur kundrejt të cilit këto presupozime mund të vërtetohen. Për shembull, numri i kratereve në Hënë, bashkë me ritmet e formimit të tyre siç vëzhgohen aktualisht, sugjeron që Hëna është mjaft e vjetër. Megjithatë, që të nxjerrim këtë përfundim duhet të presupozojmë që ritmi i formimit të kratereve ka qenë konstant në të kaluarën si dhe sot. Edhe sot ka arsye të mira për të besuar që ritmi ka qenë mjaft intensiv në të kaluarën, dhe në këtë rast krateret nuk nënkuptojnë aspak ndonjë moshë të vjetër (shihni më poshtë).

Moshat prej miliona vjetësh që të gjitha llogariten duke supozuar që ritmet e ndryshimit të proceseve në të kaluarën kanë qenë ashtu siç i vëzhgojmë sot – kjo njihet si parimi i uniformitarianizmit. Në qoftë se mosha e llogaritur nga këto presupozime bie ndesh me atë moshë që ata kujtojnë se është mosha e vërtetë, nxjerrin përfundimin që presupozimet e tyre nuk vlejnë në këtë rast, dhe i modifikojnë në përputhje me këtë. Nëse rezultati i llogaritur jep një moshë të pranueshme, hetuesit e botojnë.

Shembujt e moshave të reja që jepen në listën më poshtë, dalin poashtu duke përdorur po këtë parim të uniformitarianizmit. Përkrahësit e epokave të gjata do t’i hedhin poshtë lëto lloje evidencash për moshën e re të Tokës, duke arsyetuar që presupozimet për të kaluarën nuk vlejnë në këto raste. Me fjalë të tjera, mosha nuk është vërtet çështje e vëzhgimit shkencor por argument për presupozimet tona për të kaluarën e pavëzhguar.

Presupozimet pas evidencave të parashtruara këtu nuk mund të provohen, por fakti që kaq shumë fenomene të ndryshme që të gjitha sugjerojnë mosha shumë më të reja sesa ato të cilat pranohen aktualisht në përgjithësi, përbën një argument të fortë për të marrë në dyshim ato mosha të pranuara (rreth 14 miliarda vjet për universin dhe 4,5 miliarda vjet për sistemin diellor).

Përveç kësaj, disa nga evidencat, në vend që të japin ndonjë vlerësim për moshën, sfidojnë presupozimin e uniformitarianizmit me gjithë ritmet e ngadalta dhe graduale, nga i cili varen të gjitha metodat për të ‘matur kohën e thellë’.

Shumë prej këtyre treguesve të moshave më të reja u zbuluan kur shkencëtarët krijimbesues filluan të hetonin gjëra të cilat besohej se “vërtetonin” epoka të gjata kohe. Del e qartë mësimi këtu: kur evolucionistët nxjerrin ndonjë sfidë të re ndaj historikut që na jep Bibla, mos u merakosni për të. Shpejt apo vonë ajo e ashtuquajtura evidencë do të kthehet përmbys e madje do t’i shtohet kësaj liste evidencash për një moshë më të re të Tokës. Nga ana tjetër, disa nga evidencat në listën këtu mund të dalin të pabaza falë kërkimeve të ardhshme dhe do t’u nevojitet të modifikohen. E tillë është natyra e shkencës, sidomos e shkencës historike, sepse nuk mund të bëjmë eksperimente me ngjarje të kaluara (shihni tek ‘It’s not science).

Shkenca mbështetet në vëzhgimet, dhe e vetmja mënyrë e besueshme për të mësuar moshën e ndonjë gjëje bëhet nëpërmjet dëshmisë së një dëshmitari të besueshëm i cili vëzhgoi ngjarjet në fjalë. Bibla thotë se është komunikimi i të Vetmit i cili dëshmoi ngjarjet e Krijimit: vetë Krijuesi. Si e tillë, Bibla është e vetmja mënyrë e besueshme për të ditur moshën e Tokës dhe të kozmosit. Shihni tek The Universe’s Birth Certificate dhe Biblical chronogenealogies (artikull teknik).

Më në fund Bibla do të qëndrojë e vërtetuar dhe ata që mohojnë autoritetin e saj do të mbeten të hutuar. Po kjo Bibla na tregon gjithashtu për gjykimin e Perëndisë mbi ata që refuzojnë të drejtën e tij të sundojë mbi ta. Por ajo na tregon edhe për gatishmërinë e tij të na falë për sjelljet tona rebele. Këtë e ka bërë të mundur ardhja në botë e Jezu Krishtit, i cili u mor imtësisht me procesin e krijimit në fillim (Gjoni 1:1–3) (shihni tek Good news).

Evidenca biologjike për një moshë të re të Tokës

    Image: Dr Mary SchweitzerCells and connective tissue can be clearly seen.
    Zbulimi i enëve të përkulshme të gjakut, të qelizave të gjakut dhe të proteinave në ind kockor dinozaurësh përputhet me një moshë prej disa mijëra vjetësh për fosilet, dhe jo me 65+ miliona vjetët e pretenduar nga paleontologët.
  1. ADN tek fosilet e vjetra. ADN-ja e nxjerrë nga bakteret të cilat thuhet se janë 425 miliona vjeçe vë në dyshim këtë moshë, sepse ADN-ja nuk mund të qëndrojë më shumë se disa mijëra vjet.
  2. Bakteret “Llazar”—baktere të ringjallura nga grimca kripe të përfshira në shkëmbinj të cilat gjoja janë 250 miliona vjeçe, sugjerojnë që kjo kripë nuk është miliona vjeçe.
  3. Kalbja e genomit të njeriut falë shumë mutacioneve pak të dëmshme në çdo brez është në përputhje me një origjinë prej disa mijëra vjetësh. Sanford, J., Genetic entropy and the mystery of the genome, Ivan Press, 2005; shihni tek rishikimi i librit dhe intervistën me autorin tek Creation 30(4):45–47, Shtator 2008. Kjo është vërtetuar nga modelimi realist i gjenetikës së popullatave, i cili tregon që genomet janë të reja, rreth disa mijëra vjeçe. Shihni tek Sanford, J., Baumgardner, J., Brewer, W., Gibson, P. and Remine, W., Mendel’s Accountant: A biologically realistic forward-time population genetics program, SCPE 8(2):147–165, 2007.
  4. Të dhënat për “Evën mitokondriale” janë në përputhje me një origjinë të përbashkët të të gjithë njerëzve para disa mijëra vjetësh.
  5. Variacioni shumë i kufizuar i sekuencës së ADN-së të kromozomës Y të njeriut nëpër botë është në përputhje me një origjinë të vonshme të njerëzimit, para mijëra dhe jo miliona vjetësh.
  6. Shumë kocka fosile të cilat “datohen” si miliona vjeçe janë vetëm pak në mos aspak të mineralizuara. Kjo bie ndesh me besimin e përhapur tek mosha e vjetër e Tokës. Shihni, për shembull, tek Dinosaur bones just how old are they really?
  7. Qelizat e gjakut të dinozaurëve, enët e gjakut të tyre, proteinat (hemoglobina, osteokalcina, kolagjena) nuk janë në përputhje me moshën e tyre të supozuar, por kuptohen më kollaj nëse mbetjet janë të reja.
  8. Mungesa e racemizimit gjysmë-për-gjysmë të amino-acideve tek fosilet “e datuara” si miliona vjeçe, kurse racemizimi i plotë do të ndodhte brenda mijëra vjetësh.
  9. Fosilet e gjalla—kandilat e detit, graptolitet, kelakanti, stromatolitet, pisha Wollemi si dhe qindra të tjera. Fakti që shumë qindra specie mund të mbeteshin kaq të pandryshuara, madje edhe deri për miliarda vjet në rastin e stromatoliteve, flet kundër realitetit të miliona e miliarda vjetëve.
  10. Sekuencat e ndërprera të fosileve. P.sh. Kelakanti, pisha Wollemi si dhe fosile “indekse” të ndryshme, të cilat gjenden në shtresa gjoja të vjetra, mungojnë në shtresa që shënojnë shumë miliona vjet që atëherë, por ende jetojnë sot. Këto ndërprerje flasin kundër interpretimit të formimeve shkëmbore si epoka të stërzgjatura gjeologjike – për shembull si mund të shmangeshin Kelakantët nga fosilizimi për 65 miliona vjet? Shihni tek The ‘Lazarus’ effect: rodent ‘resurrection’!
  11. Moshat e organizmave të gjallë më të vjetër të botës, pra të pemëve, janë në përputhje me një moshë të Tokës prej mijëra vjetësh.
  12. Evidenca gjeologjike për një moshë të re të Tokës

    Fotografi nga Don BattenEastern beach syncline
    Palosja e skajshme tek Eastern Beach, afër Auckland në Zelandën e Re, tregon që sedimentet kanë qenë të buta dhe të përkulshme kur u palosën, gjë që nuk përputhet dot me formimin e tyre në një kronik të zgjatur. Kjo palosje mund të shihet nëpër botë dhe përputhet me një moshë të re të Tokës.
  13. Mungesa e fosileve bimore në shumë formime të cilat përmbajnë një sasi të madhe fosilesh kafshore/bimëngrënëse. P.sh., Formimi Morrison (jurasik) në Montana. Shihni tek Origins 21(1):51–56, 1994. Për më tepër shkëmbi ranor Coconino në Kanjonin e Madh ka shumë shtigje gjurmësh (kafshore), por thuajse asnjë bimë. Nënkuptohet: këta shkëmbinj nuk janë ekosisteme të ndonjë “epoke” të varrosur in situ (në vend) gjatë epokave të stërgjatura kohe siç pretendojnë evolucionistët. Kjo evidencë përputhet më mirë me transportimin katastrofik e pastaj varrosjen gjatë Përmbytjes masive mbarëbotërore të ditës së Noeut. Kjo eliminon të ashtuquajturën evidencë për miliona vjet.
  14. Shtresa të trasha dhe të lakuara ngushtë pa asnjë shenjë shtrirje ose çarje. P.sh. sipërlakimi Kaibab në Kanjonin e Madh nënkupton palosje të shpejtë para se sedimentet të kishin kohë të ngurtësohesehin (grimcat e rërës nuk ishin të zgjatura nën stres siç do të parashikohej po të ngurtësohej shkëmbi). Kjo fshin qindra miliona vjet kohe dhe përputhet me formim tepër të shpejtë gjatë Përmbytjes biblike. Shihni tek Toka e shtrembër.
  15. Fosilet shumështresëshe – trungje pemësh në qymyrgur (speciet Auracaria, pishat king billy, pishat celery top, në qymyrgurin e hemispherës jugore). Ka trungje pemësh shumështresëshe edhe në pyjet e fosilizuara të Yellowstone dhe Joggins, Nova Scotia si dhe në shumë vende të tjera. Trungjet likopode shumështresëshe të fosilizuara gjenden në qymyrgurin e hemisferës veriore, duke treguar përsëri varrosjen/formimin e shpejtë të materialit organik i cili u bë qymyrgur.
  16. Eksperimentet tregojnë që me kushte të cilat imitojnë forcat natyrore, qymyrguri formohet shpejt; brenda disa javësh për qymyrgur cafe ose disa muajsh për qymyrgur të zi. Nuk nevojiten miliona vjet. Për më tepër, periudha të gjata kohe mund të përbëjnë edhe pengesë ndaj formimit të qymyrgurit për shkak të mundësisë së shtuar të përmineralizimit (mineralizimit të plotë) të drurit, gjë që do të pengonte formimin e qymyrgurit.
  17. Eksperimentet tregojnë që me kushte të cilat imitojnë forcat natyrore, nafta formohet shpejt; nuk nevojiten miliona vjet, në përputhje me një moshe prej disa mijëra vjetësh.
  18. Eksperimentet tregojnë që me kushte të cilat imitojnë forcat natyrore, opalet formohen shpejt, brenda disa javësh, jo miliona vjetësh siç pretendohej më parë.
  19. Evidenca për formimin e shpejtë dhe katastrofik të shtresave të qymyrgurit flet kundër qindra miliona vjetëve që citohen zakonisht për këtë, duke përfshirë shtresa me trajtë Z të cilat nënkuptojnë një ngjarje të vetme depozituese që krijoi këto shtresa.
  20. Evidenca për ngurtësimin e shpejtë të drurit flet kundër nevojës për periudha të gjata kohe dhe përputhet me një moshë prej disa mijëra vjetësh.
  21. Shtresat vertikale që përshkojnë shkëmbinjtë sedimentarë nga poshtë tregojnë që shtresat e sipërme shkëmbore ishin ende të buta kur kjo ndodhi. Kjo shkurton në mënyrë drastike historikun e depozitimit të shtresave shkëmbore të përshkuara. Shihni tek Walker, T., Fluidisation pipes: evidence of large-scale watery catastrophe, Journal of Creation (TJ) 14(3):8–9, 2000.
  22. Para(pseudo)konformitete – ku një shtresë shkëmbore rri mbi një tjetër me gjithë mungesën e të ashtuquajturës periudhe prej miliona vjetësh, edhe pse rrafshi i kontaktit nuk ka erozion të dukshëm; pra, një “hendek i rrafshët”. P.sh. guri ranor Coconino / rreshpja Hermit në Kanjonin e Madh (supozohet se mungojnë 10 miliona vjet). Formimi i trashë Schnebly Hill (gur ranor) rri midis Coconinos dhe Hermitit në Arizonën qendrore. Shihni tek Austin, S.A., Grand Canyon, monument to catastrophe, ICR, Santee, CA, USA, 1994 dhe Snelling, A., The case of the ‘missing’ geologic time, Creation 14(3):31–35, 1992.
  23. Prania e shenjave të zbehta (shenjat e pikave të shiut, të valëvitjeve uji dhe gjurmët e kafshëve) tek kufijtë e parakonformiteteve tregojnë që shtresa e sipërme shkëmbore është depozituar menjëherë pas asaj të poshtme, gjë që eliminon shumë miliona kohe “hendeku”. Shihni referencat tek Para(pseudo)conformities.
  24. Ndërthurja e shtresave të bashkangjitura të cilat thuhet se ndahen nga miliona vjet, eliminon gjithashtu shumë miliona vjet kohe gjeologjike të supozuar. The case of the ‘missing’ geologic time; Mississippian and Cambrian strata interbedding: 200 million years hiatus in question, CRSQ 23(4):160–167.
  25. Mungesa e biotrazimit (vrimat e krimbave, rritja e rrënjëve) tek parakonformitetet (hendeqet e rrafshta) përforcon mungesën e kohës atje ku gjeologët evolucionarë fusin shumë miliona vjet për të përshtatur me dhunë shkëmbinjtë me historikun “e dhënë” prej miliarda vjetësh.
  26. Mungesa gati e plotë e shtresave dheu të dallueshme qartë, në ndonjë vend të shtyllën gjeologjike. Është e vërtetë që gjeologët thonë se kanë gjetur shumë dhera “fosile” (paleodhera), por këto janë krejt të ndryshme nga dherat e sotme, se u mungojnë tiparet që karakterizojnë horizontet e dherave; tipare këto të cilat përdoren në klasifikimin e dherave të ndryshme. Gjithsecili që është hetuar imtësisht del se nuk ka karakteristikat e dheut të mirëfilltë. Po të ishte reale “koha e thellë”, me qindra miliona vjet me jetë të bollshme në Tokë, duhet të ketë patur shumë mundësi, shumë herë, për formimin e dherave. Shihni tek Klevberg, P. and Bandy, R., CRSQ 39:252–68; CRSQ 40:99–116, 2003; Walker, T., Paleosols: digging deeper buries ‘challenge’ to Flood geology, Journal of Creation 17(3):28–34, 2003.
  27. Përhapja e kufizuar e jokonformiteteve (d.m.th. sipërfaqe erozioni të cilat ndajnë shtresat më të reja nga shkëmbinjtë më të vjetër). Sipërfaqet gërryhen shpejt (p.sh. Badlands, Dakota e Jugut), por ka jokonformitete shumë të kufizuara. Në fund të Kanjonit të Madh është “jokonformiteti i madh”, por përveç kësaj thuhet se mbi të janë depozituar shtresa prej rreth 300 miliona vjetësh pa ndonjë jokonformitet madhor. Kjo, prapë, përputhet me një kohë shumë më të shkurtër për depozitimin e këtyre shtresave. Shihni tek Para(pseudo)conformities.
  28. Sasia e kripës në liqenin më të vjetër të Tokës bie ndesh me moshën e tij të supozuar dhe sugjeron një moshë më në përputhje me formimin e tij pas Përmbytjes së Noeut, gjë që përputhet me një moshë të re për Tokën.
  29. Zbulimi që shembjet e nëndetshme (“rrymat e turbiditetit”) të cilat udhëtojnë me shpejtësi rreth 50 km në orë mund të krijojnë zona shumë të gjera sedimentesh brenda pak orësh (Press, F., dhe Siever, R., Earth, edicioni i 4-ët, Freeman & Co., NY, USA, 1986). Sedimente të cilat besohej se ishin formuar ngadalë gjatë epoka të gjata kohe po njihen sot se janë formuar tepër shpejt. Shihni për shembull, A classic tillite reclassified as a submarine debris flow (nivel teknik).
  30. Kërkimet në akuariume me kanale për sedimentet me grimca të madhësive të ndryshme tregojnë që shtresat shkëmbore të cilat besohej se u formuan gjatë epokave të zgjatura kohe në shtretërit e liqeneve, në fakt u formuan shumë shpejt. Madje edhe trashësitë e sakta të shtresave të shkëmbinjve u riformuan pasi u bluan në grimcat e tyre sedimentare dhe kaluan nëpër kanalin. Shihni tek Experiments in stratification of heterogeneous sand mixtures, Sedimentation Experiments: Nature finally catches up! dhe Sandy stripes—Do many layers mean many years?
  31. Shembujt e vëzhguar të formimit të shpejtë të kanioneve; për shembull, Providence Canyon në Georgia jugperëndimore, Burlingame Canyon afër Walla Walla, Washington, si dhe Lower Loowit Canyon afër vullkanit Mount St Helens. Shpejtësia e formimit të këtyre kanioneve, të cilat u ngjajnë kanioneve të tjera të cilat gjoja iu deshën miliona vjet për t’u formuar, vë në pikëpyetje të ashtuquajturën moshën e kanioneve, formimin e të cilave nuk e pa askush.
  32. Shembujt e vëzhguar të formimit dhe pjekjes së shpejtë të ishujve, si p.sh. Surtsey, të cilat përgënjeshtrojnë idenë që ishuj të tillë duan periudha të gjata kohe për t’u formuar. Shihni edhe tek Tuluman—A test of time.
  33. Ritmi i erozionit horizontal të bregdeteve. P.sh. Beachy Head në Angli, i cili i humb detit një metër bregdet çdo gjashtë vjet.
  34. Ritmi i erozionit vertikal të kontinenteve nuk përputhet me moshën e vjetër të supozuar të Tokës. Shihni tek Creation 22(2):18–21.
  35. Ekzistenca e rrafshnaltave të gjera të cilat datohen si shumë miliona vjeçe (“paleofusha të ngritura”). Një shembull është Ishulli i Kangurëve (Australia). C. R. Twidale, një gjeograf fizik i famshëm australian, shkroi: “qëndrueshmëria e këtyre paleoformave është në njëfarë mase një shkak turpi për të gjitha modelet gjerësisht të pranuara të zhvillimit të peisazheve.” Tëidale, C.R. On the survival of paleoforms, American Journal of Science 5(276):77–95, 1976 (citimi në f. 81). Shihni tek Austin, S.A., Did landscapes evolve? Impact 118, Prill 1983.
  36. Origjina e vonshme dhe gati e njëkohësishme e të gjitha vargmaleve të larta të botës – duke përfshirë Himalajat, Alpet, Andet, dhe Malet Shkëmbore – të cilat kanë përjetuar shumicën e ngritjes në lartësitë e tyre të sotme duke filluar para “pesë miliona” vjetësh, kurse proceset malformuese gjoja kanë vazhduar deri miliarda vjet. Shihni tek Baumgardner, J., Recent rapid uplift of today’s mountains. Impact 381, Mars 2005.
  37. Boshllëqet e ujit. Këto janë humnera të prera përkrah vargmaleve ku rrjedhin lumenjtë. Ato gjenden nëpër botë dhe përbëjnë pjesë të atyre që gjeologët evolucionarë i quajnë “sisteme drenazhi të çakorduara”. Ato janë “të çakorduara” sepse nuk puthen me sistemin e besimit tek koha e thellë. Evidenca përputhet me formimin e tyre të shpejtë brenda një kuadri kohor shumë më të ri, ku humnerat janë prerë gjatë stadit të tërheqjes / fazës së shpërndarjes të Përmbytjes mbarëbotërore të ditës së Noeut. Shihni tek Oard, M., Do rivers erode through mountains? Water gaps are strong evidence for the Genesis Flood, Creation 29(3):18–23, 2007.
  38. Niagara Falls
    Shpejtësitë e erozionit të matura tek vende si Ujëvarat e Niagarës janë në përputhje me një kuadër kohor prej disa mijëra vjetësh që nga Përmbytja e Noeut.
  39. Erozioni tek ujëvarat e Niagarës dhe vende të këtilla përputhet me kalimin e disa mijëra vjetëve pas Përmbytjes biblike.
  40. Shpejtësia e rritjes së deltave të lumenjve përputhet me mijëra vjet pas Përmbytjes biblike, dhe jo me periudha të stërgjata kohe. Ky argument ka zënë fill qysh prej letrarit amerikan Mark Twain. P.sh. 1. Misisipi: Creation Research Quarterly (CRSQ) 9:96–114, 1992; CRSQ 14:77; CRSQ 25:121–123. P.sh. 2. Tigris–Eufrati: CRSQ 14:87, 1977.
  41. Përronjtë e nënpuqur. Luginat e lumenjve janë shumë të mëdha krahasuar me përronjtë që i mbajnë. Dury flet për “shpërndarjen mbarëkontinentale të përronjve të nënpuqur.” Duke përdorur karakteristikat e gjarpërimeve të kanaleve, Dury nxori përfundimin që përronjtë në të kaluarën kishin rrjedhje 20–60 herë më të mëdha se sot. Kjo do të thotë që luginat e lumenjve do të gërryheshin shumë shpejt, jo ngadalë nëpër epoka të gjata kohe. Shihni tek Austin, S.A., Did landscapes evolve? Impact 118, 1983.
  42. Sasia e kripës në det. Edhe sikur lëmë mënjanë efektet e Përmbytjes biblike dhe presupozojmë një kripësi fillestare prej zeroje si dhe të gjitha ritmet e hyrjes dhe daljes që të rrisim në maksimum kohën e duhur për të mbledhur të gjithë kripën, del që mosha maksimale e oqeanëve, 62 miliona vjeçe, është më pak se 1/50 e moshës së pretenduar nga evolucionistët për oqeanët. Kjo sugjeron gjithashtu që edhe mosha e Tokës është shumë më pak.
  43. Sasia e sedimentit në shtratin e deteve, me ritmet e sotme të erozionit do të mblidhej brenda vetëm 12 miliona vjetësh; një e shkelur syri krahasuar me moshën e supozuar të shumicës së shtratit të oqeanëve, pra deri 3 miliarda vjeçe. Për më tepër, gjeologët që besojnë në epoka të gjata arsyetojnë që erozioni ka qenë më i shpejtë në të kaluarën, gjë që shkurton kuadrin kohor. Nga këndvështrimi biblik, në fund të Përmbytjes së Noeut shumë sediment do t’i shtohej detit falë ujit që rridhte nga toka e pakonsoliduar, duke bërë që sasia e sedimentit të puthet tamam me një histori prej mijëra vjetësh.
  44. Kokrrizat hekur-mangan (IMN) në shtratin e deteve. Ritmet e matura të rritjes së këtyre kokrrizave tregon një moshë prej vetëm mijëra vjetësh. Lalomov, A.V., Mineral deposits as an example of geological rates. CRSQ 44(1):64–66, 2007.
  45. Mosha e depozitave metalike (përqëndrimet e metaleve të rënda si p.sh. kallaji në sedimentet moderne dhe shkëmbinjtë sedimentarë të konsoliduar). Ritmet e matura të depozitimit tregojnë një moshë prej mijëra vjetësh, jo milionat e supozuara. Shihni tek Lalomov, A.V., dhe Tabolitch, S.E., 2000. Age determination of coastal submarine placer, Val cumey, northern Siberia, Journal of Creation (TJ) 14(3):83–90.
  46. Presioni në puset e naftës dhe gazit tregon origjinën e vonshme të naftës dhe gazit. Po të ishin miliona vjeçe do të prisnim që presionet të ekuilibroheshin, madje edhe në shkëmbinjtë me përshkueshmëri të ulët. “Ekspertët e kërkimit të vajgurit konstatojnë pamundësinë e krijimit të një modeli të efektshëm që presupozon përftimin e zgjatur dhe të ngadaltë të naftës gjatë miliona vjetësh (Petukhov, 2004). Sipas mendimit të tyre, në qoftë se modelet kërkojnë kronikun standard gjeokronologjik shumëmilionëvjetësh, strategjia më e mirë e eksplorimit është të hapësh puse në një rrjet të rastësishëm.” Lalomov, A.V., Mineral deposits as an example of geological rates, CRSQ 44(1):64–66, 2007.
  47. Evidenca e drejtpërdrejtë që vajguri po formohet sot në Legenin Guaymas dhe në Ngushticën Bass është në përputhje me një tokë të re (ndonëse nuk është e domosdoshme për një tokë të re).
  48. Përmbytjet e shpejta elektromagnetike zhvleftësojnë përdorimin e paleomagnetizmit për të nxjerrë mosha të vjetra për shpëmbinjtë dhe flasin për procese të shpejta, duke ngjeshur së tepërmi kronikun e epokave të gjata.
  49. Trajta e magnetizimit në rripat magnetikë ku magma po ngrihet në humnerat në mes të oqeanëve kundërshton besimin që përmbytjet magnetike duan shumë mijëra vjet, përkundrazi ky fenomen tregon përhapjen e shpejtë të shtratit të detit si dhe përmbytje të shpejta magnetike, në përputhje me një tokë të re (Humphreys, D.R., Has the Earth’s magnetic field ever flipped? Creation Research Quarterly 25(3):130–137, 1988).
  50. Magnetic reversal pattern mid-ocean ridges
    Përgjatë brinjëve mes-oqeanike, trajtët e hollësishme të polarizimit magnetik, me gjithë ishujt e polaritetit të ndryshuar, flasin për ndryshime të shpejta të drejtimit të fushës magnetike të Tokës për shkak të shpejtësisë së ftohjes së lavës. Kjo përputhet me një Tokë të re.
  51. Ritmet e matura të rritjes së stalaktiteve dhe stalagmiteve në shpellat gëlqerore përputhen me një moshë të re prej disa mijëra vjetësh. Shihni edhe artikuj mbi formimin e shpellave gëlqerore.
  52. Rënia e fushës magnetike të Tokës. Rënia eksponenciale shfaqet në matjet dhe përputhet me teorinë e rënies së papenguar qysh nga krijimi, gjë që nënkupton një moshë për Tokën më pak se 20.000 vjeçe.
  53. Rrjedhja e tepërt e nxehtësisë nga Toka përputhet me një moshë të re dhe jo me miliarda vjet, madje edhe duke marrë parasysh nxehtësinë nga kalbja radioaktive. Shihni tek Woodmorappe, J., 1999. Lord Kelvin revisited on the young age of the earth, Journal of Creation (TJ) 13(1):14, 1999.
  54. Datimi radiometrik

  55. Karboni-14 në qymyrgur sugjeron mosha prej mijëra vjeç dhe përgënjeshtrojnë qartë mosha prej miliona vjeç.
  56. Karboni-14 në naftë përsëri sugjeron mosha prej mijëra vjeç dhe jo miliona.
  57. Karboni-14 në dru të fosilizuar gjithashtu nënkupton mosha prej mijëra vjeç dhe jo miliona.
  58. Karboni-14 në diamante sugjeron mosha prej mijëra vjeç dhe jo miliarda.
  59. Datat radiometrike të papërputhshme duke përdorur të njëjtën metodë i kundërvihen besimit tek metodat e datimit të cilat japin mosha shumëmilionavjeçare
  60. Datat radiometrike të papërputhshme duke përdorur metoda të ndryshme i kundërvihen besimit tek metodat e datimit të cilat japin mosha shumëmilionavjeçare (ose miliarda vjeçare për moshën e Tokës).
  61. Dalja e qartë e izokroneve me origjinë joradioaktive të elementeve radioaktive dhe joradioaktive dobësojnë presupozimet e “datimit” me isokron i cili tregon miliarda vjet. Izokronet false ndodhin shpeshherë.
  62. Faqet e ndryshme të të njëjtit kristal zirkoni si dhe zirkone të ndryshme nga i njëjti shkëmb të cilat shfaqin “mosha” të ndryshme zhvlerësojnë të gjitha “datat” e nxjerra nga zirkonet.
  63. Evidenca e një periudhe kohe me kalbje radioaktive të shpejtë në një kohë të kaluar jo shumë të largët (nga përqëndrimet e plumbit dhe heliumit si dhe ritmet e përshkueshmërisë tek zirkonet) tregon një shpjegim sipas Tokës së re.
  64. Sasia e heliumit, një produkt i kalbjes alfa të elementeve radioaktive, ku mbahet në zirkone në granit përputhet me një moshë prej 6000±2000 vjeçe, jo të ashtuquajtur miliarda vjet. Shihni tek Humphreys, D.R., Young helium diffusion age of zircons supports accelerated nuclear decay, in Vardiman, Snelling, and Chaffin (eds.), Radioisotopes and the Age of the Earth: Results of a Young Earth Creationist Research Initiative, Institute for Creation Research and Creation Research Society, 848 fq, 2005.
  65. Plumbi në zirkone nga mostrat cilindrike të shpimit të thellë, krahasuar me ato të cekëta. Këto janë të ngjashme, por gjatë epokave të gjata të supozuara zakonisht, duhet të kishte më pak plumb në më të thellat falë nxehtësisë më të madhe e cila shkakton përshkim më të shpejtë. Nëse moshat janë mijëra vjeçe, atëherë nuk do të pritej të kishte ndonjë diferencë të madhe, dhe kështu është në fakt (Gentry, R., et al., Differential lead retention in zircons: Implications for nuclear waste containment, Science 216(4543):296–298, 1982; DOI: 10.1126/science.216.4543.296).
  66. Breroret pleokroike të cilat formohen në granit nga grimcat e përqëndruara të elementeve me gjysmë periodë të shkurtër si p.sh. poloniumi sugjerojnë një periudhë kalbje të shpejtë radioaktive të izotopeve prind me gjysmë periodë të gjatë, gjatë formimit të shkëmbinjve, si dhe formimin e shpejtë të këtyre shkëmbinjve, dy faktorë këta të cilët flasin kundër ideve të zakonshme të kohës së thellë gjeologjike dhe një moshë shumë të vjetër të Tokës. Shihni tek Radiohalos: Startling evidence of catastrophic geologic processes on a young earth, Creation 28(2):46–50, 2006.
  67. Breroret pleokroike të shtypura (radiobreroret) të cilat u formuan nga kalbja e poloniumit, një element me gjysmë periodë shumë të shkurtër, në dru të qymyrgurifikuar nga disa epoka gjeologjike sugjerojnë formimin e shpejtë të të gjitha shtresave afërsisht në të njëjtën kohë, gjatë të njëjtit proces, në përputhje me modelin biblik për një Tokë “të re” sesa miliona vjetët e pretenduar për këto ngjarje.
  68. Mali i Ndezur i Australisë flet kundër datimit radioaktiv dhe sistemit të besimit tek miliona vjet (sipas datimit radioaktiv të lavës së ndërfutur e cila ndezi qymyrgurin, qymyrguri në malin e ndezur ka rreth 40 miliona vjet që po digjet, mirëpo kjo është më se e pamundur).
  69. Evidenca astronomike për një moshë (më) të re të Tokës dhe të universit

    Fotografi nga NASAPicDescription
    Unazat e Saturnit njihen gjithnjë e më shumë si relativisht jetëshkurtra dhe jo si gati të pandryshuara gjatë miliona vjetësh.
  70. Evidenca e aktivitetit vullkanik në Hënë, kohët e fundit, nuk përputhet me të ashtuquajturën moshë të saj të madhe, sepse ajo duhet të jetë ftohur prej kohësh po të ishte vërtet miliarda vjeçe. Shihni tek: Transient lunar phenomena: a permanent problem for evolutionary models of Moon formation and Walker, T., and Catchpoole, D., Lunar volcanoes rock long-age timeframe, Creation 31(3):18, 2009.
  71. Largimi i Hënës nga Toka. Fërkimi baticor largon Hënën nga Toka me shpejtësi prej 4 cm në vit. Kjo shpejtësi do të ishte më e madhe në të kaluarën kur Hëna dhe Toka do të ishin më afër njëra-tjetrës. Ato do të ishin të afërta në mënyrë katastrofike (në limitin Roche) para një miliard vjetësh, pra më pak se një e katërta e moshës së tyre të supozuar.
  72. Ngadalësimi i Tokës. Shpejtësia e humbjes baticore të inercisë këndore të Tokës: kjo zgjat ditën, aktualisht me 0.002 sekonda në ditë çdo shekull (duke nënkuptuar kështu një ditë pamundësisht të shkurtër para miliarda vjetësh si dhe një ditë shumë të nagdaltë pak pas bashkimit të materialit që formoi Tokën dhe para përplasjes gjigante e cila hamendësohet se ka formuar Hënën). See: How long has the moon been receding?
  73. Krateret “fantazmë” në maria të Hënës (njëjës, mare: “dete” të errëta të formuara nga rrjedhat masive të lavës) përbëjnë një problem për epokat e gjata. Evolucionistët besojnë që rrjedhat e lavës u shkaktuan nga përplasje shumë të mëdha, dhe që kjo lavë varrosi pjesërisht disa kratere të tjera dhe më të vogla të formuara nga përplasjet, duke lënë “fantazma”. Por kjo do të thotë që përplasjet më të vogla nuk mund të kenë ndodhur shumë kohë pas asaj të madhe, se përndryshe lava do të ngurtësohej para përplasjes. Kjo sugjeron një periudhë kohe shumë të ngushtë për krijimin e kratereve në Hënë, dhe kështu me radhë edhe për trupat e tjerë qiellorë me kratere në sistemin tonë diellor. Ato sugjerojnë që krateret u formuan mjaft shpejt. Shihni tek Fryman, H., Ghost craters in the sky, Creation Matters 4(1):6, 1999; A biblically based cratering theory (Faulkner); Lunar volcanoes rock long-age timeframe.
  74. Prania e një fushe të konsiderueshme magnetike rreth Merkurit nuk përputhet me moshën e tij të supozuar prej miliarda vjetësh. Një planet kaq i vogël duhet të ftohej mjaft sa të ngurtësohej ndonjë thelb i lëngët që kishte, duke parandaluar mekanizmin “dinamo” të evolucionistëve. Shihni edhe tek Humphreys, D.R., Mercury’s magnetic field is young! Journal of Creation 22(3):8–9, 2008.
  75. Planetët e jashtëm Urani dhe Neptuni kanë fusha magnetike, megjithëse duhet të ishin “të vdekur” prej kohësh nëse janë aq të vjetër sa pretendohet sipas besimeve evolucionare tek epokat e gjata. Duke u nisur nga një moshë disavjeçare për sistemin diellor, fizikani Russell Humphreys parashikoi me sukses forcat e fushave magnetike të Uranit dhe Neptunit.
  76. Hënat më të mëdha të Jupiterit, Ganimeda, Ioja, dhe Europa, kanë fusha magnetike, të cilat nuk duhet të kishin po të ishin miliarda vjeçe, sepse ato kanë thelbe të ngurta kështu që asnjë dinamo nuk mund të përftonte fushat magnetike. Kjo përputhet me parashikimet e krijimbesuesit Humphreys. Shihni edhe tek Spencer, W., Ganymede: the surprisingly magnetic moon, Journal of Creation 23(1):8–9, 2009.
  77. Fakti që Jupiteri ka disa hëna (Ioja) me vullkanë aktivë përputhet me moshën e saj të re (misioni Galileo regjistroi 80 vullkanë aktivë). Po qe se Ioja të kishte shpërthyer vazhdimisht gjatë 4.5 miliarda vjetësh qoftë edhe me vetëm 10% të shpeshtësisë së sotme, ajo do të kishte shpërthyer tërë masën e vet 40 herë. Ioja duket si një hënë e re dhe nuk përputhet me moshën e supozuar shumëmiliardavjeçare të sistemit diellor. Tërheqja gravitacionale nga Jupiteri dhe hënat e tjera shpjegon vetëm një pjesë të nxehtësisë së tepërt që përftohet.
  78. Sipërfaqja e hënës Europa të Jupiterit. Studimet e kratereve të pakta treguan që deri 95% e kratereve të vogla, si dhe shumë të madhësisë së mesme, formohen nga materiali i hedhur nga goditjet më të mëdha. Kjo do të thotë që në sistemin diellor ka patur shumë më pak goditje nga ç’besohej, kështu që mosha e objekteve të tjera të sistemit diellor, e llogaritur nga numri i kratereve, duhet të ulet në mënyrë drastike (shihni tek Psarris, Spike, What you aren’t being told about astronomy, volume 1: Our created solar system DVD, e cila shitet nga CMI).
  79. Metani në Titan (hëna më e madhe e Saturnit) – metani duhet të jetë zhdukur komplet falë shpërbërjes nga rrezatimi ultravjollcë. Produktet e fotolizës duhet të kenë krijuar edhe një det të madh etani. Siç tha kumtesa origjinale në revistën Astrobiology, “Në qoftë se kimia e Titanit ka vazhduar në gjendje të qëndrueshme gjatë moshës së sistemit diellor, atëherë do të parashikonim që mbi sipërfaqe të depozitohej një shtresë etani 300 deri 600 metra e trashë.” Nuk shihet asnjë det i këtillë, gjë që përputhet me faktin që mosha e Titanit është vetëm një përqindje e vogël e moshës së pretenduar të sistemit diellor.
  80. Shpejtësia e ndryshimit/zhdukjes së unazave të Saturnit nuk përputhet me moshën e tyre të supozuar shumë të madhe; ato dëshmojnë për rininë.
  81. Enkeladi, një hënë e Saturnit, duket i ri. Astronomët të cilët punonin me mentalitetin e “miliarda vjetëve” kujtonin se kjo hënë do të ishte e ftohtë dhe e vdekur, por është hënë shumë aktive, duke qitur shkulme masive avulli ujor dhe grimcash të akullta drejt hapësirës me shpejtësi supersonike, në përputhje me një moshë shumë më të re. Llogaritjet tregojnë që brendësia do të ngrihej e tëra pas 30 miliona vjetësh (më pak se 1% e moshës së saj të supozuar); fërkimi baticor nga Saturni nuk shpjegon aktivitetin e saj prej rinie (Psarris, Spike, What you aren’t being told about astronomy, volume 1: Our created solar system DVD; Walker, T., 2009. Enceladus: Saturn’s sprightly moon looks young, Creation 31(3):54–55).
  82. Miranda, një hënë e vogël e Uranit, duhet të ketë vdekur prej kohësh, nëse është miliarda vjeçe, por tiparet e saj ekstreme në sipërfaqe sugjerojnë ndryshe. Shihni tek Revelations in the solar system.
  83. Neptuni duhet të jetë “ftohur” prej kohësh, pa lëvizje të forta erërash po të ishte miliarda vjeç, e megjithatë anija kozmike Voyager II në vitin 1989 e gjeti ndryshe – ai ka erërat më të forta shpejta të gjithë sistemit diellor. Ky vëzhgim është në përputhje me një moshë të re, dhe jo me miliarda vjet. Shihni tek Neptune: monument to creation.
  84. Unazat e Neptunit kanë rajone të trasha dhe të holla. Kjo shumëtrajtësi do të thotë që nuk mund të jenë miliarda vjeçe, sepse përplasjet e objekteve të unazave do ta bënin më në fund unazën shumë të njëtrajtshme. Revelations in the solar system.
  85. Mosha e re e sipërfaqes së Tritonit, hënës së Neptunit – më pak se 10 miliona vjeçe, madje edhe me presupozimet evolucionare për dendurinë e goditjeve (shihni tek Schenk, P.M., and Zahnle, K. On the negligible surface age of Triton, Icarus 192(1):135–149, 2007 | doi:10.1016/j.icarus.2007.07.004.
  86. Si Urani ashtu edhe Neptuni kanë fusha magnetike mjaft të larguara nga boshtet e tyre, e cila përbën një situatë të paqëndrueshme. Kur kjo u zbulua në rastin e Uranit, astronomët evolucionarë hamendësuan që Urani thjesht po kalonte në atë kohë një zmbrapsje të fushës magnetike. Sidoqoftë, kur diçka e ngjashme u zbulua tek Neptuni, ky shpjegim i atypëratyshëm u hodh poshtë. Këto vëzhgime përputhen me mosha prej mijëra vjetësh dhe jo miliona.
  87. Orbita e Plutonit është kaotike në kuadrin 20-miliona-vjetësh dhe prek të gjithë sistemin diellor, i cili gjithashtu do të bëhej i paqëndrueshëm brenda këtij kuadri, gjë që sugjeron që ai është shumë më i ri. (Shihni: Rothman, T., God takes a nap, Scientific American 259(4):20, 1988).
  88. Ekzistenca e kometave me periudha të shkurtra (periudhë orbitale më pak se 200 vjet), p.sh. Halley, të cilat e kanë jetëgjatësinë më pak se 20,000 vjet, është në përputhje me moshën e sistemit diellor më pak se 10,000 vjeçe. Që të shpanget kj evidencë, janë dashur të shpjegoheshin hipoteza të atypëratyshme (shihni tek Kuiper Belt). Shihni tek Comets and the age of the solar system.
  89. “Spektrat afër infrakuqes së Objektit Quaoar të Rripit Kuiper dhe të Objektit të dyshuar Charon të Rripit Kuiper, tregojnë që të dyja përmbajnë akull uji të kristaltë si dhe hidrat amoniaku. Ky material ujor nuk mund të jetë shumë më i vjetër sesa 10 miliona vjet, gjë që përputhet me një sistem të ri diellor, dhe jo me një sistem 5 miliarda vjeç.” Shihni tek: The ‘waters above’.
  90. Jetëgjatësia e kometave me periudhë të gjatë (me periudhë orbitale më shumë se 200 vjet) të cilat janë kometa “diellkullotëse” ose të tjera si p.sh. Hyakutake ose Hale-Bopp, do të thotë që ato nuk mund të kenë zënë fill njëkohësisht me sistemin diellor 4.5 miliarda vjet më përpara. Nga ana tjetër, ekzistenca e tyre përputhet me një moshë të re të sistemit diellor. Edhe një herë Reja Oort u shpik aty për aty në përpjekje për të shpjeguar praninë e sotme të këtyre kometave pas miliarda vjetësh. Shihni tek Comets and the age of the solar system.
  91. Jetëgjatësia maksimale e pritur e asteroideve afër Tokës është afërsisht një milion vjet, sepse pastaj përplasen me diellin. Edhe efekti Yarkovsky shtyn asteroidet e rripit kryesor në orbita afër Tokës më shpejt se ç’besohej më parë. Kjo vë në pikëpyetje idenë që asteroidet kanë zënë fill bashkë me sistemin diellor (koncepti i zakonshëm), ose sistemi diellor është shumë më i ri sesa 4.5 miliarda vjetët e pretenduar. Henry, J., The asteroid belt: indications of its youth, Creation Matters 11(2):2, 2006
  92. Jetëgjatësia e asteroideve dyjore – ku një “hënë” e vogël asteroid vërtitet rreth një asteroidi më të madh – në rripin kryesor (ato përfaqësojnë rreth 15–17% të totales): efektet baticore kufizojnë jetën e sistemeve të këtilla dyjore në rreth 100,000 vjet. Vështirësitë në konceptimin e ndonjëlloj historiku për formimin e dyjoreve në sasi kaq të mëdha që të ruhet popullsia, çoi disa astronomë të dyshonin për ekzistencën e tyre, por sonduesit kozmikë e kanë vërtetuar (Henry, J., The asteroid belt: indications of its youth, Creation Matters 11(2):2, 2006).
  93. Vëzhgimi i shpejtësisë së ndryshimeve tek yjet bie ndesh me moshat e stërgjata të cilat i atribuohen evolucionit yjor. Për shembull, Objekti i Sakurait në yllësinë Shigjetari: në 1994 ky yll ka shumë të ngjarë të ketë qenë një xhuxh i bardhë në qendër të një reje planetare; deri 1997 ai ishte rritur në një gjigant të verdhë të ndritshëm, rreth 80 herë më të gjerë sesa dielli (Astronomy & Astrophysics 321:L17, 1997). Në 1998, ai ishte zgjeruar edhe më shumë, në një gjigant të kuq 150 herë më të gjerë sesa dielli. Por atëherë ai u zvogëlua po aq shpejt; deri 2002 ylli vetë ishte bërë i padukshëm madje edhe për teleskopet më të fuqishme optike, edhe pse mund të perceptohet në infrakuq, që shkëlqen përmes pluhurit (Muir, H., 2003, Back from the dead, Neë Scientist 177(2384):28–31).
  94. Paradoksi i diellit të ri të zbehtë. Sipas teorisë së evolucionit yjor, ndërsa thelbi i diellit shndërrohet nga hidrogjeni në helium nëpërmjet bashkimit bërthamor, rritet pesha mesatare molekulare, gjë që do të shtypte thelbin e diellit duke rritur shpejtësinë e bashkimit bërthamor. Si pasojë, gjatë disa miliarda vjetësh, dielli duhet të ishte bërë 40% më i ndritshëm që kur u formua dhe 25% më shumë që nga shfaqja e jetës mbi Tokë. Për këtë të fundit, kjo nënkupton një rritje 16–18°C të temperaturës së Tokës. Temperatura e sotme mesatare është 15°C, kështu që Toka do të ketë patur një temperaturë prej afërsisht -2°C kur u shfaq jeta. Shihni tek: Faulkner, D., The young faint Sun paradox and the age of the solar system, Journal of Creation (TJ) 15(2):3–4, 2001. Në vitin 2010, dielli i ri i zbehtë mbetet problem: Kasting, J.F., Early Earth: Faint young Sun redux, Nature 464:687–689, 1 April 2010; doi:10.1038/464687a; www.nature.com/nature/journal/v464/n7289/full/464687a.html.
  95. Kometëzat. Duke u mbështetur në studimet e tij, astronomi Louis Frank thotë që Tokës po i shtohen çdo vit 100 miliona tonë ujë si kometëza (mbetje të vogla kometash). Kjo ka nënkuptime të forta për moshën e supozuar të oqeanëve, nëse vërtetohet. Shihni tek: Bergman, J., Advances in integrating cosmology: The case of cometesimals, Journal of Creation (CENTJ) 10(2):202–210, 1996.
  96. Planetët gjigantë të gazët Jupiteri dhe Saturni rrezatojnë më shumë energji nga ç’marrin nga dielli, gjë që sugjeron një origjinë të vonshme. Jupiteri rrezaton gati dy herë sasinë e energjisë që merr nga dielli, duke treguar që mund të jetë më pak se 1% aq i vjetër sa mosha e supozuar 4.5-miliardëshe e sistemit diellor. Saturni rrezaton gati dy herë sasinë e energjisë për njësi mase më shumë sesa rrezaton Jupiteri. Shihni tek The age of the Jovian planets.
  97. Yjet e shpejta janë në përputhje me një moshë të re për universin. Për shembull, shumë yje në galaktikat xhuxhe në Grupin Lokal po largohen nga njëri-tjetri me shpejtësi të vlerësuara si 10 deri 12 km/s. Me këto shpejtësi, këto yje duhet të ishin shpërndarë brenda 100 miliona vjetësh, e cila është një kohë e shkurtër krahasuar me të supozuarën moshën 14-miliardavjeçare të universit. See Fast stars challenge big bang origin for dwarf galaxies.
  98. Plakja e galaktikave të spiralta (shumë më pak se 200 miliona vjet) nuk përputhet me moshën e tyre të supozuar prej shumë miliarda vjetësh. Zbulimi i galaktikave të spiralta shumë të reja nënvizon problemin e kësaj evidence për moshat e supozuara evolucionare.
  99. Numri i mbetjeve supernovash (SNR) të cilat mund të vëzhgohen në galaktikën tonë është në përputhje me një moshë disa mijëra vjeçare, jo miliona ose miliarda. Shihni tek Davies, K., Proc. 3rd ICC, fq. 175–184, 1994.
  100. Shpejtësia e zgjerimit dhe madhësia e supernovave tregon që të gjitha ato që janë studiuar janë të reja (më pak se 10,000 vjeçe). Shihni tek mbetjeve supernovash.
  101. Historia njerëzore përputhet me moshën e re të Tokës

  102. Rritja e popullsisë njerëzore. Një rritje më pak se 0.5% në vit duke u nisur nga gjashtë njerëz 4,500 vjet më përpara do të rezultonte në popullsinë e sotme. Ku janë të gjithë njerëzit? nëse kemi qenë për një kohë shumë më të gjatë?
  103. Skeletet dhe artikujt njerëzorë të “epokës së gurit”. Nuk ka mjaft për 100,000 vjet të një popullsie njerëzore prej vetëm një milioni, e jo më shumë (10 milionë?). Shihni tek See Ku janë të gjithë njerëzit?
  104. Zgjatja e historisë së regjistruar. Origjina e qytetërimeve të ndryshme, të të shkruarit, etj., të gjitha afërsisht në të njëjtën kohë disa mijëra vjet më përpara. Shihni tek Evidenca për një botë të re.
  105. Gjuhët. Ngjashmëritë e gjuhëve të cilat pretendohet se janë ndarë para shumë dhjetra mijëra vjet, flasin kundër moshat e supozuara (p.sh. krahasoni disa gjuhë aborigjinale në Australi me gjuhëra në Indinë juglindore dhe Sri Lanka). Shihni tek The Tower of Babel account affirmed by linguistics.
  106. “Mite” kulturore të përhapura flasin për ndarjen e vonshme të popujve nëpër botë. Një shembull i kësaj është ndodhja e shpeshtë e tregimeve për një përmbytje që shkatërroi Tokën.
  107. Origjina e bujqësisë. Datimi jobiblik e përcakton rreth 10,000 vjet më përpara, mirëpo vetë ky kronik thotë që njeriu modern gjoja ka ekzistuar për të paktën 200,000 vjet. Padyshim dikush do të kishte zbuluar shumë më herët se si të mbillte farërat e bimëve për të rritur ushqime. Shihni tek: Evidence for a young world.

Artikuj të lidhur

Për lexime të mëtejshme

Helpful Resources

The Great Turning Point
by Dr Terry Mortenson
US $25.00
Soft cover
Genetic Entropy
by Dr John Sanford
US $25.00
Soft cover
Thousands ... Not Billions
by Dr Don DeYoung
US $14.00
Soft cover